web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati mafioz në 'Don Bosko'/ Shkon në 4 numri i të plagosurve, 3 në gjendje të rëndë

4 Janar 2022, 16:26, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz në ‘Don Bosko’.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet fjalë për 4 të plagosur dhe një viktimë.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga sa mësohet ato i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi kanë marrë plumba në bark dhe këmbë duke rrezikuar për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën,  dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga