Do të merrni apo rinovoni patentën?/ DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm
DPSHTRR ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjitha ata...
Ku ka lindur Koço Devole?!
-Në Kuçovë apo Çarçovë?-
-Alo…Koço! Kam bërë një ese.
-Ma dërgo! Kur të jem i lirë, do ta këndoj! -ma ktheu Koço.
-Pse edhe në karantinë nuk të del koha?!
-Unë, Koço Devolja, jam më i zënë tani pa punë, se sa kur bëja humor në skenë.
Eseja.
?Babai im? Me zanat qe shofer. Mamaja? Shumë pjellore. Kishte lindur 10 fëmijë.
Mes natë. Dialog:
Mamaja:-Kujdes! Përdor frenat! (Në atë mot nuk kishte mbërritur në katund prezervativi.)
Babai: -Pa merak. Frenat i kam top…
Erdhi orgazma… U dëgjua një obobo… dhe një psherëtimë lezeti…
Kaluan 9 muaj. Dëda (gjyshja) dha sihariqin:-Djalë!…
Nga katoi u dëgjua zëri i babait…
-Lopa e bëri viçin…?
…Kaloi java. Takohem me Koçon e më thotë:
-Biri im! Është i bukur humori, kur e dëgjon, por i rëndë, i rëndë shumë kur e shkruan! Në atdheun tonë mama, ka qindra poetë e shkrimtarë, por numërohen me gisht ata që shkruajnë humor: Dritëro Agolli, Filip Çakuli, Pëllumb Kulla dhe më i madhi Qamil Buxheli!
Mendimi im për esenë?
Së pari, ti thua babai mballosi mamanë. Ku është humori këtu? Çiftet këtë zanat kanë: të mballosen sa kanë takat!
Së dyti, aksident! Me statistika 90 përqind e lindjeve vijnë nga aksidentet. Pa aksidente nuk do të gjenim asnjë kopil për be!
Së treti, më gje një katund ku bagëtitë dhe gratë nuk lindin në një ditë!
-Po zotrote, me seks humori je gatuar?
-Jo, -tha Koço. -Humori im, lindi pasi dola nga mitra. Në atë mot jetonim në Kuçovë. Ngamaterniteti në gjendjen civile.
-Po këtu ku është humori?!
-Duro, or i uruar! Kur më zunë sikletet, me letra doli se kisha lindur në Çarçovë.
Përmet!!
-E sajove për humor?
-E kam ruajtur pasaportën e vjetër. Bile e mbaj si hajmali ne xhep.
Hapi protofolin. Nxorri pasaportën. Ishte e vogël, me pak faqe, ngjyrë vishnje. E hapi.Vendlindja: Çarçovë?!
-Po ti paske lindur me këmishë! Ata që lindin në Çarçovë, plus mikun këtu, marrin pasaportë greke!
-Mos u tall!
-Ke besim te Mitroja?
-Si te Perëndia!
-Dëgjomë dhe besomë. Bile, të ndaloj të flasësh. Ti je i madh në skenë, por aguridh në skenën e jetës! Sikur të takon të jesh edhe shqipo edhe helen?Në Çarçovë jetojnë minoritarë grekë. Unë kam mik kryetarin e komunës, Veli
Mehmetin. Po e marr në telefon që tani:
-Alo! Si të kam Veli djali? Kur të vish në Tiranë, të presim për drekë teSky
Toëer: Koço Devole, Filip Çakulidhe Lad Kosta…
-Bisedën e dua treshe, -tha Koçoja. -Nuk dua që Filipi të talli menderen.-Sa të
takojmë Veliun, po të tregoj historinë si e zbulova vendlindjen.Ti e di që më
arrestuan në Itali. Demek për drogë! Ka kaur aq trim, si puna ime, që të shesi e të
blejë drogë?! Me traget mbërrita në Bari. Gjeta një makinë për nëMilano. Muhabet
me shoferin. Në dorë mbaja si lodër një pult. Na ndaluan dy policë. Një mashkull e
një femër. Mashkulli i tha shoferit:?Dokumentat!? Femra më tha mua: ?Xhaxhi!
Ma jep pak pultin!?
Ia dhashë duke buzëqeshur.
Ajo shtypi dy sumbulla…Diçka kërciti dhe u hap një kuti.Ruajna Zot: mbushur me miell.
-Për petulla?!
-Jo. Për byrek!Pastaj skenari ishte i thjeshtë. Zgjatëm duart. Na vunë prangat. U futëm në rajonin e policisë.
-Ç?është kjo hata! -fola unë me nerv.-Një pepino i vë prangat për një pult humoristit më të madh të trojeve tona?! Unë mendoj që proçkën ta ka bërë Partia Socialiste. Ti je demokrat i sahatëve të parë. Duke të burgosur ty, Koço Devole, për drogë dëmtohej imazhi i demokratëve!
