Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Politikanët gjermanë në Berlin po e pranojnë njëri pas tjetrit, se e kanë vlerësuar gabimisht presidentin rus. Por si do të veprohet në të ardhmen me Putinin?
Fund i një epoke! Pika e kthesës! Të gjitha partitë në Berlin janë të një mendimi. Evropa do të jetë një tjetër pas 24 shkurtit, ditën kur Putin filloi një sulm agresor të përgjakshëm kundër Ukrainës. “Ai do t’ia dalë mbanë duke shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ai do të tregojë, se demokracitë liberale nuk mbrohen, por është e kundërta”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në ARD dhe iu referua paketës së sanksioneve. Qeveria gjermane po ndjek rrugën e izolimit të Putinit dhe përjashtimin nga bashkësia ndërkombëtare.
Por kjo nuk është e gjitha. “Ne kemi mësuar një leksion të fort.”, thotë zëvendëskryetari i Unionit, CDU/CSU, Johann Wadephul. Tani të duhet të përgatitesh që “marrëveshjet ndërkombëtare dhe diplomacia nuk janë gjithçka dhe se nevojitet edhe forca ushtarake.” NATO zhvendos për këtë shkak trupat e saj të ndërhyrjes së shpejtë me disa mijëra ushtarë. Bundeswehri forcon partnerët europianolindorë.
Kërcënimi kërkesa e momentit
Kërcënimi duket se është kërkesa imediate për momentin ndoshta edhe e viteve të ardhshme. “Besoj, se na duhet të përgatitemi për një konflikt afatgjatë me Rusinë, në NATO dhe BE. Dhe kjo do të thotë që na duhet ta rimendojmë kërcënimin”, thotë ekspertja për politikën e jashtme, Jana Puglierin nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, “European Council on Foreign Relations” (ECFR) për ARD.
Papritur ato që dikur shiheshin si ankesa folkloristike, tani zgjohen si shqetësime reale. E para: forcat ushtarake gjermane në shumë drejtime nuk i përgjigjen dot strategjisë së kërcënimit, dhe detyrimet e tyre në NATO arrijnë t’i përmbushin vetëm me mundim.
Madje ministri gjerman i Financave, Christian Lindner e vlerësoi këtë temë kaq të rëndësishme, sa një intervistë që kishte përfunduar në ARD e zgjati vetë, sepse donte të fliste për Bundeswehrin. “Kam shqetësimin, që ne e kemi injoruar kaq shumë Bundeswehrin, sa ajo nuk e përmbush dot detyrën e saj”, tha politikani liberal, FDP. Dhe u shpreh për shpenzime më të larta buxhetore për mbrojtjen, që nuk është tipike për një ministër financash.
Më shumë presion, më pak dialog?
Nëse në vitet e kaluara mënyra e veprimit me Rusinë përqëndrohej tek strategjia e dyfishtë “presion dhe dialog”, tani Gjermania dhe BE në të ardhmen ndoshta do ta kalojnë peshoren gati të gjithë në anën e presionit. Dialogu edhe më intensiv me Moskën në javët e shkuara nuk e pengoi Putinin të sulmonte fqinjin e tij. Nuk e ndaloi që ta gënjejë pa turp botën disa herë për planet e tij, dhe të shkatërrojë për dekada rendin europian të paqes.
Ka ardhur koha për zgjim, thotë ekspertja Jana Puglierin. “Nuk i pamë sinjalet e vitit 2008 në Gjeorgji, në vitin 2014 me aneksimin e Krimesë. Na duhet të realizojmë që kemi të bëjmë me dikë, që qëllimet e tij i realizon forcërisht edhe me mjete ushtarake.
Energjia: Shumë varësi nga Moska
Nga njëra anë sot ka vetëdijësim se një Rusie që përdor të drejtën e më të fortit mund t’i dalësh ballë vetëm me forcë. Nga ana tjetër po ashtu po bëhet i gjithëpranueshëm qëndrimi se varësia energjitike nga Moska është shumë e madhe. 55% e gazit të saj Gjermania e merr nga Rusia. Tani nuk bëhet fjalë më vetëm për të gjetur furnizues të rinj, por edhe përmes zgjerimit të shpejtë të energjive të rigjenerueshme të bëhesh më i pavarur dhe më pak i shantazhueshëm.
Gjithçka tani është fokusuar tek mbajtja në distancë e Putinit: ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht. Në momentin kur ai më shumë se kurrë i është afruar kufirit të NATO-s./DW
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje që...
Sulmi ushtarak rus në Ukrainë “mund të jetë fillimi i fundit...
Prej katër ditësh në luftë, mbi 200 mijë banorë kanë braktis...
Teksa Ukraina ndodhet në ditën e katërt të luftës me Rusinë,...
Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh t...
Alphabet, kompania amë e platformës, YouTube, ka thënë se me...
Ukraina është zgjuar në ditën e katërt të luftës, me sulme s...
Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia, rapor...
Nata e sotme pritet të jetë e gjatë në kryeqytetin ukrainas ...
Grupi i hakerëve Anonymous i ka shpallur ‘luftë kibernetike’...
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar panik tek sozia V...
Trupat ruse po i afrohen termocentralit bërthamor të Ukrainë...
Papa Françesku ka zhvilluar një bisedë telefonike me preside...
Gjenerali i famshëm të forcave çeçene që luftojnë për flamur...
Të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar deri më tani për pë...
Gjermania do të furnizojë me 1 mijë armë anti-tank dhe 500 r...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar pas vend...
Gjermania do të dërgojë në Ukrainë 1 mijë armë kundërtank dh...
Gjermania ka hequr bllokadën për armët vdekjeprurëse. Berlin...
Lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit të Vladimir Putin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...