Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
?Mbiemri Hysaj është i njohur në Napoli?. Kështu shprehet Danieli, ?xholi? i skuadrës italiane që është pjesë e Shqipërisë U-19, edhe pse vetëm në maj i ka mbushur 17 vjeç. Atë mund ta aktivizosh ku të duash në fushë, duke nisur me rolin e mesfushorit të qendrës e për të kaluar më pas në çdo pozicion të mbrojtjes. Futbolli për të ka nisur në familje, aty ku edhe i vëllai Alesio luan si profesionist.
Me Elseid Hysajn gjithashtu Danieli ka lidhje gjaku dhe ka pasur mundësinë të stërvitet në ekipin e parë të Napolit. Ëndrra e tij një ditë është Seria A, sikurse edhe e thotë në rrëfimin e tij në rubrikën ?Talenti shqiptar? për fshf.org. I riu rrëfen si e nisi rrugëtimin, flet për grumbullimin më Shqipërinë U-19 dhe për shumë tema të tjera.
Daniel, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Si kanë qenë hapat e tua të parë në këtë sport? Në shtëpinë time ka pasur gjithmonë topa futbolli përreth. Që në fillim e kam pasur pasion futbollin dhe nuk bëj dot pa të. Fillova të luaja rreth 5 vjeç, në një shkollë futbolli në qytetin tim, Altamura. Trajneri im, Angelo Cianciotta, më bëri të rritem deri në moshën 14-vjeçare, edhe pse fillova të luaja fillimisht me vëllain dhe kushërinjtë e mi, në shtëpi apo në rrugë.
Çfarë ju shtyn që të rriteni edhe më shumë në këtë profesion? Siç e thashë edhe më parë, futbollin e kam pasur gjithmonë në jetën time dhe dua të jetë puna ime edhe në vitet e ardhshme. Jam i lumtur kur luaj futboll dhe më pëlqen ta bëj mirë këtë profesion.
Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër? Vëllai im gjithashtu luan futboll dhe unë gjithmonë flas me të, për të shkëmbyer këshilla se si të rritemi së bashku, si mendërisht ashtu edhe taktikisht. Ai më ka ndjekur gjithmonë dhe më ndjek në rrugën që po marr. Kur më duhet të bëj zgjedhje, krahasohem gjithmonë me të.
Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U19? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë? Kur mësova për ftesën nga kombëtarja, isha shumë krenar për veten time që po më jepej mundësia të përfaqësoja Shqipërinë. Që në grumbullimin e parë u ndjesa pjesë e grupit dhe doja të luaja sa më shpejt me ta. Trajneri dhe drejtori menjëherë më dhanë besim. Luajta tre ndeshje në 3 role të ndryshme, pavarësisht se isha më i vogël. Mund të kualifikoheshim për golaverazh në Elite Round. Mund të kishte qenë shumë mirë, por nuk ia dolëm dot.
Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar? Po rritem çdo ditë si futbollit. E nisa nga shkolla e futbollit, pastaj në Matera, Bari dhe tani në Napoli. Jam shumë krenare për rritjen time, por kam ende shumë për të bërë. Deri më tani kam ndërtuar vetëm bazat. Jam shumë krenar që jam bërë pjesë e Shqipërisë U19 dhe për mënyrën se si kemi luajtur.
Te Napoli nuk jeni i ?panjohur?, edhe për shkak se aty ka luajtur për disa vite kushëriri juaj, Elseidi. Sa ka ndikuar kjo te ju? Hysaj është një mbiemër i njohur këtu në Napoli, por unë po e bëj rrugëtimin tim të futbollit vetëm dhe po e bëj ashtu si dua. Sa i përket Elseidit, unë u stërvita me të edhe vitin e kaluar në ekipin e parë.
Si është të jesh në një familje futbollistësh, pasi edhe vëllai juaj luan dhe ka qenë gjithashtu me kombëtaret e moshave të Shqipërisë? Është shumë bukur të jetosh në një familje futbollistesh, edhe pse kam dy vite që jetoj larg shtëpisë për shkak se ndodhem në Napoli. Si fëmijë jam rritur duke luajtur futboll me kushërinjtë dhe vëllain tim, edhe pas stërvitjes. Kjo është bukuria e një familjeje që e pëlqen futbollin. Sa i përket vëllait tim, edhe ai kishte veshur fanellën e Shqipërisë U-19 dhe fitoi një turne, Roma Caput Mundi.
Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj? Nuk ka një lojtar që më pëlqen më shumë se një tjetër, më pëlqen i gjithë ekipi dhe shpirti që ata kanë dhënë për kombëtaren, siç bënë në ?France 2016?. Atje bënë disa paraqitje të mrekullueshme, së bashku me tifozët. Lojtari im i preferuar dhe që më pëlqen ta shoh gjithmonë duke luajtur është Marcelo. Më pëlqen mënyra e tij e lojës dhe prekja e tij e topit.
Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serie A. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju do u bashkoheni atyre? Ka gjithmonë një numër më të madh shqiptarësh që luajnë në Serinë A dhe kjo do të thotë se futbolli në Shqipëri po rritet dhe kjo më bën shumë krenar. Shpresoj që një ditë edhe unë të arrij në Serie A, si ata.
Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur? Ka shumë talente shqiptarë, interesantë, në mbarë botën. Kjo i jep Shqipërisë një të ardhme të mirë në futboll.
Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit? Nuk kam një objektiv të veçantë, por do të doja të luaja në kategoritë më të mira në Evropë, Sigurisht edhe të luaj me ekipin e parë të kombëtares. Lojtari që më frymëzon është Marcelo. Edhe ai arriti nga një qytet i vogël, të ishte në krye të Evropës. Kjo mbetet një ëndërr?
Fernando Augusto Rodrigues de Araujo është larguar nga skuad...
Sipas një raporti të RMC Sport që detajon incidentin, Leonar...
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka prezantuar sot pa...
Skënder Gega është prezantuar sot si trajneri i ri i skuadrë...
Migen Memelli nuk është bërë pishman për largimin nga Skënde...
Eliminimi në Ligën e Kampioneve ka bërë që te PSG të shpërth...
Real Madrid ka përjetuar përsëri një natë magjike ne Ligën e...
Nevil Dede ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet ekipi i...
Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji....
Kevin-Prince Boateng ka pasur një karrierë të pasur futbolli...
Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, ka qenë protagonisti...
Shpëtim Duro ka qenë i preferuari i presidentit Ardjan Takaj...
Vangjel Zguro ka reaguar pas largimit të Migen Memellit nga ...
Karim Benzema ka treguar se është një prej lojtarëve më në f...
Real Madrid ka kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ...
Sevilla do të presë West Ham për ndeshjen e parë të 1/16-tës...
Me një ngut të pashpjegueshëm dhe në mesin e errësirës, njer...
Gianluca Vialli ka përballuar një betejë të madhe me kanceri...
Roma luan ditën e nesërmë në Ligën e Konferencës përballë sk...
Real Madrid dhe PSG luajnë sot një finale të parakohshëm në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...