Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Erion Dasho
Që me nisjen e pandemisë, synimi për t’ju rikthyer sa më parë normalitetit ka qenë po aq i fortë sa edhe përpjekja për të dalë të padëmtuar prej saj.
Por, sa pranë normalitetit kemi qenë dhe jemi?
Të mos harrojmë se pandemia nisi me hiper-entuziastët që u munduan ta paraqesin COVID-in si një “grip” gjë që nuk është aspak, pasi transmetohet shumë më shpejt dhe vret disa herë më shumë edhe se gripi më i fortë.
Me rritjen e shkallës së imunizimit, diku në mënyrë natyrore (shembulli më tipik janë Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, etj.) dhe diku në sajë të vaksinimit (shembulli më tipik janë Izraeli, Britania e Madhe dhe Singapori) sërish u besua se epidemia u vu nën kontroll. Praktika po tregon se edhe kjo shpresë është jo-realiste për shkak të shfaqjes së varianteve të reja dhe rënies së nivelit të imunitetit me kalimin e kohës.
Kthimi në “normalitet” i tentuar në Izrael dhe Singapor dështoi dhe vendet ju kthyen masave kufizuese.
Por a do të thotë se këto masa janë “anormale”?
Të kërkosh që një person të mbajë maskë kur hyn në autobus, tren, supermarket, apo në çdo mjedis të mbyllur publik, a është “anormale”?
Sigurisht, një aktivist i të drejtave të njeriut do të përgjigjet “PO”! Një përkrahës i teorive konspirative do të shkojë edhe më tej dhe do ta interpretojë këtë si një zbulesë të parashikimeve më ogurzeza të idhujve të tij, profetëve të kiametit!
Ndërkohë, një ekspert i shëndetit publik e sheh këtë si një masë të bazuar në evidencë. Mjafton të merret si shembull një popullsi mbi 80 milionëshe (ajo gjermane), e cila e zbaton këtë masë pa shkeljen më të vogël prej më shumë se një viti.
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria?
Në radhë të parë, duhet kuptuar se nuk ekziston një masë e vetme që do të garantojë kthimin në “normalitet”.
Mbi të gjitha, duhet përkufizuar vetë “normaliteti”!
?Nëse për qeverinë, ministrinë, komitetin dhe vetë shoqërinë shqiptare është “normale” që çdo ditë vdesin rreth 10 persona të raportuar zyrtarisht dhe disafishi i tyre të paraportuar…
?Nëse nuk na bën përshtypje fakti që kanë nisur të vdesin edhe 21, 25 apo 40 vjeçarët (raste të rralla, por gjithsesi tragjike kur bëhet fjalë për të tilla mosha)…
?Nëse shqiptarët janë aq “të lirë” sa mbajtja e një maske u duket dhunim i jashtëzakonshëm i lirisë (dhe jo korrupsioni, nepotizmi, vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet e qeveritarëve)…
…atëherë nuk ka nevojë të bëhet asgjë tjetër!
Mund të vazhdojmë si jemi dhe të jemi të sigurt (siç e kam deklaruar që në muajin prill) se shqiptarët nuk do të përballen me një dimër tjetër si ai 2020-2021. Më e keqja kaloi vjet dhe aq keq nuk ka për t’u bërë më. Do të vdesin disa qindra qytetarë (ndoshta dy ose tre mijë) dhe kaq. Sigurisht nuk do të kemi ato mbi 10 mijë vdekjet që ndodhën dimrin e kaluar!
POR! Nëse duam që më pak shqiptarë të sëmuren dhe të vdesin nga COVID-i këtë dimër, ka disa masa që as nuk dhunojnë “të drejtat” dhe as kufizojnë “lirinë”.
?Së pari, pasaporta shëndetësore si person i vaksinuar apo shëruar. Le të liberalizohen kriteret për këtë! Le të studiohet modeli i disa vendeve që e njohin statusin e të shëruarit deri në 12 muaj! Le të konsiderohet mundësia që niveli i antitrupave të mjaftojë për ta konsideruar dikë “të shëruar”!
?Së dyti, vaksinimi! Sa më shumë persona me moshën mbi 12 vjeç të vaksinohen, aq më të sigurt do të jenë individët dhe shoqëria. Të sqarohet se përfitimet nga vaksina janë shumë më të larta se rreziqet dhe të nxitet vaksinimi me vaksina të sigurta. SIGURISHT, vetëm mbi BAZA VULLNETARE dhe PA DETYRIM!
?Së treti, testimi! 50 cent kushton sot një test në Gjermani. Le të aplikohet vetë-testimi për të gjithë personat që nuk kanë dëshirë të vaksinohen dhe dëshirojnë të hyjnë në auditor, bar, restorant, kinema, etj.
?Së katërti, bashkëpunimi me qytetarët për të nxitur izolimin e të infektuarve deri në momentin e negativizimit të testit. Kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme për të parandaluar zinxhirin e transmetimit.
?Së pesti, maska! Mbajtja e një maske kirurgjikale ose FFP2 në mjedise të mbyllura e ul jashtëzakonisht rrezikun e transmetimit të infeksionit. 10 apo 20 cent kushton sot një maskë e tillë. Sërish, plotësisht e përballueshme për pjesën dërrmuese të popullsisë.
Sigurisht, ka edhe masa të tjera (sidomos ato që forcojnë kapacitetet trajtuese), por nëse do të merret pesë masat e përmendura më lart, COVID-i do të bëjë shumë më pak dëme në shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.
Atëherë, dimri 2021-2022 do të kalojë realisht si një dimër “normal”…/CNA.al
Një ngjare e rëndë ndodhi gjatë disa xhirimeve në New Mexico...
Në kuadër të një loje të vendosur nga “Big Brother”, sipas s...
Xhinset nuk dalin kurrë nga moda, por disa modele xhinsesh, ...
Konstadina Giani është një modele dhe aktore shumë e suksess...
Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit prej kohësh ka qenë ndër ...
Së fundmi ish konkurenti i “Përputhen” ka qenë i ftuar në em...
Edhe pas përfundmit të “Përputhen 2” konkurentët e atij edic...
Oriola Marshi është një nga modelet më të suksseshme jo vetë...
Një prej cifteve më të përfolur të “Pëtputhen” kanë qenë pad...
Marrëdhënia mes Fifi dhe Granitit vazhdon të jetë ndër më të...
Ardit Çuni ishte personazhi i radhës që herën e fundit u ele...
Aktorja e njohur turke Meryem Uzerli, e cila është bërë e nj...
Pas zënkave të shumta mes dyshes, Ada dhe Edi kanë vendosur ...
Gjatë xhirimeve për një film, aktori i njohur amerikan Alec ...
Aktorja e famshme, 46 vjeçare, Angelina Jolie është cilësuar...
Kleoniki është një prej vajzave e cila vihet shpesh herë në ...
Mbrëmjen e së premtes, gjatë spektaklit “Big Brother VIP” t...
Soni Malaj është një këngëtaret më të dashura të publikut sh...
Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka qenë tema më e diskutu...
Zaimina Vasjari është një prej këngëtareve më të pëlqyera dh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...