Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë dhënë gazetarit Jason French të radios amerikane, French Capital Podcast. ka folur për fillimet e George Soros në Shqipëri.
Berisha tha se në fillimit të viteve 90, Sorosi erdhi dhe ndihmoi në krijimin e shoqërisë civile, por më pas filloi të punonte në mënyrë të njëanshme , që do të thotë, se ndihmonte mbeturinat e sistemit diktatorial komunist të hynin në organizatat e shoqërisë civile dhe po i vendoste nën ombrellën e ish- Partisë Komuniste.
?Në fillimit të viteve 90, Sorosi erdhi dhe ndihmoi në krijimin e shoqërisë civile. Unë isha mirënjohës dhe i lumtur. Brenda pak vitesh kuptova se Sorosi punonte në mënyrë të njëanshme , që do të thotë, se ndihmonte mbeturinat e sistemit diktatorial komunist të hynin në organizatat e shoqërisë civile dhe po i vendoste nën ombrellën e ish- Partisë Komuniste. Në diktaturë ne kishim shoqëri civile, por ajo ishte moniste nën varësinë e ministrive dhe PPSH-së. Në vend të kishim një shoqëri civile të pavarur dhe pluraliste, ne u kthyem mbrapa në modelin monist të shoqërisë civile. U mërzita nga ky zhvillim. Unë vetë e konsideroja shoqërinë civile të pavarur shumë të rëndësishme për një shoqëri demokratike.
G. Soros që në fillim ndihmoi shumë ish-komunistët me OSHC-të dhe operatorët mediatikë. Kur u bëra kryeministër në 2005, punova shumë për të integruar vendin në NATO, BE dhe u shënuan progrese të mëdha. Njëra prej betejave të mia të suksesshme ishte kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çka mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe dyfishoi të ardhurat, pagat, pensionet. Shqipëri u bë një vend i vërtetë dinamik. Unë u largova nga pushteti pas zgjedhjeve 2013. Pasi u largova nga pushteti, mbeta vetëm si deputet. Hoqa dorë nga kryesia dhe presidenca e partisë dhe mbeta një deputet i PD-së.?-tha Berisha.
Ndërsa duke u ndalur tek Reforma në Drëjtësi, Berisha tha se ekspertët shqiptarë e të huaj dhe pothuajse të gjithë kishin lidhje me fondacionin e Soros.
Dhe rezultati sipas tij, ishte se u kap i gjithë sistemi i gjyqësorit.
?Problemet e reja u shfaqën sepse kur erdhën në pushtet miqtë e Sorosit, si Edi Rama, në dhjetor 2013, Fondacioni ?Shoqëria e Hapur? në Shqipëri (FSHH) hartoi planin strategjik në të cilin parashikoheshin ndryshime kushtetuese, reforma e gjyqësorit dhe reforma zgjedhore. Bazuar në këtë plan strategjik, Fondacioni ?Shoqëria e Hapur?në fillim të 2014 nisi punën për të zhvilluar tavolina të rrumbullakëta për këto reforma, manipuloi sondazhet e opinioneve për reformën e gjyqësorit.
FSHH krijoi trurin e reformës së gjyqësorit të përbërë tërësisht nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj dhe pothuajse të gjithë kishin lidhje me fondacionin. Sorosi personalisht u përfshi për të promovuar reformën e gjyqësorit në Shqipëri. Si opozitë ne morëm pjesë dhe vumë një kusht. Kushti ishte që draftet e këtyre rezultateve t?i dërgoheshin Komisionit të Venecias dhe të shqyrtoheshin prej tij. Shumë shpejt u bë e qartë se: së pari, reforma ishte unike në botë; së dyti, qëllimi kryesor i saj ishte ta shndërronte gjyqësorin në një degë të ekzekutivit të PS-së. Në tetor 2015, u paraqit drafti i parë i ndryshimeve kushtetueses në kuadër të reformës së gjyqësorit. Iu dërgua Komisionit të Venecias. Në dhjetor 2015, Komisioni i Venecias rrëzoi 38 nga 63 nene të draftit, sepse që të gjitha synonin të kapnin gjyqësorin dhe nuk përputheshin me standardet ndërkombëtare.
Më pas, përgatitën një draft të dytë. E dërguar në janar 2016 në Komisioni i Venecias. Në mars 2016, Komisioni i Venecias e rrëzoi si një draft që synonte të kapte gjyqësorin dhe ta kthente në një degë të ekzekutivit. Paskësaj, ata u detyruan të uleshin me opozitën. Ne punuam së bashku dhe i përfshimë të gjitha rekomandimet e Komisioni i Venecias të cilat ishin thelbësore për një gjyqësor të pavarur. Por, pasi votuam draftin në 22 korrik, menjëherë kryeministri Rama dhe truri i reformës vendosën të votonin ligjet organike pa pjesëmarrjen e opozitës. Kështu që ata morën të gjitha nenet që ishin të papajtueshme me një gjyqësor të pavarur dhe i futën në ligjet organike. Cili është rezultati? U kap i gjithë sistemi i gjyqësorit. Drejtuesit e institucioneve të reja të gjyqësorit janë ish-ministra socialistë, motra e vëllezërit të ministrave socialistë, ish-prokurorë komunistë, ish-hetues, ose ish-gjyqtarë, ish-oficerëtë policisë sekrete të Enver Hoxhës. Në këto 30 vite nuk kemi pasur kurrë një sistem gjyqësor të tillë. Çfarë do të ndodhë më pas? Përdorën procesin e vetingut. Si opozitë, ne mbështetëm një proces ventingu nga poshtë-lart. Qeveria me ndihmën e trurit të reformës miratoi një reformë nga lart-poshtë, shfrytëzoi vetingun si një gjueti shtrigash, shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. E la vendin për 4 vjet pa Gjykatën Kushtetuese dhe pa Gjykatën e Lartë. Më tepër se 40,000 dosje mbetën pa u shqyrtuar në Gjykatën e Lartë. Tani po vazhdojnë po njësoj. Po shfrytëzojnë vetingun për ta pastruar sistemin e gjyqësorit nga të gjithë gjyqtarët që nuk ishin të majtë, ose kishin dallime të tjera.?-deklaroi Berisha./CNA.al
Lulzim Basha, kreu i përkohshëm i PD, ditët e fundit, për të...
Ylli Manjani ish-Ministri i Drejtësisë, ka komentuar reagime...
Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha ka deklaruar se po merret ...
Sot kanë dalë dokumente që provojnë se Lulzim Basha është en...
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli deklaroi se ajo çfar...
Deputetja e PD, Flutura Açka dhe Drejoresha e Komunikimit të...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka theksuar se vendimet që do t...
Kreu i PD, Lulzim Basha, është ‘viktimizuar’ përballë kritik...
Më shumë se gjysma e shqiptarëve (55,2%) besojnë se vrasjet ...
Analisti Fatos Lubonja është përplasur ashpër me kreun në de...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se me urdhër të kryeminist...
Analisti Fatos Lubonja është përfshirë në një debat me kreun...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka deklaruar...
4,4% e shqiptarëve mbi 18 vjeç kanë qenë personalisht viktim...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka qenë Basha ai i cili...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim ...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, në emisioni...
Presidenti Ilir Meta ka ironizuar faktin që në vendimin e Gj...
Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur...
Presidenti Ilir Meta vendosi t’i shmanget përgjigjes konkret...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...