Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kishte ftuar përfaqësues të trupit diplomatik në ambjentet e Ministrisë së Jashtme, kur e prezantoi fillimin e punës për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë (18.03.2022). Gjermania e harton për herë të parë një strategji të tillë kombëtare sigurie.
Kjo ka tërhequr vëmendjen në Evropë pas kthesës historike gjermane në investimet ushtarake. 100 miliardë euro shtesë për mbrojtjen në vitin 2022 dhe prej 2023 mbi 75 miliardë euro në vit, e bëjnë Gjermaninë fuqinë më të madhe ushtarake të Evropës.
Ky shndërrim historik i politikës së jashtme dhe të sigurisë të Gjermanisë, i shpallur nga kancelari Olaf Scholz do të argumentohet tani edhe me një doktrinë të sigurisë së Gjermanisë. Qeveria gjermane do të shpjegojë me këtë Strategji pozicionin e Gjermanisë në botë dhe synimet e Gjermanisë.
Hartimin e një Strategjie Kombëtare të Sigurisë, qeveria gjermane e kishte vendosur që në marrëveshjen e koalicionit qeveritar. “Ne do të paraqesim një strategji gjithëpërfshirëse të sigurisë kombëtare në vitin e parë të qeverisë së re federale”, shkruhet në marrëveshje.
Njëkohësisht, lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfaqëson një “kthesë gjeopolitike”, siç u shpreh ministrja e Jashtme Baerbock. Me luftën në Ukrainë u thye rendi i paqes në Evropë. Kjo zgjon “dëshirë të zjarrtë për siguri”, të cilën “ndoshta brezi im nuk e ka ndierë kurrë vërtet”, tha Annalena Baerbock.
Punën për hartimin e Strategjisë po e drejton Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Por kontribute për Strategjinë do të japin ministria e Mbrojtjes, ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Propozime priten dhe nga institucione kërkimore dhe iniciativa civile. Kjo përfshirje e gjerë e institucioneve qendrore gjermane tregon se Gjermania është e vendosur, për të hartuar një strategji sigurie shumë përfaqësuese.
Edhe në vitin 2016 u hartua një Libër i Bardhë për Politikën e Sigurisë dhe të ardhmen e Bundeswehrit. Por dokumenti u la në harresë, e humbi fuqinë edhe për faktin që në hartimin e tij, ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë nuk përfshiu institucione të tjera, si p.sh. ministrinë e Financave.
Strategjia Kombëtare e Sigurisë ? proces ndërgjegjësimi e edukimi
Investimet e jashtëzakonshme për ushtrinë të Gjermanisë qenë të nevojshme prej kohësh. Por këto vendime, në situatën e sulmit rus kundër Ukrainës thjesht u shpallën në Bundestag. Prandaj Strategjia Kombëtare e Sigurisë ka rëndësi jo vetëm për botën, por veçanërisht për opinionin publik gjerman. Periudha disa mujore e hartimit të Strategjisë do të mbledhë jo vetëm impulse shtesë nga aktorë institucionalë dhe të shoqërisë gjermane. Argumentat do t’i shërbejnë edhe ambjentimit të opinionit publik gjerman me komponentin ushtarak.
Për arsye historike, në Gjermaninë e pas Luftës II Botërore është ushqyer deri sot një aversion ndaj ushtrisë dhe përdorimit të dhunës ushtarake, si mjet për të mbrojtur interesat vetjake. Si rezultat, mendimi publik në Gjermani sot është kryesisht pacifist. Një pjesë e konsiderueshme e opinionit ka pasur prej dekadash një qëndrim miqësor ndaj Rusisë.
Personalitete gjermane shprehen kundër armatosjes së Gjermanisë
Vendimet që shpalli kancelari Scholz për investimet masive ushtarake janë të pakthyeshme. Ato mbështeten nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Bundestag dhe do të fiksohen në kushtetutën e Gjermanisë.
Por zërat që ankohen se kthesa historike nuk u parapri nga një debat publik në Gjermani kanë nisur. Të martën (22.03.) personalite të shquara, shkencëtarë dhe politikanë kundërshtuan me një apel publik “armatosjen më të madhe të Gjermanisë që prej Luftës së Dytë Botërore”. Në apel ata nuk lënë paqartësi: përgjegjës për luftën në Ukrainë bëjnë Putinin. Por shkruajnë se “armatosja e planifikuar për dekada, nuk u jep fund vdekjeve në Ukrainë, nuk e bën botën më paqësore dhe të sigurtë”.
Zëra të tillë do të shtohen, kur shoku i parë i luftës në Ukrainë të spostohet në ndërgjegjen e njerëzve. Argumentimi nga përfaqësuesit politikë i kthesës më të madhe historike politike në dekadat e fundit fiton në këtë kuadër rëndësi të veçantë.
Baerbock: “Prani të NATO-s në vendet e Evropës Juglindore”
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock skicoi disa drejtime për punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.
Gjermania angazhohet forcimin e krahut lindor të NATO-s. Që tani është vendosur që Gjermania do të japë një kontribut thelbësor në Sllovaki. Por jo vetëm kaq. Ministrja e Jashtme gjermane u shpreh për një prani të NATO-s në Evropën Juglindore. “I gjithë territori lindor i Aleancës është nën kërcënim të ri, ndaj ne duhet të vendosim prani të NATO-s në vendet e Evropës Juglindore,” tha Annalena Baerbock.
Strategjia do të përforcojë nevojën që Gjermania të marrë pjesë në frikësimin bërthamor të NATO-s. Prandaj Baerbocku e ritheksoi vendimin për blerjen nga Gjermania të avionëve amerikanë F-35, që transportojnë armë bërthamore nga Gjermania. Synimi është forcimi i “kapacitetit mbrojtës”, si nga sulmet ushtarake ashtu edhe nga ato kibernetike.
Ministrja e Jashtme gjermane u shpreh për nevojën e përqafimit të një koncepti të gjerë të sigurisë. Annalena Baerbocku kujtoi se sigurinë e ndikojnë edhe faktorë joushtarakë si diplomacia, puna kulturore, arsimi, sporti, mediacioni në kriza, edhe nëse rezultatet nuk shihen ?të nesërmen”. Veç diplomacisë dhe bashkëpunimit ekonomik, Baerbock-u kërkoi të veprohet edhe me instrumentat e ?mbështetjes financiare dhe substanciale”. ?Sepse kaq komplekse sa janë krizat, kaq komplekse duhet të jenë përgjigjet tona”./DW
Udhëheqësi separatist lokal Leonid Pasechnik, ka njoftuar so...
Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov ...
Kanadaja thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe u...
Me një fjalim të zjarrtë Presidenti amerikan Biden demonstro...
Aktivistet për të drejtat e grave u zotuan të dielën të nisi...
Qëkurse forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, Ministri...
Elon Musk është njeriu më i pasur në histori, por ai mendon ...
Tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrain...
Paralelisht me sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, Rusia ësht...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Perëndim...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë me dij...
Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi bëri thirrje për...
Forcat ruse kanë goditur goditur Reaktorin e Kërkimit Bërtha...
Në 2021, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) për banorë, përkth...
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, dek...
Nënkryetari i bashkisë së qytetit ukrainas, Mariupol, Sergey...
Presidenti amerikan Joe Biden në një adresim pas vizitës së ...
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka rikonfirmuar ...
Raportime të shumta faktojnë çdo ditë që pretendimi i forcav...
Vijojnë sulmet e forcave ruse mbi gazetarët dhe ekipet që ra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...