Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ?dhuratat? e Autoritetit Portual të Durrësit ndaj firmës që menaxhon Terminalin e Kontenierëve. Sipas dokumenteve që disponon emisioni investigativ, drejtori i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, ka akorduar plot 5 milionë euro për të ?ndihmuar? kompaninë që merr taksën e ngarkim-shkarkimit nga ky terminal.
Në shtator të vitit 2020, ?Fiks Fare? denoncoi procedurat e dyshimta të këtij Porti, i cili po jepte në shfrytëzim Terminalin e Kontenierëve për 5 vjet. Fituesit, me një investim prej vetëm 300 mijë eurosh, do të përfitonte plot 30 milionë euro. Fituesi i këtij tenderi është shpallur në fund të vitit 2020, ndërsa që prej janarit 2021 ky terminal po administrohet nga kompania ?Hili Company Limited (ltd)?.
Por, pa kaluar viti, Autoriteti Portual ka hapur disa tenderë për të ?ndihmuar? këtë kompani. ?Fiks Fare? ka siguruar një dokument ku Porti i Durrësit ka hapur tenderin me objekt ?blerje vinçi MHC?, me fond prej 408.975.000 lekë pa TVSH, ose rreth 4 milionë euro me TVSH. Në dokumentet shoqëruese thuhet se vinçi është i lëvizshëm dhe për kontenierë. Pra, është blerë posaçërisht për Terminalin e Kontenierëve.
Ky vinç, sipas dokumenteve të tenderit, do të përdoret për terminalin e kontenierëve. Por, ky terminal nuk menaxhohet nga Autoriteti Portual i Durrësit, por menaxhohet nga një firmë private. Pra, vlera prej 4 milionë eurosh e shpenzuar nga APD, po i vjen në ndihmë kësaj firme.
Por, nuk ka përfunduar këtu, autoriteti po blen një vinç me vlerë 1 milionë euro. Sipas dokumenteve që disponon ?Fiks Fare?, drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu, ka hapur një tjetër procedurë me objekt ?blerje vinçi të përdorur për nevoja të APD-së?. Fondi limit është 125 milionë lekë. Në dokumente thuhet se ?prokurimi ka për qëllim blerjen një vinçi MHC për Autoritetin Portual Durrës?. Ndërsa, sipas një harte, ky vinç do të vendoset në kalatën nr.7, te Terminali i Kontenierëve. Por, a nuk e ka privati këtë terminal?
Disa muaj më parë, ?Fiks Fare? faktoi se fitimi i këtij terminali është i thatë, çka do të thotë se firma që do e menaxhojë për plot 5 vjet nuk do të kryejë asnjë investim. Pra, investimi 5 milionë euro shkon drejtpërdrejt për interesa të kompanisë që e menaxhon. Ndërkohë, kostoja për këtë terminal mund të rritet, pasi ish-koncesionari ka paditur Shqipërinë në Arbitrazh dhe kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim.
Gazetarët e ?Fiks Fare? shkuan në Portin e Durrësit, duke pyetur punonjësit e firmës ?Hili Company Limited (ltd)? që menaxhon Terminalin e Kontenierëve. Punonjësit i thonë gazetarëve se tenderi nuk po bëhet nga kjo firmë, por nga Autoriteti Portual. ?Ne vetëm menaxhojmë. Mjetet janë të APD-së? thonë punonjësit. Pas kësaj përgjigje, Fiks Fare kërkoi informacion nga ky Autoritet për zhvillimin e këtyre tenderëve. ?Investimi në flotën e mjeteve që shërbejnë për ngarkim shkarkimin e ngarkesave është një ndër përgjegjësitë kyçe të institucionit në funksion të performancës së ofrimit të shërbimeve ndaj klientëve të portit Durrës. Flota e mjeteve të APD-së për shkak të kohës së punës është në gjendje të amortizuar. Me këtë qëllim dhe duke qenë që flota e mjeteve është e amortizuar, APD në politikat e saja të investimit do vijojë me rinovim të flotës së mjeteve në terësi sipas vlerësimit të gjendjes teknike të tyre? thuhet në përgjigjen e Autoritetit Portual.
Megjithatë, në një komunikim të mëparshëm me ish-koncesionarin e këtij terminali, morëm përgjigje se mjetet ishin në gjendje shumë të mirë dhe se janë rinovuar vazhdimisht. Por, Porti i Durrësit këmbëngul se investimi për blerje vinçi MHC po kryhet për rinovimin e kësaj flote. ?Blerja e këtij aseti apo çdo aseti tjetër nuk shkojnë si investim për operatorë ekonomik që operojnë në portin Durrës, por janë dhe mbeten investim afatgjatë të Autoritetit Portual Durrës në asetet e tija? ? vijon Autoriteti. Porti thotë se është investim afatgjatë! Por, paralelisht ka hapur tendera të tjerë për transferimin e këtij porti në drejtim të Porto Romanos. Pra, investimi i tanishëm shkon drejtpërdrejt për interesa të kompanisë që e menaxhon, e cila ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të taksës së ngarkim shkarkimit të kontenierëve për 5 vjet.
Top Channel
Projekti i Unazës vijon të jetë shqetësues për banorët që pr...
Pranë CNA.al ka mbërritur një denoncim, ku një qytetar shkru...
Një skandal i padëgjuar më parë në politikën shqiptare, duke...
Një e ve, nënë e dy fëmijëve të mitur, denoncoi në emisionin...
Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në...
Pjesë e emisionit “Stop” në Tv Klan është bërë një denoncues...
Një denoncuese anonime denoncon në “Stop” një problem me gjy...
Një nënë nga qyteti i Beratit, ka denoncuar në emisionin Fik...
“Stop” sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyq...
Qytetari Myrvet Veshi është dhunuar më 2 Tetor 2021 nga dy ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal me bërjen...
Më 26 Mars 2019 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin...
Që prej ditës së parë të shkollë, nxënësit e klasës së parë ...
Institucionet shtetërore funksionojnë si private. Një gjë e ...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Gjirokastrës li...
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak...
Denoncon në polici se duan t’i trafikojnë vajzën për prostit...
Emisioni Stop në Tv Klan publikon pamjet se si ambalozhet uj...
Një skandal po ndodh këto ditë në maternitetin e ri “Koço Gl...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e shtetasit itali...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...