-Duke ndenjur me mua, qenke bërë edhe humorist, Mitro xhani! Sa për kulturë.
Kur isha ne birucë, u bë një peticion i firmosur edhe nga Fatos Nano, Ilir Meta, Berisha, Jozefina Topalli, Gramos Ruçi! Por mos më ndërhy, kur llafos, si Vasilika Filipit, kur tregon barcaleta. Përfytyro një birucë. Në mes tavolina mbushur me shkresa. Hetusi i çoroditur pyeti: ?Ku ke lindur?? Në Kuçovë! Polici zgurdulloi sytë, sikur kishte përpara qoftëlargun. ?Kush merret me drogë, është edhe mashtrues.
Zyrtarisht ke lindur në Çarçovë.? Ngrita supet. Hera e parë që e dëgjoja.
?Këtej do ta nisim hetimin,?-tha italiani.
Kaluan dy ditë. Më ftoi hetuesi. Jo në birucë, në zyrë. Duke qeshur më tregoi për gabimin e gjendjes civile në Kuçovë. Pastaj më pyeti: ?Kaq i madh je ti, Koço Devole, sa peticionin e kanë firmosur të gjithë politikanëtshqiptarë?! Në fakt politikanët qeshin, kur unë dal në skenë. Por më zgërdhihen, kur më paguajnë.
Çdo muaj marr 350 dollarë!
…Dhe u mbyll historia.Kaluan nja dy vjet. Do të shkoja në Amerikë. Duhej viza.
Në ambasadë më priti konsulli. ?Nuk merr vizë pa e ndarë zyrtarisht ku ke lindur: në Kuçovë apo në Çarçovë?!?Pohalli? Përfundova në gjykatë. Bir, o Mina!
Duheshin dëshmimtarë. Të gjithë o të vdekur, o me një këmbë në varr! Pagova ca koqe leku. Falsifikova ca dëshmi. Gozhda me goxhdë. Gabimi në gjendjen civile u rregullua me falsifikim në gjykatë!…
Erdhi për drekë edhe Veli Muhameti. U ulëm për kafe.
-Do e rregullojmë. Zyrat në Çarçovë u bënë shkrumb e hi në vitin 1997. Ti nuk e di, por ke lindur në Biovishtë, fshat minoritar. Unë po flas me kryetarin e bashkisë në Konicë, qirje Prodromos (Maqi)Haxhifre. Jemi miq të vjetër…
Kaluan tre muaj. Në telefon Veliu.
-Çdo gjë ok. Bashkë me Koçon do të hani drekë në Burizanë, vend turistik afër Konicës…
Kaluam kufirin te ?Tri urat?. U ulëm në një bujtinë. Nga Konica kryetari kishte marrë një përkthyes. Veliu mungoi.
Na pyeti kryetari:
-Dini greqisht?
-Di vetëm fjalën?Lefta?.
-Mos shko më tej.
-Kuptoj shumë. Flas pak?
-Si quhen babai, mamaja, gjyshi, gjyshja, vjehrri dhe vjehrra?
-Lefter, Anastasi, Jorgo, Penelope…
-Ti qenke më grek se sa unë. Do mbushësh ca formularë. Do vish në Konicë dhe do të betohesh, siç betohen helenët! Hajt gëzuar…
U ndamë. Rrugës për në Tiranë i rraha krahët:
-Urime pali-kari!
-Po u betova për Greqinë, -tha Koçoja, -fshihet ?pali? dhe mbetet K… me gërmë të madhe! Do dukem si angjent i asfalisë?
…Le ta harrojmë këtë histori./CNA.al
DPSHTRR ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjitha ata...
Gazetari Milaim Zeka ka folur sot në lidhje me zgjedhjet në ...
Ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare, Marsel Skëndo, nj...
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hën...
Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kape...
Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencav...
Një mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë ultësirën e rrethi...
Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bash...
Edhe pse është ngritur disa herë si shqetësim, lokalet, rest...
GJKKO la sot në fuqi vendimin për masën e sigurisë me burg p...
Në meshën e së dielës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën...
Poeti Bardhyl Londo, ka reaguar në lidhje me asfaltimin e nj...
Ditën e sotme ka nisur puna për ndertimin e tunelit te Lloga...
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se punimet në kantier...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në b...
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehin shqetësi...
Profesor Artan Fuga vijon të përcjellë mesazhe të forta, në ...
Mjeku infeksionist, profesor Tritan Kalo, i ka dhënë një “sh...
SPAK ka kërkuar arrest me burg për Artur Balla dhe Bledar Li...
Ditën e sotme nisin punimet në kantierin e Tunelit të Lloga...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...