Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Sot në Komisionin Hetimor për inceneratorët po dëshmon kreu I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Por, Tabaku dhe Veliaj, bënë sikur po zihen, duke luajtur rolin e zhurmuesit në Komision dhe duke bërë shoë.
Por, ndërkohë, deputeti Belind Këlliçi ka ndërhyrë duke ?kryqëzuar? Erion Veliajn, me fakte.
Deputeti Këlliçi theksoi se qytetarët burgosen edhe për një çati, ndërsa inceneratori i Tiranës, ka ndërtuar pa leje.
Këlliçi tha se ka edhe kronika televizive që tregojnë nisjen e punimeve në landfillin e Sharrës, ende pa u zbardhur leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.
?Janë burgosur qytetarë për një çati. Ka pasur raste ekzemplare si në Unazën e re, ku ju kanë shkuar policia edhe pse po rregullojnë banjot në shtëpinë e tyre.
Ja ku e keni inceneratorin e Tiranës, ndërtim pa leje. Keni kronika televizive, shikojeni, punimet kanë nisur para se të zbardhet leja?-tha ndër të tjera deputeti Këlliçi.
Po ashtu, deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se vendimmarrja është marrë pa vendim të këshillit bashkiak, e kjo sipas tij përbën shkelje të ligjit.
Debatet në Komision:
Këlliçi: E përsëris edhe njëherë jeni i gatshëm për të folur për çdo temë në komision, por nuk tregoni një vendim të këshillit bashkiak. Këmbëngul që këtë vendim rutinë që ju sollët këtu, nëse nuk arrihet sasia minimale e kontratës, a merr koncesionari të plota mbetjet?
Veliaj: Ne sot kemi kaluar këtë minimum dhe me një Tiranë që rritet e kalojmë çdo vit. Rritet volumi i njerëzve që prodhojnë mbetje e jemi larg rrezikut, sepse veten po shtohen. U rritëm si popullsi, vazhdon rritja. Besoj se do të vijë një moment për të menduar në fund të koncesionit, një ambient tjetër. Kur kam ardhur në krye të bashkisë, ishin bërë njësh varrezat dhe plehrat. Nuk ka një angazhim të qeverisë për koncesnionarin sepse është model tjetër Tirana.
Këlliçi: Në gusht të 2017 në mbledhjen me komisionin për dhënien e koncisionit, u shpreh se nuk është e nevojshme vendimi i këshillit, sepse keni vendosur ju, me firmën tuaj. Pak ditë më pas është lidhur kontrata. Mesa duket kjo shkresë është shkresa që vendos historinë dhe fatin e inceneratorit të Tiranës. Sa lekë në vit merrni nga qeveria për inceneratorin e Tiranës?
Veliaj: Nuk e di pse keni arritur në këtë konkluzion sepse toka është shtet. Për sa kohë asnjë bashki tjetër, as Mziu, as Sakja, as Ismaili e as Nuredini? Unë s?të ndaloj të fantazoj. Për aq kohë sa kështu janë ndarë dhe asnjëra nga këto bashki s?ka bërë këto që thua, kam ruajtur standard të bashkive që udhëhiqeshin nga PD. Disa herë kemi marrë 500 mln, disa herë 700 mln, sa më shumë t?i marr qeverisë aq më mirë. Në këtë rast doni të më quani lypsin më të madh, po. Për pemë, çerdhe, kopshte. Unë nuk tutem të trokas në asnjë ambasadë për të kapur gjëra për bashkinë. Ne i kërkojmë çdo vit shtetit sa të ketë mundësi të na ndihmojë. Kam pesëfishuar bashkinë e Tiranës. Por e them prapë nuk mjafton sepse janë kërkesa të panumërta. Vetëm shkolla janë 17, gjysmën e ka qeveria dhe gjysmën ne.
Këlliçi: Këtu ka një të vërtetë, ose ju po thoni të vërtetën, ose zoti Ahmetaj ka gënjyer. Unë ju pyes për gjithçka në lidhje me shkresën tënde, ku ke futur qytetarët në një marrëdhënie qytetare dhe nuk ke pyetur asnjë njeri, ke vepruar vetë. Është e pamundur për ty që të më japësh një përgjigje, a ka një vendim zoti Veliaj të këshillit bashkiak që ju miraton këtë nismë dhe mbështetje buxhetore për 30 vite që e keni marrë personalisht. Mos u fusni në debate të pa rëndësishme. Kur ju keni firmosur me firmë e vulë, a ke marrë vendim nga këshilli, për të kaluar vendimmarrjen. Ju nuk e keni pasur shumicën dhe nuk e merrnin dot. Qytetarët duan të dinë që për taksat tona, kryetari ka firmosur vetë apo me vendim.
