web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata pandemike/ MSh publikon shifrat, ja sa raste të reja me Covid 19 janë regjistruar sot

25 Shkurt 2022, 16:10, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 173 qytetarë, në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,

Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç.

Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          173

Të shëruar në 24 orë        408

Të shtruar në spitale          66

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                2443

Testime totale                1,738,929

Raste pozitive                 271,314

Raste të shëruara             264,695

Raste Aktive                        3159

Humbje jete                         3,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               923

Fier                   492

Elbasan             360

Vlorë                262

Lezhë               245

Berat                224

Kukës               147

Durrës              143

Gjirokastër      137

Shkodër           128

Korçë               72

Dibër                 26../A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga