web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PARADOKSI I KRISHTLINDJES!

24 Dhjetor 2021, 11:12, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako

Krishtlindja është festa më e gëzuar e Vitit Liturgjikal të krishterë

Për këtë festë fetare të krishterët orthodhoksë kanë nisur përgatitjet shumë ditë përpara, që nga data 15 nëntor kur fillojnë kreshmën e Krishtlindjes dhe që mbarojnë në vigjilje në 24 dhjetor.

Kreshma është një mjet asketik me të cilën të krishterët përgatiteten të takohen në mënyrë mistike me Birin e Perëndisë, që lindi si foshnje njerëzore nga Virgjëresha Mari në një shpellë në Bethlehem të Judesë.

Nga atmosfera e festimeve Krishtlindja i kapërcen kufijtë fetarë si një e kremte kishtare dhe kjo nuk duhet të na çudisë, sepse Zoti Jisu Krisht si Biri i Perëndisë dhe Bir i njeriut është Shpëtimtari i gjithë njerëzimit : ?Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve, me anë të të cilit ata duhet të shpëtohen përveç emrit Jezu Krisht?(Veprat e Apostujve: 4 -12)

Por sot në frymën globaliste të konsumimit, Krishtlindja është tjetërsuar në një nga festat më komerciale të vitit, me shpenzime marramendëse nga konsumatorët, kurse shitjet dhe fitimet nga kompanitë e biznesit arrijnë pikun e vitit.Gjithashtu pronotimet në agjensitë turistike, restorante, pubet dhe në çdo vend argëtimi për festën janë plot.

Njerëzit që festojnë Krishtlindjen edhe jashtë konteksit fetar, duan që në atë të ditë të kenë të gjitha mundësitë e argëtimit, të mos ju mungojë asgjë dhe të krijojnë ndoshta ditën më të bukur të vitit ku në mënyrë magjike gjërat të ndryshojnë për mirë.

Por edhe pse Krishtlindja fillon me shumë entuziazëm dhe adrenalinë në fund të ditës shumica e këtyre festuesve ndiehen të zhgënjyer të trishtuar si mbas një beteje të humbur.

Ata mendojnë dhe thonë se ne u lodhëm për Krishtlindjet që të gëzohemi dhe të ndryshojmë jetën, por prapë asgjë madje më keq seç ishim, sepse shpenzuam aq shumë sa e harxhuam kartën e kreditit dhe u futëm në borxhe me arredime, ushqime, dhurata, ,argëtime, turizëm, por prap ndiehemi si bosh, të lodhur, të mërzitur, të trishtuar me dhimbje koke, madje të dëshpëruar. Madje për Krishtin regjistrohen jo vetëm fatkeqësi por ka edhe vetëvrasje.

Kjo gjendje anormale që i kaplon shumicën e turmës konsumatore që e nisin me gëzim edhe përfundojnë me trishtim quhet ?Paradoksi i Krishtlindjes?.

Pse ju ndodh kjo?

Njerëzit që janë të kapur dhe janë të varur nga fryma konsumiste, që shfaqet ethshëm në këto ditë Krishtlindje, blejnë sende të tepërta dhe të panevojshme, ata edhe pse e kuptojnë se po shpenzojnë tepër, përsëri vorbulla e konsumizmit i mban të zhytur, sepse ndiejnë në fillim një kënaqësi, por ajo zhduket shpejt, dhe ju kthehet në ankth, prandaj për ta fituar përsëri këtë kënaqësi fillestare dhe të largojnë ankthin, vazhdojnë dhe blejnë përsëri, prandaj për të tillët dhe marketingu i konsumizmit festiv përkthehet si një nevojë urgjente për të ndjekur rrymën e shoqërisë konsumatore dhe si një nevojë për të kënaqur ndjenjat e kënaqësisë.Kjo mani bëhët një reth vicioz, një vartësi si droga dhe përfundon në më shumë raste në zhgënjime, faj, shhqetësime psikologjike, vështirësi ekonomike, sherre, etj.

Në Psikologji, kjo mani dhe vartësi e mbikonsumizmit konsiderohet si një patologji konsumatore.