Veliaj: Vendimi është i datës 28.9.2017. Bëre akuza, ndërkohë që është shkelje, komisioni bën pyetje. E kuptoj që zemra ta do që ne të kemi bërë një gabim, por të them që s?ka për të ndodhur. Kjo që bëni është e padrejtë. Përgjigja është që për historinë pse keni mangësi në këshill, nuk iu thash të ndiqnit Monikën e të iknit. Si çdo procedurë shprehesh parimisht. A keni interes për të hequr këtë pamje të plehrave të trashëguar nga Basha? Po thamë, parimisht jemi dakord. Më pas iu drejtuam këshillit. Ne s?kemi bërë asnjë gabim. Kemi thënë okay në parim e na thoni sa kushton, një kryetar bashkie kur shikon që është 30% më lirë se paraardhësi shkon me qejf në këshill. Çfarë faji kam unë që ju ikët nga këshilli, çfarë të bëja, t?ju prisja 4 vite?
Këlliçi: Ky okay në parim i ka kushtuar buxhetit të shtetit dhe të bashkisë. Në gusht keni detyruar anëtarët të firmosin pa kërkuar miratimin e këshillit. Kompania e Zotos që ju në 2016 keni thënë në deklaratë publike që do të vijë një kompani me eksperiencë Holandeze, që ishte një kompani prestigjioze, ju keni futur të gjithë shtetin në këtë angazhim pa pyetur as këshill bashkiak e asnjë. Ky është fakt. Mos më fol për pemë e lule, por për këtë çështje. Koncesion 30 vite pa vendim të këshillit.
Veliaj: Nga neni 64, kryetari i bashkisë kryen të gjitha kompetencat për pastrimin, përveç të atyre të këshillit bashkiak. Këshilli bashkiak ka miratuar buxhetin për pastrimin. Tregoni respekt për veten tuaj. Ju duhet të thoni që jeni avokatë të 1 % të atyre që ndërtojnë. Teksa jemi këtu bashkia e Tiranës po përgojojnë këdo, ka dhe disa që mendojnë se Jorida dhe unë jemi këtu, sepse Jorida merr leje.
Tabaku: M?u drejto me respekt. Si ia dhe Mërtirit dhe Zotos lekë nga taksat e qytetarëve. I ke dhënë 45 mln euro personave të shpallur në kërkim.
Veliaj: Ju po qani hallin ku hedhin dherat bosët. Unë s?jam përfaqësues i Andi Telës apo Bushatit, por i popullit. Në momentin që sillni tifozëri nga institucionet Kushtetues është e rëndë. Nuk ka fitu njëherë në këtë qytet duke bërë duanë e grekut dhe ngrënë bukën e turkut.
Këlliçi: Unë dherat nuk e kam përmendur. Ju më përgjigjeni me retorikë boshe. Shkresat s?kanë lidhje. Nëse ke vendimmarrje të këshillit na e trego. Pyetjen e fundit që kam, është se ju jeni në dijeni se është bërë një deklaratë nga Balluku që leja është zbardhur në nëntor të vitit 2020 dhe si rrjedhojë do të duhen disa muaj të nisin e përfundojnë punimet. Ju si kryetar bashkie?
Veliaj: Unë dua të përgjigjem. Belinda Balluku, ministrja juaj. Ka një afat që inceneratori të mbarojë në 2025, unë dua që qyteti të jetë i pastër dhe në 2025 të fillojë punimin. Në çdo projekt është data përfundimatare ajo. Unë e dua Shkollën Sami Frashri të hapet më datë 1 shtator, nëse mbaron më shpejt zoti ta shtoftë inatin. Si kryetar bashkie që paguan për të djegur plehrat, e që paguan 30% më pak se Basha. Ju jeni marrë me 99% të kohës për hallin e ndërtuesve.
Tabaku: Balluku tha ka një leje ndërtimi, çështja është ku janë këto?
Veliaj: Çdo punë publike ka një supervizor, është Dervishi, ai që vjedh zgjedhjet e FSHF në Gjirokastër. Unë jam kryetari i bashkisë, kam detyrim ta çoj mbeturinën deri te dera, ndërkohë që po merren para. Pse nuk flisni për Ben Dervishin dhe Armando Dukën./CNA.al
Thellohet afera e inceneratorit të Tiranës/ Ndërtoi pa leje?!
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Lushnje, Elton Bano, ka re...
Koncesioni i inceneratorëve, ndër më të akuzuarit në Shqipër...
Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor Parlamentar për incene...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë në ceremoninë ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po dëshmon sot ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në lidhje me dëshminë e Kr...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për incene...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tab...
Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj po dëshmon sot n...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, i gjendur në panik ...
I shkarkuar nga kryetar i Partisë Demokratike, i përplasur m...
Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tab...
IKMT ka vijuar me aksionin e shembjes së banesave të tjera n...
Deklarata e ambasadores Yuri Kim ndaj kandidatëve të koalici...
Nënkryetarja aktuale e PD Jorida ka takuar sot kreun e SPAK,...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka zbuluar arsyen pse nuk...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje m...
Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të pj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...