web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Spanjë janë të sigurt, ylli i Cityt transferohet te Barcelona

23 Dhjetor 2021, 13:03, Sport CNA

Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, por në Spanjë kanë dhënë edhe shifrat e transferimit të Ferran Torresit nga Mancester Siti te Barcelona. Sipas ?Sport?, të mërkurën Barcelona i ka dërguar një ofertë zyrtare Sitit prej 55 milionë eurosh, të cilave u shtohen dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh e përfitimesh.

Fillimisht Barça i kishte dërguar dhe dy oferta të tjera prej 45 dhe 50 milionë eurosh të refuzuara nga Siti. Por, me ofertën e re në total prej 65 milionë eurosh, Barcelona duket se e ka bindur Sitin të lejojë largimin e lojtarit. Kujtojmë se klubi anglez kishte caktuar një çmim prej 70 milionë eurosh për sulmuesin 21-vjeçar.





Lajmet e fundit nga