Njerëzit që janë mbërthyer dhe vuajnë nga kjo patologji mbikonsumiste, blejnë me tepri dhe mani, sepse përpiqen të mbushin boshllëkun dhe zbrastësinë që kanë dhe përjetojnë në zemrën dhe shpirtin e tyre. Ata mendojnë se zbastësia dhe pakënaqësitë që kanë brenda vetes, si vetmia, trishtimi, zemërimi, inferioriteti, këto energji negative që i torturojnë, mund t?i zhdukin nga vetja me konsumizmin dhe materializmin, prandaj ata gjejnë pretekse, si festa, evente, argëtime siç është tjetërsuar Krishtlindja që të mund të bëjnë blerje, ose të argëtohen me tepri dhe lakmi për të mbushur gropën e shpirtit, që kurrë nuk mbushet me gjërat materiale dhe gjithmon kërkon , sepse : “syri lakmiqar  dhe ferri kurrë nuk thonë nuk dua” .

Në të vërtetë mbikonsumimi e ka rrënjën e vet tek egoizmi, te imazhi i vetes, me besimin e gabuar se ne jemi ata që dukemi nga jashtë, prandaj për të tërhequr vëmendjen ata prishin shumë, si për rroba firmato, makina të shtrenjta, argëtime lluksi sidomos në evente dhe ditë festive, por edhe pse bëhen të tilla harxhime për dukje dhe tërheqje vëmendje, ndodh e kundërta, sepse aparenca dhe lluksi i tepruar, që gërthet “shikomëni se kush jam unë”, provokon xhelozi, cmirë, hipokrizi, interesa dhe njeriu edhe pse i ka të gjitha rreth vetes, ndiehet i vetmuar, i braktisur, i tradhëtuar, i urryer nga njerëzit dhe kështu mirëqenia dhe lluksi tij i tepruar në fund kthehet si një bumerang kudnër vetë njeriut egoist.

Njeriu nuk është një kafshë instiktive dhe kurrë ai nuk mund të fuksionojë dhe përmbushet si tillë me ligjësi materialiste vetëm të hajë e të pijë se nesër do vdesi.

Njeriu është një qenie psiko-somatike shumë i veçantë në rendin e krijimit, i krijuar sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafilla :1-26) ose Ikonës së Fjalës, prandaj: ?Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë???Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.? (Joani 1 9-10-14)

Shën Agustini, filozof i madh i krishterë thotë: ?Zemra e njeriut kurrë nuk do të qetësohet derisa të gjejë Zotin”

“Paradoksi i Krishtlindjes”, ndodh sepse edhe kur festojnë Krishtlindjet njerëzit e festojnë pa Krishtin, që ka ditën e lindjes.

Ata nga materializmi dhe mbikonsumizmi nuk kanë vend në zemrat, shtëpitë dhe festën e tyre, për atë , sepse:”Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan” (Joani :1 10-11)

Krishti, foshnje i lindur në varfëri ekstreme, në një stallë dhe i mbështjellë me rrecka dhe i vendosur në një grazhd kërkon të na thotë se nuk është mirëqënia, lluksi, dhe argëtimi, materialistë çelësi i lumturisë edhe kur festoni Ditëlindjen time, por e kundërta si thjeshtësia, e domosdoshmja, përkorja,  madje edhe varfëria e vullnetëshme, që për Krishtin ishte motra e tij e dashur, sepse kjo mënyrë e thjeshtë e të jetuarit shkëput njeriun nga tokësorët e përkohshme dhe të dëmshme si : ?lakmia e syrit , dëshirimi krenaria e jetës nuk është nga Ati por është nga bota. Dhe bota kalon dhe dëshirimi i saj:  por ai që bënë vullnetin e tij mbetet në Përjetësi?(1 Joani :2 16-17).

Sa herë lexojmë ungjillin e Krishtlindjes ose shohim ikonën e Krishtlindjes, apo edhe grazhdin e improvizuar në shtëpi, patjetër sa paradoksale dhe në kundërshtim me shpellën ku lindi Jisui, janë shtëpitë luksoze të arreduara me bredha të shtrenjtë kallçuku dhe plot drita artificiale për Krishtlindje edhe pse tek dera e mbyllur shkruajnë ? Merry Christmas?.

