Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Erion Dasho
Lajmi se dy kompani serioze, Merck dhe Pfizer janë në prag të marrjes së miratimit për dy trajtime efektive kundër COVID-it është lajmi më i mirë në këto dy vjet pandemi.
Sidomos trajtimi që ka zbuluar kompania Pfizer ka një shkallë suksesi gati 90% dhe bazohet në një kategori të njohur medikamentesh, të cilës i njihen shumë mirë parametrat e efektivitetit, sigurisë, efektet anësore, etj.
Një medikament në formë tablete që e ul rrezikun e humbjes së jetës në nivelet e një epidemie të zakonshme gripi, praktikisht e kthen COVID-in në një problem sezonal, të ngjashëm me gjithë virozat e tjera.
A do të thotë se dalja e këtyre medikamenteve e bën vaksinën të panevojshme?
Së pari, duhet risjellë në vëmendje se vaksinat janë elementë parandalimi dhe parandalimi është gjithmonë i preferuar në raport me trajtimin. Por, në sajë të këtij trajtimi presioni personal dhe shoqëror për t’u vaksinuar do të jetë shumë më i ulët.
Së dyti, këto medikamente nuk do të vijnë në raftet e farmacive sot. Sikundër ndodhi me vaksinën, do të kalojnë disa muaj para se ato të disponohen në farmaci. Përsëri në mënyrë të ngjashme me vaksinën, vendet e pasura dhe të fuqishme kanë prenotuar sasitë e para. Vetëm SHBA-të kanë nënshkruar tashmë kontrata disa miliardë dollarëshe me Pfizer për kurën që besohet se do të kushtojë 700 dollarë për pacient.
Sezoni i virozave të këtij viti do të jetë me sa duket i fundit sezon virozash që do të ketë nevojë për një fushatë vaksinimi masiv kundër COVID-it.
Anti-Vax-ët, no-Vax-ët dhe konspiracionistët të mos kenë më hallin e dozës së katërt, të pestë apo të gjashtë. Pasi të kalojë ky sezon, vetëm personave në risk do t’u rekomandohet vaksina (sikundër ndodh edhe për vaksinën e gripit).
Por në këtë moment, gabimi më i madh do të ishte rënia e fluksit të vaksinimit me argumentin se tashmë ekzistojnë mjekime kundër COVID-it.
Kjo sigurisht do të pasohej me disa qindra vdekje të parandalueshme gjatë sezonit të virozave që sapo ka nisur…
Mbrëmja e kaluar në Big Brother ka qenë plot surpriza. Këngë...
Semi Jaupaj është një nga personazhet vip që është pjesë e B...
Bora Zemani dhe Donald Veshaj rrëmbyen zemrat e të gjithë sh...
Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Cov...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe ne ISHPPfizer është në ...
Sonte nga shtëpia e Big Brother Vip ka dalë Arditi si më pak...
Këngëtari Ardit Çuni është i eleminuari i radhës nga shtëpia...
Futbollisti Granit Cana është një nga konkurrentët më të kom...
Të kesh lëkurë të shkëlqyer nuk ka të bëjë vetëm me gjenetik...
Raporti Fifi-Granit vijon ende të jetë në qendër të diskutim...
Moderatorja Arbana Osmani ka bërë me dije se edhe këtë herë ...
Sot në Përputhen është transmetuar takimi mes Anës dhe Bledi...
Raporti Fifi-Granit-Semiështë kthyer në kryefjalën e diskuti...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Aktori Igli Zarka është banori më i ri në shtëpinë e Big Bro...
Këtë dimër krahas pandemisë mund të përballemi me një tjetër...
“Familja nuk është një gjë e rëndesishme”, ajo është gjithçk...
Marrëdhënia mes kantautorit të njohur Bojken Lako dhe këngët...
Prej një kohe të gjatë tashmë Arsimi, ish konkurenti i “Përp...
Prej kohësh tashmë çizmat e gjata janë në preferencën e shum...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...