Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
I dashur Albin, Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamurit dhe ditën, kur gjithë shqiptarët me mandat përfaqësimi, nga Mitrovica në Prevezë, nga Shkupi në Durrës, u mblodhën në Vlorë dhe shpallën pavarësinë e vendit të tyre. Pavarësisht se si fuqitë e mëdha i dizenjuan kufijtë e shtetit të mëvonshëm shqiptar, dhe pavarësisht faktit se më shumë se gjysma e banorëve ngelën tragjikisht jashtë kufijve zyrtarë të shtetit të tyre, ata kurrë nuk rreshtën së festuari këtë ditë. Duke e konsideruar ditën e vendimmarrjes së tyre të madhe.
Sot po ju drejtohem për një problem që më ka prekur thellë së fundi.
Besoj se ju nuk e dini që në bodrumet e Bibliotekës ?Hivzi Sulejmani? në Prishtinë, ekziston që prej 13 Majit 2019, një ekspozitë e rrallë. Një ekspozitë me sende personale prej 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Gjenden aty ato pak sende që prindërit apo të afërmit kanë mbledhur mes dhimbjes së thellë, me shpresën se lidhja me ta, do mbetet përmes këtyre më e plotë. Besoj ju e dini, që shumica e këtyre 1133 fëmijëve nuk kanë sot as fotografi. Ato janë djegur bashkë me shtëpitë e tyre, janë groposur nën gërmadha, duke mos ju lejuar familjarëve, as të shohin të stampuar në letër sytë apo buzëqeshjen e atyre që ikën nga kjo botë pa asnjë faj.
U ktheva prapë dje në Prishtinë për atë ekspozitë. Eshtë e vështirë të dalësh prej saj i papërlotur. Takova babain e familjes Muqolli. Ka humbur katër fëmijë në 17 Prill të vitit 1999. Shehiden 14 vjeç, Naserin 13, Ylberin 10 dhe Egzonin 4. Bashkë me fëmijët edhe bashkëshorten, nënën dhe babain, katër motra dhe familjen e vëllait.
I ka gjetur të masakruar dhe të djegur në dhomën e shtëpisë. Të vetmen sende që ruan prej tyre janë disa fletore shkolle, që i ka gjetur të shprëndarë në oborr në baltë. I ka sjellë në ekspozitë. Përpara tyre, me zërin e dridhur, më rrëfeu motivin për të cilin vendosi të jetojë. Që fëmijet e tij dhe sakrifica e tyre, si e gjithë fëmijëve të Kosovës, të mos harrohet kurrë.
Takova familjen Klinaku, që 22 Shtatorin e vitit 1998, humbi vajzën 6 muajshe. Cili mund të jetë faji i një fëmije 6 muajësh, veçse që erdhi në jëtë në një moment tragjik dhe iku nga kjo jetë po kaq tragjikisht? Nuk kanë asnjë fotografi të vajzës. Janë djegur bashkë me shtëpinë. E vetmja gjë që mbetet është një fustan, sendi më me vlerë që trashëgojnë dhe që e kanë vendosur në atë ekspozitë.
Në udhëtimet e mia nëpër botë më ka qëlluar të shoh muzeume dhe ekspozita të ngjashme. Në Ruanda kam vizituar Muzeun e Genocidit. Në një pavion të tij flitet edhe për Kosovën; në Jeruzalem Vad Jashemin; në Berlin atë të Murit famëkeq dhe të viktimave të tij; në Adis Abeba muzeun e krimeve të Komunizmit; në Poloni Aushvitzin, Në Kamboxhia muzeun e masakrave të Khmerëve të Kuq. Të gjithë këta janë institucione tejet të rëndësishme në këtë vende, për të mos thënë me kryesorët. Janë dëshmi e historisë, por shpesh edhe të absurdit dhe egërsisë të këtyre vendeve vetë.
Për fatin e keq, Kosova jo vetëm që nuk e ka një Muze të tillë, por edhe kjo ekspozitë e ngritur përkohësisht qëndron ende në një bodrum. Thuajse këta fëmijë, skanë më nevojë të shohin përmes sendeve të tyre të dikurshme dritën e diellit. Si të gjithë të rënët pafaj kudo në botë. Kosova se ka ende nje Muze të genocidit, as një Muze të krimeve të luftës; madje, spo guxon të shndrroje në Muze permanent as këtë ekspozitë të fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në vitet e luftës.
Dëgjova që një Muze i tillë nuk para pëlqehet nga ndërkombëtarët. Sepse sipas tyre, një shtet multietnik nuk ndërtohet duke kujtuar krimet që njëra palë ka bërë ndaj palës tjetër. Shpresoj që kjo të jetë e pavërtetë ose keqkuptim. Sepse nuk besoj se ka ndonjë ?ndërkombëtar?, të çfarëdo kombësie, që guxon të mendoje se shteti multietnik ngrihet duke i fshehur krimet dhe jo duke i ndëshkuar ato; duke fshehur kriminelet dhe duke mos lejuar prindërit që t?i tregojnë brezave që vijnë sakrificën e tyre. Unë besoj se shteti multietnik ngrihet duke e njohur e përballur dhe jo duke e injoruar historinë. Sepses i i tille s?do ishte kurrë një shtet multietnik; do ishte një shtet i ngritur mbi mosbesimin.
Së fundit unë nuk besoj që dikush në Kosovë, ka mandatin të negociojë për shpirtrat e 1133 fëmijëve të pafajshëm, qoftë kjo e justifikuar me ardhmërinë apo çdo premtim tjetër. I çfarëdo lloji qoftë.
I nderuar zoti Kryeministër. Nxirrini kujtimet e atyre 1133 fëmijëve të rënë në luftë nga ai bodrum. Vendosini sendet e tyre të fundit aty ku ju takojnë. Në vendin më të dukshëm të shtetit tuaj të ri; në vendin prej nga nis historia e tyre. Histori që ka në thelb të saj sakrificën e tyre të paçmueshme. Unë e kuptoj që lufta dhe protagonistët e saj trazojnë edhe zhvillimet politike të sotme. Por këta fëmijë nuk kanë lidhje me asgjë. Ata nuk lënduan askend e sot nuk po kërkojnë asgjë. Veç pak dritë dielli që ju takon edhe pse s?janë më në këtë botë.
Unë e kuptoj që të rënët skanë gojë e as votë. E kuptoj që prioriteti është gjithnjë i atyre që klithin më shumë; që bërtasin, që ngrenë zërin. E di që ka gjëra të përditshmërisë që duhen zgjidhur e kërkojnë ngut. Por është në dinjitetin e një kombi dhe në detyrën e një qeverie, të dëgjojë edhe ata që s?flasin dot. Që jua prenë fjalën përgjithnjë, përdhunësisht, krejtësisht pa faj.
Vizitojeni edhe vetë atë ekspozitë zoti Kryeministër. Si një dëshmitar i asaj kohe dhe si qytetar, që sot jeton normalisht, në Republikën e Kosovës e ngritur edhe nga sakrifica e tyre. Si një prind, që mund ta kuptojë dhimbjen e atyre prindërve që fëmijët e tyre si puthën e si përkedhelën më kurrë. E madje që sot, s?mund t?ju shohin as tiparet në një fotografi. Dhe që ende 22 vjet pas luftës, askush s?ka kurajon ti vendosë në Muzen që meritojnë.
Miqesisht Blendi Fevziu
Kam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura në këtë vend po...
Shqipëria mund të mësojë nga Kosova si zhvillohen zgjedhjet,...
-Duam edhe fjalën e jo vetëm xhestin zonja Kim!“Në momentin ...
Dëshëroni një “antipastë” të asaj që ka për të ndodhur me Pa...
Nga Ylli DylgjeriKu ndahen formularët për të marrë pjesë në ...
Nga Kostandin LuçiVasic Moisije, një personazh aq anonim dh...
Nuk është trekëndësh, por është rreth. Gjeometria politike, ...
Pasi doli rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama e f...
Të përfshihesh në përballjen Berisha – Basha është e paevitu...
Nga Dr. Arian Starova, Ish- Ministër i Jashtëm Kryetar i Sho...
Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren am...
Nga Avenir Peka Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përd...
Ka më shumë se një paradoks në atë që po ndodh në Partinë De...
Krimi i fundit monstruoz i një vrasësi manjak 38 vjeç kundër...
FJALE ZEMRE (Nga Ilir Vrenozi)Kur i bashkohesh një luftë, i ...
Nga Luan Rama Profile artistësh: DY PUNË TË PAMBARUARA, SI V...
Ditët e fundit, kryetari ende në detyrë i PD Lulzim Basha ë...
Në fillim tha se, çështja Berisha kishte qënë një nga vendim...
Dëgjova mbrëmë Gazmend Bardhin në një debat televiziv,i cili...
Zonja Duma prej dy ditësh ka filluar t’i lëshojë mesazhe per...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...