Video-Skandal/ Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovizion "flak" tutje flamurin
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovizion, Andrea K...
Mjekët pediatër në Maqedoninë e Veriut kanë ngritur shqetësime për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit të fëmijëve me vaksinat e rregullta, gjegjësisht vaksinat MMR kundër fruthit, rubeolës dhe shytave, shtyrje kjo e cila vjen si rrjedhojë e pandemisë, përkatësisht masave për frenimin e koronavirusit.
?Situata që solli pandemia COVID-19 e bëri të veten. Shkollat nuk punonin, as kopshtet e fëmijëve dhe nuk kishte mundësi si të thirreshin fëmijët për t?i vaksinuar. Njëherësh prindërit kishin frikë nga infeksioni dhe në të njëjtën kohë kishim dhe masat për frenimin e virusit që të mos dilej nga shtëpia. E gjithë kjo ndikoi në uljen e përfshirjes së vaksinimit te fëmijëve?, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Ismaili, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Amë.
Për sigurimin e imunitetit kolektiv nevojitet që të vaksinohen më shumë se 95 për qind e fëmijëve me vaksinat MMR kundër fruthit, rubeolës dhe shytave.
Por, në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2020 vetëm 63 për qind e fëmijëve e kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, si dhe 68 për qind e tyre janë vaksinuar me dozën e dytë.
Vitin e kaluar, në 2021-shin, shkalla e vaksinimit të fëmijëve me dozën e parë për fruthin dhe rubeolën ka arritur në 70 për qind. Ndërkaq, me dozën e dytë janë vaksinuar 80.4 për qind e fëmijëve, që është larg përqindjes së nevojshme për arritjen e imunitetit kolektiv.
Nivel më i ulët i vaksinimit të fëmijëve me vaksinat e rregullta është shënuar në Kumanovë me rrethinë, gjithsej nën 50 për qind, përderisa mbulimi më i lartë gjatë vitit 2021 me dozën e parë të MMR-së është shënuar në Prilep me 98 për qind dhe Koçan me 95.5 për qind.
Mjekët bëjnë thirrje që të përshpejtohet kjo dinamikë, në të kundërtën ekziston rrezik real nga një pandemi e re.
Mjekja pediatre, Sonja Ralleva, e cila është pjesë e ekipit për vaksinimin e fëmijëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të rritet përfshirja e fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit dhe rubeolës, në të kundërtën, shton ajo, Maqedonia e Veriut rrezikon të përballet me një pandemi të re të sëmundjeve infektive si rrjedhojë e mospërfilljes së kalendarit të detyrueshëm të imunizimit të fëmijëve.
?Kërcënimi, në bazë të numrave është më se real pasi kemi të bëjmë me rënien e shkallës së imunitetit kolektiv me vaksinat MMR kundër fruthit, rubeolës dhe shytave. Është logjike që të pritet pandemi e re nëse nuk e korrigjojmë këtë gjë dhe nuk e ngritim nivelin e imunizimit?, thotë Ralleva.
Për nivelin e ulët të vaksinimit të rregullt të fëmijëve krahas kufizimit të lëvizjes, ka ndikuar dhe mungesa e fushatës për realizimin e së njëjtës, ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
?Tendenca jonë është ta arrijmë mbulimin e rekomanduar prej 95 për qind dhe në bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe qendrat shëndetësore të fillojmë me aktivitete për intensifikimin e punës në terren për thirrjen për vaksinim të fëmijëve, që e kanë lëshuar marrjen e vaksinës. Fushata parashikon, gjithashtu dërgimin e një mesazhi të unifikuar SMS për prindërit që e kanë lëshuar vaksinimin e fëmijëve të tyre, si dhe forcimin e rrjetit rajonal të koordinatorëve nga qendrat e imunizimit për t?i forcuar aktivitetet në terren dhe monitorimin dhe zbulimin aktiv të fëmijëve që nuk e kanë marrë vaksinën në kohë të duhur?, ka deklaruar për mediat ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, me rastin e Javës Botërore të Imunizimit.
Ai njëherësh ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet për sa i përket cilësisë së vaksinave duke theksuar se Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi ofron vaksina nga prodhues të njohur botërorë. Këto vaksina detyrimisht i plotësojnë kriteret e rrepta të cilësisë, përkatësisht janë të regjistruara nga MALMED dhe pajisen me certifikatë cilësie të lëshuar nga prodhuesi dhe me certifikatë nga një laborator referues për kontrollin e cilësisë së tyre.
Në këtë drejtim, nga Oda e Mjekëve thonë se duhen mbështetur mjekët ta bëjnë fushatën pasi qytetarët më së shumti kanë besim tek ata.
?Duhet të mbështeten mjekët amë që punojnë me fëmijët, të iniciohen fushata në media dhe Ministria e Shëndetësisë të kyçet gjithashtu që një herë t?u sqarohet prindërve se vaksinat janë të sigurta dhe pastaj nevojitet dhe një riorganizim i ri në punktet e shtëpive të shëndetit për një angazhim më dinamik i vaksinimit të fëmijëve që të arrihet hapi i humbur?, thotë Bekim Ismaili nga Shoqata e Mjekëve Amë.
Mjekët pediatër në Maqedoninë e Veriut u kanë bërë thirrje prindërve që t?i vaksinojnë fëmijët e tyre si proces shumë i rëndësishëm pasi komplikimet nga fruthi mund të nxisin inflamacion të veshit të mesëm dhe pneumonisë dhe në rastin më të keq virusi i fruthit mund të nxisë dhe meningjitin, i cili mund të çojë në dëmtime të rënda të trurit dhe paaftësi mendore, apo edhe humbjen e jetës.
Ministria e Shëndetësisë nuk planifikon aplikimin e gjobave për prindërit, të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre. Ndryshe para pandemisë me COVID-19, në kopshtet për fëmijë pranoheshin vetëm ata fëmijë që kishin certifikatë për marrjen e rregullt të të gjitha vaksinave ku bën pjesë edhe ajo kundër fruthit./ REL
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovizion, Andrea K...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Sot rubrika “Në trotuar” ka nisur me debate dhe ofendime mes...
Luana Vjollca është një nga moderatoret më të ndjekura dhe t...
Gjëndra e tiroides peshon vetëm 20 gramë, por ajo luan një r...
Adrola Dushi është vlerësuar si një nga modelet më të bukura...
Teksa po bëhen përgatitjet për sezonin e dytë të “Big Brothe...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Sabian Medini, ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas”...
Shëndeti është elementi i parë dhe më i rëndësishëm i lumtur...
Gjithçka mori kuptim kur shikova kalendarin… 5 maj, 2022.E v...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Një ekip ekspertësh nga Kolegji Mbretëror i Londrës arriti t...
Lançohet nga Fieri, për t’u shtrirë në gjithë Shqipërinë, Pr...
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, së fundmi ka tre...
Në datën 10 maj, këngëtarja Ronela Hajati do të jetë e para ...
Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj janë një nga ç...
Trejsi Sejdini është një nga modelet më të ndjekura dhe të k...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se nu...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...