Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kancelarja Merkel, në një takim me kryesinë e Unionit Kristiandemokrat,CDU,është shprehur në favor të kufizimeve të përgjithshme për të pavaksinuarit, por kundër një lockdown-i të përgjithshëm. Sipas pjesëmarrësve në mbledhje, Merkel tha se kufizimet mund të shkojnë përtej modelit 2G (lehtësime për të vaksinuarit ose të shëruarit) dhe se nuk përjashtohet mundësia që të pavaksinuarit të testohen çdo ditë në vendin e punës, siç bëjnë të ditur disa media gjermane.
Edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, është për t’i dhënë priroritet vaksinimit. Spahn, i cili u vaksinua vetë për herë të tretë javën e kaluar, është për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë. Aktualisht në Gjermani janë vaksinuar afro 67% e popullsisë. Spahn, ishte shprehur në fundjavë për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë.
Se si do të përballet Gjermania në dimrin e dytë të koronës, kjo do të jetë temë debati në Bundestagun e ri, gjatë seancave të jashtëzakonshme, më 11 dhe 18 nëntor. Kryeministri i ri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, si kryetar i Konferencës së Kryeministrave të Landeve, tha se do të zhvillojë bisedime me landet për rifresksimin e vaksinimeve për persona mbi 60 vjeç.
“Shoqata e mjekësve të përgjithshëm” i shikon me skepticizëm thirrje të tilla nga politikanët. Kryetari i saj, Martin Scherer, tha të martën, në një konferencë shtypi në Berlin, se është StiKO (Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit), inistitucioni që përcakton nevojën e vaksinimit.
Kryetari i StiKos, Thomas Mertens, tha se Stiko vazhdon të jetë për rifreskimin e vaksinave vetëm për personat me imunitet të dobët, pra, të moshuarit mbi 70 vjeç dhe të sëmurët. Një rifreksim për të gjithë nuk ka kuptim, përsa kohë që ende nuk është arritur një shkallë vaksinimi prej 80 ose 90 përqind, tha Mertens. Ai ishte gjithashtu për një ritëm të përmbajtur për rifreksimin e vaksinimit të parë, nisur nga nevoja që kanë shumë vende të botës së tretë për vaksinim të dorës së parë.
Shoqatat e mjekëve në përgjithësi, janë të mendimit se korona nuk do të zhduket, por, sikurse gripi, do të jetë pjesë e jetës sonë. Ata kërkojnë që vaksinimi të kalojë te klinikat e mjekëve të përgjithshëm, ndërsa të ulen pengesat burokratike në furnizimin me vaksina.
Ndërkohë, disa lande kanë nisur të veprojnë tashmë: nisur nga rritja drastike e numrit të infeksioneve me korona, qeveria e Saksonisë ka vendosur të aplikojë rregullin 2G (të vaksinuar ose të shëruar) për restorantet, eventet në ambientet të mbyllura ose ngjarjet e mëdha, si për shembull ndeshjet e futbollit. Drafti përkatës u diskutua të martën në kabinet dhe pritet të miratohet të premten dhe pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme.
Qëllimi është “parandalimi i pandemisë”, shpjegoi Dagmar Neukirch, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Sociale në Saksoni. Ajo tha se nëse spitalet mbingarkohen, mund të shpallet edhe një gjendje e jashtëzakonshme.
Numri i infeksioneve të reja me korona në Gjermani ka ardhur duke u rritur ditët e fundit: Të martën, numri i infeksioneve të reja u rrit me 10 813 në 4,6 milionë, sipas të dhënave në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI). Numri i vdekjeve u rrit me 81 në 95 833. Incidenca shtatëditore është 153.7./DW
Drejtori i CIA-s, William Burns, po zhvillon një vizitë të r...
Të paktën 19 persona u vranë dhe 43 u plagosën nga dy shpërt...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Afganistan. Një vajzë 9...
Prej shumë kohësh kanë nisur aludimet se gjendja shëndetësor...
Udhëheqësit botërorë Joe Biden, Boris Johnson, Angela Merkel...
Për herë të parë në historinë 30 vjeçare të Maqedonisë së Ve...
Një grup të rinjsh në Beograd kanë hequr flamurin shqiptar n...
Sipas BBC, fëmijët nga mosha 12-15 vjeç në Britaninë e Madhe...
Kryetari i Bashkimit Demokratit për Integrim Ali Ahmeti, për...
Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka një pasuri prej 2...
Mediat sociale kanë shpërthyer gjatë ditës së sotme, pas një...
Në samitin mbi klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë pre...
Mbi 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si...
Zhvillimet e së dielës në Shkup dhe dorëheqja e parevokueshm...
Presidenti serb, Vuçiç pret përgjigje nga BE lidhur me dekla...
Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga ...
Anëtarja e Parlamentit të BE, Christine Margarete Anderson, ...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë optimistë se rezultate...
Presidenti Joe Biden i tha Presidentit turk Recep Tayyip Erd...
Gjatë samitit të G20 të zhvilluar në Romë udhëheqësit e ekon...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...