web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura deri në 24 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

11 Maj 2022, 06:08, Sociale CNA

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Por orët e mesditës dhe pasdites zhvillojnë vranësirat në territor, duke krijuar mundësi për shira të pakët në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Sipas Meteoalb, pjesa më e madhe e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndiomore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga