Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kujdes nga ndjenja mashtruese e sigurisë: Në rastet e uljes së efektit mbrojtës të vaksinës gjithnjë e më shpesh edhe të vaksinuarit duhet të shkojnë në spitale, madje edhe ata në moshë më të re.
Bëni kujdes! Ka shumë të vaksinuar që besojnë, se tani që janë vaksinuar janë të sigurtë dhe nuk tregojnë kujdesin e duhur. Vaksina vërtet të mbron nga infektimi me Corona, por megjithatë gjithnjë e më shumë të vaksinuar po infektohen. Dhe shumë shqetësuese është se edhe ecuria e infektimeve tek ata shpesh është më e rëndë e zgjat më shumë se e mendonin ata, edhe më të rinjtë. Sipas Institutit Robert Koch në javën e parë të nëntorit (gjendja e datës 10.11.2021) rreth 23% e të rriturve të shtruar në spital ishin në 60 vjeç dhe 45% e pacientëve nga mosha 60 vjeç e lart ishin të vaksinuar. Në gusht kjo vlerë ishte në 6% tek ata nën 60 vjeç dhe 18% tek ata mbi 60 vjeç.
Vaksinimi megjithatë efektiv
Vërtet që po rritet me shpejtësi numri i të vaksinuarve në spitale që nga vera, por kjo nuk do të thotë, se vaksinat e Coronës janë tanimë përgjithësisht pa vlerë. RKI e vlerëson efektivitetin e vaksinës nga mosha 18 vjeç në rreth 72%. Si edhe më parë të vaksinuarit janë pjesa më e vogël e të shtruarve në spitale. Nëse kuota e vaksinimit do të ishte më e ulët, atëherë sistemi shëndetësor në Gjermani tani do ndodhej para kolapsit.
Sfida kryesore në këtë vjeshtë të vonë do të mbetet, nëse do mund të binden të pavaksinuarit përmes ofertave të vaksinimit kudo në supermarkete apo në ambiente pune si dhe të ofrohen shpejt e në mënyrë të zgjeruar vaksinimet përforcuese, jo vetëm për më të moshuarit e për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.
Kush janë 18 milionë të pavaksinuarit në Gjermani?
Deri më tani sipas RKI janë dhënë gjithsej 113.672.633 vaksina kundër COVID-19- në Gjermani. Vetëm 1 herë janë vaksinuar 69,8% e popullsisë, dy herë 67,3% e saj. Vetëm 3,7% ka marrë vaksinën përforcuese. Veç 9,2 milionë fëmijëve nën 12 vjeç në Gjermani, për të cilët ende nuk ka vaksinë të lejuar, mbeten rreth 18 milionë vetë në Gjermani që nuk janë vaksinuar, megjithëse mund të vaksinohen. Ka ndërkohë disa studime, që japin të dhëna, se kush nuk do të vaksinohet.
Sipas një studimi të Institutit të Opinionit, Forsa, aktualisht 64% e të pavaksinuarve janë refuzues të vaksinës, 29% hezitojnë ende dhe 7% janë parimisht gati për vaksinim. Shpesh janë më të rinjtë që nuk vaksinohen. Ndërkohë në pjesën e popullsisë nga mosha 18-59 vjeç ka rreth 12 milionë vetë të pavaksinuar. Madje dallime ka edhe mes Lindjes e Perëndimit. Gjermanolindorët janë më pak të gatshëm për vaksinim dhe kanë më pak besim në sigurinë e vaksinës. Ndërkohë që në qytetin-shtet verior gjerman, Bremen janë vaksinuar 81,5% e njerëzve, në lindjen gjermane në Saksoni kjo shifër është 59,4%.
Po ashtu edhe njerëzit me sfond migracioni janë më shpesh të pavaksinuar. Sipas studimit të Forsa-s tek ky grup i popullsisë nuk arrijnë sa duhet fushatat informative në gjuhë të kuptueshme për ta. Edhe në lidhje me të ardhurat ka të dhëna të qarta. Sipas studimit të Institutit Max-Planck për Politikën Sociale dhe të Drejtën Sociale në 27 vende europiane dhe Izraelin, afër 30% e personave me të ardhura të ulta mbi 50 vjeç hezitojnë ose nuk duan të vaksinohen, kurse tek ata që kanë të ardhura të larta kjo shifër është vetëm 7,8%. Rreth 28,5% e të papunëve në Europë e refuzojnë vaksinën.
Edhe qëndrimi politik reflektohet në qëndrimin ndaj vaksinës. Sipas sondazhit të Institutit Forsa rreth 50% e votueseve e votuesve të pavaksinuar në zgjedhjet e fundit të Bundestagut e dhanë votën për partinë populiste, AfD. Tek të pavaksinuarit nuk janë të preferuara partitë CDU/CSU, SPD dhe sidomos Të Gjelbrit. Forsa kishte pyetur rreth 3048 persona nga shtatori deri në mes të tetorit 2021 me porosi të Ministrisë së Shëndetësisë, por ministria nuk kishte kërkuar preferencat partiake të të anketuarve, Forsa e kishte përfshirë këtë aspekt vetë në sondazh./DW
Mjeku Erion Dasho ka shprehur se historia e vaksinimit, nga ...
Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Granit Cana, është kome...
Ledjana Prenga është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”...
Fifi pas daljes së Granitit i është sulur një tjetër banori ...
Përgjatë stinës së dimrit shtohen edhe rastet e të prekurve ...
Rriten shifrat e COVID-19 ne vendin tone. Ne 24 oret e fundi...
Sigurohuni që të merrni të gjitha shërbimet dentare përpara ...
Debati dhe tensionet me Fifit dhe Ilirit kanë vazhduar edhe...
Ish konkurentja e “Përputhen” Iraida ka qenë një nga vajzat ...
Ditën e sotme Romeo ka vendosur të bëjë një surprizë për vël...
Gjatë ditës së sotme Donaldi ka marrë një surprizë nga vëlla...
Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti kanë sjellë një kë...
Aleksia Peleshi është kthyer në një nga vajzat më të komentu...
Khaoula Selmi, bashkëjetuesja e Kledit, konkurentit të “Big ...
Ky test i personalitetit zbulon gjendjen tuaj emocionale. Ky...
Victoria Lane është modele e njohur me origjinë Mesiakane e ...
Gjatë një bisede me Fifin, Dj Pm ka folur në lidhje me ndjen...
Ditët e fundit mes Einxhel dhe Ilirit ka pasur debate shumë ...
Agron Llakaj ka dhënë një lajm shumë të hidhur për ndjekësit...
Gjatë festivalit të muzikës rock “Rockville” ta pranishmit j...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...