Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Një vit pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, ish-Presidenti Donald Trump vazhdon të këmbëngulë se votimet e vitit 2020 ishin të manipuluara. Gjatë muajve të fundit, ish-presidenti ka nxitur republikanët në legjislaturat shtetërore për të ndryshuar ligjet për zgjedhjet.
Donad Trumpi nxiti mijëra njerëz të zemëruar drejt Kongresit në një nga ditët më të errëta të historisë amerikane.
Turma e zemrëuar, që hyri në ndërtesën e Kapitolit atë ditë të janarit, kërkonte ligjvënësit dhe në veçanti Kryetaren e Dhomës së Përfaqësueve Nancy Pelosi dhe ish-Zëvendëspresidentin Mike Pence. Kongresi ishte mbledhur për të zyrtarizuar fitoren e demokratit Joe Biden ndaj Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.
Turma ngriti podiume për varje në litar, sulmoi policinë dhe gazetarët, vandalizoi dhe plaçkiti zyra.
Dhuna dhe kaosi la pesë të vdekur, 138 policë të plagosur dhe shkaktoi ngritjen e akuzave ndaj 720 pjesëmarrësve si dhe hapjen e procesit kundër zotit Trump, vetëm pak ditë para se ai të largohej nga posti.
Por zoti Trump vazhdon të pohojë se zgjedhjet u manipuluan, përballë provave dërrmuese se nuk kishte mashtrime zgjedhore. Këtë qëndrim mbajnë edhe mbështetësit e tij, të cilët marrin pjesë në tubimet që zhvillon zoti Trump.
?Jam këtu për të parë presidentin tonë të ligjshëm, që i fitoi në të vërtetë zgjedhjet dhe dua të dëgjoj se çfarë ka për të thënë”, thotë Beth Turbey, mbështetëse e zotit Trump.
Trump po planifikonte t’u drejtohej përsëri mbështetësve të tij më 6 janar, por ai e anuloi atë dhe tha se do t’u drejtohej mbështetësve të tij në një tubim të planifikuar më 15 janar në Arizona.
Analistët thonë se ai ka qenë i zënë gjatë gjithë vitit duke u përpjekur të ndikojë tek ligjvënësit simpatizantë. Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me zotin Jeremi Suri, profesor historie në Universitetin e Teksasit në Austin.
?Ai po përpiqet të kufizojë qasjen e votuesve në shtetet që kanë popullsi të larmishme, si Xhorxhia dhe Teksasi. Po mundohet të bëjë për vete njerëz si Jim Jordan dhe Marjorie Taylor Greene, dy anëtarë të Kongresit, që të ndihmojnë në fitoren e zgjedhjve të individëve që do të mbështesnin politika të hartuara kundër imigrantëve apo politika për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga aleanca ndërkombëtare si NATO-ja. Pra ai ka axhendën Amerika e para. Ka një axhendë egoje dhe po përpiqet të rishkruajë historinë që të përputhet me pohimet e tij të rreme. Përpjekjet e tij janë të përditshme.?
Aanalistja Suzanne Spaulding, e cila drejton projektin Mbrojtja e Institucioneve Demokratike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë për Zërin e Amerikës se kjo ngjarje shokuese ka thelluar më tej ndasitë politike në Shtetet e Bashkuara.
Republikanët që folën kundër Trump-it menjëherë pas 6 janarit, vitin e kaluar, duket se kanë heshtur. Më shqetësuese, tha ajo, sondazhet tregojnë se një në tre amerikanë beson se dhuna kundër qeverisë është e justifikuar. Kjo duket se i ka dhënë vrull Trump-it.
?Mendoj se kjo e ka bërë të guximshëm. Disa orë pas dhunës në Kapitol kishte një ndjenjë mes disa ligjvënësve republikanë se Trump-i ndoshta i kishte kaluar caqet. Dhe menduan se kishin hapësirë për t?u distancuar. Për fat të keq, ajo që duket se ka ndodhur është se ai nuk e ka humbur kontrollin e tij në Partinë Republikane.?
Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të mbajë përgjegjës ish-Presidentin Trump për ngjarjet e 6 janarit, thotë zëdhënësja Jen Psaki.
?Ne kemi qënë të drejtëpërdrejtë në këtë front. Roli i Presidentit Trump në përmbysjen e rendit kushtetues, përpjekja për të bllokuar transferimin paqësor të pushtetit dhe mbrojtja e një turme që sulmoi Kapitolin dhe punonjësit e rendit, të gjitha këto janë të dokumentuara mjaft mirë. Presidenti e ka cilësuar 6 janarin si një nga ditët më të këqija të demokracisë tonë.?
Ka të ngjarë që zoti Trump gjatë tubimit të 15 janarit t?u referohet fjalëve të Presidentit Biden. Por analistja Spaulding thotë fjala e fundit i takon popullit amerikan dhe jo politikanëve.
?Gjithmonë më mahnit hymni ynë kombëtar që këndohet anembanë vendit. Vargjet fillojnë me pyetje dhe përgjigje. Fillon me pyetjen, a po valvidet ende flamuri? Flamurin e pamë gjatë errësirës në betejë, por tani është agimi dhe pyetja është, a valvitet flamuri ende mbi këtë tokë të lirë të njerëzve trima ? Hymni mbaron me këtë pyetje. Ndaj të gjithë ne duhet të sigurohemi që përgjigje të jetë PO, çdo ditë.?
Një vit nga trazirat në Kapitol, pyetja është, çfarë flamuri do valvitet?/voa
Infektimet me korona kanë vazhduar të kapin maja të reja në ...
Një bos i mafies italiane, i cili ishte shpallur në kërkim p...
Afaristi Abedin Salihu, drejton një kompani me rreth 220 pun...
Dragani (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për ...
Presidenti Joe Biden ka udhëzuar administratën e tij të blej...
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja n...
Britania e Madhe dhe Spanja njoftojnë për rritje të numrit t...
Një zyrtar i NATO-s njoftoi të martën se javën e ardhshme do...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se ja...
Ishte një skenë përleshjesh aq të ashpra, sa që një oficer i...
Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbledhur dhjetëra mijëra ...
Autoritetet në Mal të Zi janë duke u përballur me rritje të ...
Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar me homologun ukr...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të rivendosë marrëdhë...
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha të hënën (3 jan...
Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi sot dozën e...
Greqia vijon të përballet me një situatë të rënduar sipasojë...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 2 janar se ja...
Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi T...
BE-ja do që gazi dhe energjia bërthamore të klasifikohet nën...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...