Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Presidenti I FSHFS-ë, Armand Duka, ka dhënë intervistën e zakonshme të fundvitit duke bërë bilancin e plotë të aktiviteteve futbollistike në vend dhe atyre ndërkombëtare. Nga kombëtarja, te polemikat Broja-Reja apo edhe futbolli vendas, Duka ka folur për gjithçka që ka ndodhur këtë vit dhe atë që pret për vitin 2022.
?Vështirësia e krijuar nga pandemia, ndikoi jo pak në të gjitha fushat e jetës, madje edhe në sport, pasi dihet që edhe aty protagonistë janë njerëzit, që në një mënyrë apo në një tjetër, ndikohen nga këto problematika dhe nuk arrijnë objektivat maksimalë që i kanë vënë vetes. Unë konstatoj me kënaqësi që futbolli shqiptar ka bërë disa hapa përpara në nivelin ndërkombëtar, duke dhuruar gara emocionale dhe cilësi, madje edhe rezultate historike apo rekorde. Nëse nuk do të ishin vështirësitë, jam i sigurt që do të arrinim më shumë, ndonëse e mbyllëm edicionin të tretët dhe morëm 18 pikë, si asnjëherë tjetër. Gjithsesi edicioni ka qenë i bukur dhe na ka mbajtur me emocion thuajse deri në fund, pasi ëndërruam kualifikimin për në Botëror.
Ne kundër Hungarisë shënuam për herë të parë dhe morëm fitore për herë të parë ndaj tyre, pasi nuk kishim arritur asnjëherë rezultat pozitiv. I kemi parë si kundërshtarë shumë të fortë, që te Anglia, që jo vetëm për emrin, por edhe për faktin që aktualisht ka përfaqësuesen më të mirë në 20-30 viteve të fundit. Një lloj pengu për mua dhe gjithë skuadrën, është ajo ndeshje ndaj Polonisë në Tiranë, pasi kishim tre dëmtime dhe humbëm edhe tre futbollistë për shkak të koronavirusit, duke e komplikuar gjithçka. Për këtë arsye them që mund të kishim bërë shumë më mirë në këtë edicion, nëse nuk do ishim në kohë pandemie. Bëmë mirë edhe në Poloni, por nuk ia dolëm, megjithatë duhet konsideruar edicion shumë i mirë,
Rinovimi është një proces që vjen në mënyrë të natyrshme, pasi nuk është se bëmë një revolucion. Ne kemi bërë një gërshetim mjaft të mirë të futbollistëve me eksperiencë dhe atyre të rinj. Një shans të mirë na e dha edhe Liga e Kombeve, ku u përfaqësuam kryesisht me emra të rinj dhe për fat të mirë dolëm edhe të parët në grup, por edhe përgatitëm disa futbollistë. Lojtarët tanë janë aktivizuar me skuadra të rëndësishme dhe kanë luajtur rregullisht, por ndoshta defekti i vetëm ka qenë që i ka penguar shpesh koronavirusi. Një nga futbollistët më me kualitet që ne kemi, Nedim Bajrami kaloi koronavirusin në ndeshjet ndaj Polonisë dhe Hungarisë në shtator dhe do të ishim shumë më mirë, nëse atëherë do të kishte të njëjtën formë si tani. Nëse nuk do kishim këto probleme, si lojtarët e prekur nga koronavirusi, apo dëmtimi i Gjimshitit, jam i sigurt që do të ishim duke diskutuar Play Off-in në mars kundër Rusisë.
Kemi lojtarë premtues, si Broja e Kumbulla, por edhe të tjerë, pasi për mendimin tim ka edhe disa futbollistë te U21-shi, që janë gati të debutojnë me ekipin e parë. Ka shumë futbollistë si Kumbulla te Roma, apo Broja te kampionati anglez, ku jo vetëm që po luan, por edhe po lë shenja, me gola të shënuar e paraqitje mjaft të mira. Kemi edhe shumë lojtarë të tjerë, që mendoj se janë gati të afrohen në ekipin e parë dhe të luajnë aty. Emra si Asllani, që ka qenë titullar i Shpresave, apo Mihaj, që ka qenë edhe më herët, mendoj se janë gati të japin kontributin e tyre në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Debati Broja-Reja? Diferencë e madhe në fakt mes një 76-vjeçari si Reja, me një 20-vjeçar si Broja, por unë kam vlerësime maksimale për të dy, nga pikëpamja sportive. Broja është një futbollist me talent, por nuk mund të themi ende që është një lojtar i madh, pasi i duhet akoma kohë dhe punë. Ka potencial dhe mundësi, por të gjithë ne duhet të jemi pozitivë, për ta shtyrë të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, ashtu si edhe për ne, pasi nuk na vijnë përditë talente të tillë. Ndihma që duhet t?i japim, është të jemi realë, dhe jo ta fërkojmë kur ai gabon. Të gjithë jemi njerëz që gabojmë, por kur vihen në dukje kritikat, është e rëndësishme t?i korrigjojmë ato dhe jo të reagojmë keq. Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë edhe të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin i vetëm, ndaj duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo milimetër, ndaj një milimetër më shumë Broja dhe po aq më shumë Reja, për të shkuar në rrugën e duhur. Nuk ka debat, por thjesht kritika?, u shpreh ndër të tjera Duka.
Probleme shëndetësore për Maurizio Zamparini, i cili është d...
Naser Aliji ka mbetur pa ekip pas largimit nga Honved në ver...
Ousmane Dembele ka vendosur të qëndrojë te Barcelona duke dh...
Tashmë që Superiorja ka marrë pushimet për t’u rikthyer në f...
Sauthemptoni arriti të fitojë ditën e djeshme në “Boxing Day...
Baloteli rikthehet të bëhet “Super Mario”, teksa ka realizua...
Nisin spastrimet te Partizani. Andrija Filipoviç erdhi si nj...
Largimi i Ilir Dajës nga detyra e trajnerit të Partizanit, k...
Trajneri Nevil Dede është shprehur se lojtarët e Partizanit ...
Te Real Madrid po presin merkaton e janarit për të larguar d...
Ilir Daja largohet nga Partizani. Klubi i kuq dhe trajneri i...
Në kampin e Milanit e gjithë vëmendja në merkato është përqe...
Reali i Madridit po ndjek me vëmendje atë çfarë po ndodh me ...
Skënderbeu ka nisur të mendojë për merkaton e janarit menjëh...
Andrea Konti pas zero minutave të luajtura në fazën e parë d...
Për të evidentuar problemet e këtij Kukësi, mjafton të shohë...
Southampton u rikthye te fitorja në Premier League pas 7 nde...
Çelsi i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez pas 2 ba...
Mbrëmjen e së enjtes, në stadiumin Air Albania u luajt derbi...
U luajtën ditën e sotme, 4 ndeshje të vlefshme për javën e 1...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...