web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e “çmendur” e çmimeve/ Ja, cilët produkte “rëndojnë” xhepat e konsumatorëve

12 Dhjetor 2021, 09:41, Sociale CNA

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2021, sipas INSTAT, arriti 102,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2021 është 3,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2021, krahasuar me Tetor 2021 është 0,2 %

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me +1,77 pikë përqindje, pasuar nga grupi ?Transporti? me +0,47 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji? me +0,34 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ?Argëtim dhe kulturë? me +0,13 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve ?Komunikimi? dhe ?Hotele, kafene dhe restorante? kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit ?Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë? kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit ?Veshje dhe këpucë? kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ?Pije alkoolike dhe duhan? kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ?Shëndeti? kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit ?Shërbimi arsimor? kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ?Mallra dhe shërbime të ndryshme? kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Nëntor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Transporti? me 8,8 %, pasuar nga grupet ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me 5,0 %, ?Argëtim dhe kulturë? me 3,8 %, ?Komunikimi? me 3,2 %, ?Hotele, kafene dhe restorante? me 2,4 % ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji? me 1,7 %, ?Veshje dhe këpucë? dhe ?Pije alkoolike dhe duhan? me 1,6 % secili, ?Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë? dhe ?Shëndeti? me 0,8 % secili, ?Shërbimi arsimor? me 0,5 %. Ndërsa, grupi ?Mallra dhe shërbime të ndryshme? u ul me 0,5 %.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit ?fruta? u rritën me 13,9 %, pasuar nga nëngrupet ?vajra dhe yndyrna? me 8,7 %, ?bukë dhe drithra? me 6,6 %, ?sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira? me 5,5 %, ?zarzavate përfshirë patatet? me 5,1 %, ?qumësht, djathë dhe vezë? me 4,3 %, etj.

Krahasuar me muajin Tetor 2021, çmimet e grupit ?Transporti? u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet ?Argëtim dhe kulturë? me 1,4 %, ?Hotele, kafene dhe restorante? me 0,5 % ?Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë? me 0,4 % ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji? me 0,3 %,?Komunikimi? dhe ?Shërbimi arsimor? me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit ?Ushqime dhe pije joalkoolike? u ulën me 0,2 % pasuar nga grupet ?Veshje dhe këpucë? dhe ?Mallra dhe shërbime të ndryshme? me 0,1 %, secili./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga