Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Finalja e Conference League më 25 maj në Tiranë është një operacion masiv sa i përket tifozëve, ashtu edhe sigurisë. Në një intervistë për RTSH, shefi i Sigurisë në FSHF, Armando Mandro, i cili është edhe një nga oficerët e sigurisë për finalen, tregon të gjithë itinerarin e tifozëve, me rrugët kryesore që do të ndjekin për të kaluar dhe masat e sigurisë me të cilat ato do të përballen përpara se ata të hyjnë në stadium.
Plani për sigurinë e tifozëve, nga aeroporti në stadium ? Është përgatitur një plan i detajuar, së bashku me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera dhe Sektorin e Sigurisë së UEFA-s duke bashkëpunuar edhe me klubet, për ardhjen e tifozëve dhe sigurinë e tyre nga aeroporti në stadium. Tifozët e Romës do të grumbullohen në Parkun e Madh, ndërsa tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren ?Murat Toptani?. Autobusët do të ndalojnë në ?Rrugën e Kosovarëve? për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri. Aty do të jetë pika e grumbullimit për tifozët e Romës. Për arsye sigurie, tifozët do të levizin tre orë përpara fillimit të ndeshjes, nga pika e kalimit, duke kaluar në këmbë, nëpërmjet parkut të liqenit, te Rruga ?Lek Dukagjini? dhe duke ardhur drejt sheshit ?Nënë Tereza? ku do t?i afrohen pjesës jugore të stadiumit, ku është hyrja për ta. Rruga ?Lek Dukagjini? do të ndahet në dy pjesë, me skela, ku një pjesë do të jetë për automjetet që do të futen në stadium dhe pjesa tjetër për tifozët e Romës, të cilët duke u afruar në këmbë, do të kalojnë kontrollet policore dhe kontrollet e steward-ëve për t?u futur në stadium. Kontrolli do të nisë nga Universiteti Politeknik, ku do të jetë Policia e Shtetit dhe më pas, duke u afruar te perimetri i sigurisë së stadiumit, është kontrolli tjetër i steward-ëve.
Procedurat që do të ndjekin tifozët për t?u futur në stadium ? Procedura e parë është të tregojnë biletën elektronike dhe me një aparaturë të veçantë, steward-ët do ta çekojnë atë dhe do ta aktivizojnë. Në atë moment, do të aktivizohet edhe numërimi mbrapsht i tyre dhe ata do të mbarojnë kontrollin trupor të tyre dhe do të afrohen te dyert. Koha është e mjaftueshme për t?u ngjitur në katin e dytë dhe tifozët duhet të drejtohen direkt për te Turnstile, ku aktivizohet hapja dhe mund të hyjnë direkt. Në rast se do të kenë vështirësi, do të ketë personel nga UEFA, por edhe vullnetarë, që do t?i ndihmojnë për çdo problem, si edhe për të gjetur vendet e tyre në stadium. E veçanta është se për herë të parë në këtë stadium aktivizohet bileta elektronike. Kjo biletë është aplikuar me sukses gjatë EURO 2020 dhe për këtë arsye, ekspertët e sigurisë së UEFA-s vendosën ta aplikojnë edhe për këtë ndeshje. Me sistemin e ri të biletave elektronike që çdokush do e ketë në telefonin e tij smart, shansi për t?u futur pa biletë është minimizuar ndjeshëm, pasi në momentin që afrohesh te turnstile bileta aktivizohet vetëm me aparaturë të posaçme dhe në rast se bileta mund të jetë screenshot, pajisja nuk e njeh.
Çfarë duhet të ketë dhe çfarë nuk duhet të ketë tifozi me vete ditën e ndeshjes ? Një tifoz ditën e ndeshjes duhet të ketë me vete telefonin cellular ku do të ketë biletën e ndeshjes dhe sendet e vogla personale. Tifozi nuk duhet të ketë çanta të mëdha, nuk duhet të ketë pije, shishe me tapë, objekte të paligjshme që nuk lejohen. Të gjitha gjërat që nuk lejohen janë përgatitur me një broshurë të posaçme nga UEFA në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht dhe u janë shpërndarë tifozerive. Sa u përket flamujve, banderolave dhe sloganeve, grupet e tifozëve duhet të paraqesin kërkesën e tyre te sektori i Sigurisë dhe te policia, që do të miratojnë hyrjen ose jo të tyre.
Masat për sigurinë dhe numri i të përfshirëve në këtë operacion ? Ky është një event madhështor, ku operacioni është i madh dhe ka një numër më të madh sigurie se sa jemi mësuar për ndeshjet e tjera. Në plan të parë kemi sigurinë e të gjithë tifozëve, jo vetëm sigurinë e ekipeve, prandaj kemi angazhuar një numër të madh personeli mjekësor, me rreth 50 persona, doktorë dhe infermierë. Do të ketë personel edhe nga kryqi i kuq, nga zjarrëfikësja, nga steward-ët, nga siguria private dhe nga policia e shtetit. Forcat e steward-ëve janë afërsisht 600 dhe policia e shtetit do të ketë një numët të konsiderueshëm, jo vetëm në stadium, por edhe në pikat e grumbullimit të tifozëve, për të siguruar rrugëkalimin e tyre.
Partizani mund të humbasë shënuesin më të mirë në përfundim ...
Kategoria e Parë ka përfunduar dhe tashmë për një pjesë të e...
Vendimi i Lewandowskit është i prerë: ai dëshiron të largohe...
Mauricio Sarri duket se do të vazhdojë të jetë në krye të sk...
Shqipëria do të luajë në muajin qershor në kuadër të Ligës s...
Ndonëse është golashënuesi më i mirë i Valencias, me 11 gola...
Abissnet Superiore luan ditën e sotme të gjithë ndeshjet e j...
Milani ka ende dy ndeshje për të luajtur, me kuqezinjtë që j...
Nuk është sekret që Bajerni i Mynihut dëshiron të forcojë me...
Premier Liga ka shpallur sot pretendentët për të fituar çmim...
Majkëll Ngo është i larguar. Sulmuesi me shumë mundësi do të...
Zguro nuk është lojtari i vetëm që do të largohet nga Skënde...
Vangjel Zguro ka folur me fjalë “lamtumire” për shokët e tij...
Sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane, i është përgjigjur negati...
Ndërsa kontrata e Memfis Depai përfundon në vitin 2023, Barc...
Erling Haland pritet të firmosë me Mançester Sitin, pasi ang...
Titull në derbi, një resto për Partizanin që e përmbushi një...
Vazhdon debati në distancë midis Zdenek Zeman dhe Zhose Muri...
Situata e krijuar me biletat dhe ngatërresa me orën e shitje...
Armando Broja vazhdon të jetë një temë mjaft aktuale në futb...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...