Sa paradoksale duken tryezat e shtruara me gjela deti, mish deri dhe plot ëmbëlsira me vendin e grazhdit, ku qëndronte i shtrirë Biri i Perëndisë, Biri i njeriut, si “Buka e Perëndis që zbriti nga qielli dhe i jep jetë botës”(Joani: 6-33)

Sa paradoksale janë veshjet firmato edhe të shtrenjta me rreckat, shpërgënjët që mbulojnë trupin e njomë të foshnjes hyjnore.(Luka: 2-7)

Sa paradoksale janë këngët argëtuese, që i këndojnë qejfit edhe shthurjes nëpër shtëpi dhe pape me himnin e ëngjëjve në natën e Krishtlindjes.(Luka : 2-14)

Sa paradoksale dhuratat e njerëzve, që ja japin njëri-tjetrit, por nuk kanë asnjë për Krishtin ashtu siç i dhuran magët nga Persia,ar temjan edhe miro. (Mateu : 2 -11)

Këto dhurata janë simbole, se ai që lindi si foshnje në shpellë , është Mbreti, Perëndi dhe Njeri ,ose simbole të tre virtuteve të mëdha të krishtera: ” Besimi , shpresa edhe dashuria” (Korintasve : 13 -13)

Sa paradoksale është që natën e Krishtlindjes engjëjt zbritën nga qielli dhe njerëzit nga toka si barinjtë, magët me në krye Josifi, u mblodhën të adhurojnë  Birin e Perëndisë të lindur nga e Gjithmonë e Virgjëra Mari në shpellë, kurse njerëzit madje edhe të krishterë nuk denjojnë të shkojnë për Krishtlindje në kishë afër shtëpisë, në Liturgjinë Hyjnore, aty ku përsëritet kjo ngjarje e madhe mistike dhe unikale në historinë e njerëzimit, sepse në atë orë ose janë në gjumë dhe përtojnë të ngrihen, ose janë nisur për turizëm në një vend piktoresk që të festojnë Krishtlindjet, apo janë mbledhur nëpër sheshe qytetesh reth pemës me yllin simbol i djellit, apo në restorante, pape, që të hanë, të pijnë, të kërcejnë, të bëjnë qejf duke uruar njëri tjetrin:”Gëzuar Krishtlindjen”, por pa Krishtin dhe e gjitha kjo për gjykimin dhe  dënimin e tyre, sepse Zoti e tha : “Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë.? (Joani: 3 19-21)

Sa herë që bëhet Krishtlindja gjthmonë përsëritet historia kur e Tërëshenjta Gjithmonë Virgjëresha Mari dhe Josifi kujdestari kërkojnë një vend të përshtashëm që të lindet Biri i Perëndisë, por në shumicën e rasteve nga shtëpitë dhe zemrat e mbyllura të njerëzve, dëgjohen fjalët : ?nuk ka vend për ju.?(Luka 2 6-7)

Nqs nuk ka vend për Krishtin nëpër zemrat,shtëpitë dhe kohën e tyre atëherë festa e Krishtlindjes është një paradoks, është e gabuar dhe në fund të ditës, festa do jetë një dështim, një trishtim, një mëkat dhe mallkim për ata .

Që Krishtlindja të mos bëhet paradoks dhe të përfundojë me kështu, duhet të festohet me Krishtin me Marinë Nënën e Zotit, engjëjt,Shën Josifin, barijntë, magët, dhe shenjtorët.

Prandaj sapo të dali ylli i mëngjesit (Afërdita) duhet të shkojnë në Kishën Orthodhokse, sepse aty vërtetë gjendet Foshnja hyjnore bashkë me Virgjëreshën Mari, engjëjt që himnojnë papushim, barinjtë, klerikët, ate do të gjeni magët, kombet dhe si ata të çojnë dhuratat Jisuit, që janë për njerëzit e sotëm  adhurimi, falenderimi dhe pendimi për mëkatet e tyre, kurse dhurata të tjera materiale duhet t`ia çojnë të varfërve, njerëzve në nevojë, sepse Krishti tha: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua?.(Matheu: 25-40)

Mbi të gjitha duhet ta bëjnë trupin e tyre shpellë dhe  zemrën (shpirtin ), grazhdin që Krishti nga Virgjëresha Mari nëpërmjet mistereve të Kishës Orthodhokse si Pagëzim , Pendim Rrëfim dhe Kungim të rilindet tek ata.

Atëherë po do festojnë vërtetë Krishtlindje dhe do të gëzohen me gëzimin e vertetë, sepse për këtë lindi si njeri Biri i Perëndisë, që njeriu i bashkuar me Krishtin të festojë dhe të gëzoje me gëzimin e Zotit, ashtu ai Apostull Pavli na thotë: ?Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!? (Filipianëve 4:4)





Lajmet e fundit nga