web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve/ Prangosen dy të rinjtë, sekuestrohen armë, municione dhe para

14 Mars 2022, 08:26, Kronika CNA

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia, pasi akuzohen për grabitje me armë në një lokal.

Mësohet se në pranga kanë rënë B.D. nga Fushë Kruja e S.V., nga Tirana .

Dy të rinjtë dyshohet si autorë të disa vjedhjeve të tjera në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës e Pukë .

Po ashtu janë sekuestruar armë, municione dhe shuma të konsiderueshme parash.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve me armë e dhunë, dhe vjedhjeve të thjeshta të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ?Shtegtarët?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– B. D, 33 vjeç, banues në Thumanë Krujë dhe S. V., 28 vjec, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në një lokal në Golem, kanë vjedhur televizorë e sende të tjera, dhe pas disa ditësh, kanë shkuar përsëri në lokal dhe kanë kanosur me armë zjarri administratorin e lokalit, për të mos kallëzuar. Gjithashtu nën kërcënimin e armës, me qëllim që klientët të mos tregonin e të mos njoftonin Policinë, u kanë marrë 4 klientëve, aparatet celulare dhe janë larguar.

Po këta shtetas kanë vjedhur në një banesë në Kavajë, si dhe kanë tjetërsuar duke i çuar për pjesë këmbimi në Kukës, disa automjete të marra me qera.

Njëkohësisht, dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në disa qytete të vendit, ku vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë në disa qytete të vendit, për dokumentimin e tyre.”-njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga