Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Dëshëroni një ?antipastë? të asaj që ka për të ndodhur me Partinë Demokratike pas datës 11 dhjetor?! Shihni çfarë po ndodh këto orë në Fier, aty ku një ish-kryetar i degës lokale të partisë dhe një turmë militantësh janë përzier në një sherr ndërrimi bravash të derës së (ish)zyrës së tij, të cilat i kishte ndërruar nga ana e tij më parë pasardhësi i komanduar nga Lulzim Basha, pasi ish-kreu Luan Baçi kishte kaluar me Foltoren.
Lufta e bravave mes Luan Baçit dhe Agron Kapllanajt për zyrat e PD Fier, është metafora më e goditur që mund të gjendet për të përshkruar tollovinë dhe tendosjen ekstreme që po përjeton këto orë Partia Demokratike. Dy burra me emër, me një reputacion lokal dhe kostum politik për të ruajtur (njëri prej të cilëve deputet), luftojnë me kaçavida e pinca për t?i marrë zyrat njëri-tjetrit! Parodi më qesharake për një konflikt politik të përmasave kombëtare nuk egziston kurkund!
Është kohë bravash në PD. Doktori e akuzon Bashën për drogën e Toyota Yaris, tjetri replikon se Berisha dhe Meta qëndrojnë pas gjithë problemeve dhe humbjeve që PD ka arshivuar në këto vite. I vjetri ka në dorë prej muajsh bravën e re të zyrës së Lulit, ky i fundit detyrohet të kontrollojë çdo mëngjes nëse mund t?i hapë ose jo dyert në selinë ku drejton. Do të vlejë kjo procedurë sidomos pas 11 dhjetorit, kur në PD do të ketë vërtetë vlerë koncepti i fitimtarit me çelës në xhep, që le jashtë kundërshtarin.
Alegoria e bravave të Fierit është paradhoma e asaj që pritet të rezervojë dhjetori në një parti që tashmë është çarë në dysh faqe shqiptarëve. Në mënyrën më agresive, më të shëmtuar dhe më vetëdemaskuese. Demokratët kanë shkuar drejt e tek klisheja e bravës, vulës dhe shoferit, që ka qenë historikisht ?triada? e të fortëve që mbanin partinë, duke mundur sfidantët që mbeteshin në oborr ose të kafja përballë. Në rastin e PD fenomeni është shumë më i dukshëm dhe i shëmtuar, pasi përmasat e tij janë ku e ku më të mëdha se ato të një partie nga ato që mezi u njihet stema.
Që sherri Basha-Berisha do të përfundojë në dyert e gjykatave, kjo duket e qartë ende pa nisur ethet e dy kongreseve. E nëse do të jetë një gjykatë që do të shpallë formalisht fitimtarin, mbetet të shihet nëse çekiçi i drejtësisë do të pasohet ose jo nga një valë ndërrimi bravash. Qysh sot, në forumet më të larta të partisë, debatet janë të tilla që një pjesë e tryezës do të donte me dëshirë t?ja ndërronte bravën e derës së zyrës pjesës tjetër sapo të mbaronte mbledhja.
Brava e Fierit tregon simbolikisht se PD e ka të pamundur tashmë të shërbejë si e njëjta strehë për dy grupimet që janë krijuar pas 9 shtatorit. Berisha dhe Basha nuk rrinë dot më së bashku nën çatinë e SHQUPIT. E tregoi padurimi i Luan Baçit me mandat të skaduar, për të nxjerrë nga zyra pasardhësin e tij. Puna është të shihet cili do të ketë në xhep bravën e fundit. Atë fituesen./CNA.al
Nga Ylli DylgjeriKu ndahen formularët për të marrë pjesë në ...
Nga Kostandin LuçiVasic Moisije, një personazh aq anonim dh...
Nuk është trekëndësh, por është rreth. Gjeometria politike, ...
Pasi doli rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama e f...
Të përfshihesh në përballjen Berisha – Basha është e paevitu...
Nga Dr. Arian Starova, Ish- Ministër i Jashtëm Kryetar i Sho...
Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren am...
Nga Avenir Peka Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përd...
Ka më shumë se një paradoks në atë që po ndodh në Partinë De...
Krimi i fundit monstruoz i një vrasësi manjak 38 vjeç kundër...
FJALE ZEMRE (Nga Ilir Vrenozi)Kur i bashkohesh një luftë, i ...
Nga Luan Rama Profile artistësh: DY PUNË TË PAMBARUARA, SI V...
Ditët e fundit, kryetari ende në detyrë i PD Lulzim Basha ë...
Në fillim tha se, çështja Berisha kishte qënë një nga vendim...
Dëgjova mbrëmë Gazmend Bardhin në një debat televiziv,i cili...
Zonja Duma prej dy ditësh ka filluar t’i lëshojë mesazhe per...
Nga Azmi StringaKa bërë veprime brilante. S’ka lidhje me Ber...
Një material i publikuar nga mediat ditët e fundit, tregon s...
Sot gazetari dy lekësh i Lulzim Bashës, njeriu që deri dje i...
MATEO I VOGËL QË NUK ËSHTË MË DHE NE TË GJALLËT QË FLASIM PO...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...