Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Që prej fillimit të pandemisë, së bashku me shumë kolegë të tjerë po luftojmë përditë jo vetëm me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë, ministrisë dhe komitetit, por edhe me paditurinë.
Padituria herë merr formën e një konspiracionisti, herë atë të një përfaqësuesi antiestablishment, herë atë të një dashnori të lirisë dhe jo rrallë, fatkeqësisht, shfaqet pas një tjetër bluze të bardhë të vendosur në anën e gabuar të barrikadës.
Viti 2020 kaloi duke u mbushur mendjen qytetarëve të terrorizuar nga sharlatanët se 80% e të infektuarve nuk kishin nevojë për asnjë trajtim apo ekzaminim. I vetmi shpenzim i justifikuar ishte blerja e një puls oksimetri për ndjekjen e ecurisë së sëmundjes.
Vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve na dëgjoi!!!
Çdo person që niste kollitej sado pak, u bë pre e mashtruesve dhe të paaftëve. Një listë e gjatë me analiza, referim për skaner dhe një recetë bombastike me antibiotikë e çoi faturën më të thjeshtë të trajtimit të COVID-it në 1 mijë euro. Jo rrallë, këto mjekime ishin përgjegjëse për dëmtimin e shëndetit, madje edhe për humbjen e jetës.
Kur një pacient zhvillonte forma pak më të rënda të sëmundjes, fatura rëndohej në mënyrë eksponenciale! Me mesazh vinte receta me remdesivir, ku kura niste me 3 mijë euro dhe përfundonte me aq sa t’i donte qejfi “kompetentëve”. Përsëri pa asnjë referencë të besueshme dhe në kundërshtim me çdo protokoll të miratuar në vendet perëndimore!
Personalisht kam dhjetëra statuse dhe intervista kundër kësaj batërdie. Të gjitha janë online dhe lehtësisht të verifikueshme. Një njeriu normal do t’i mjaftonte kjo betejë imja një vjeçare për t’i mbushur mendjen se nuk kam patur dhe nuk kam ndonjë interes komercial dhe nuk i kam “shitur shpirtin” asnjë kompanie farmaceutike apo biznesi privat.
Mbi të gjitha, është tregues i faktit se unë dhe shumë kolegë të tjerë i jemi referuar në çdo moment njohurive, protokolleve dhe përvojës së vendeve lider në mjeksinë botërore, SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, etj.
Me të njëjtët kolegë që bënim thirrje për të qëndruar larg mjekimeve të panevojshme vjet, po u rekomandojmë qytetarëve të vaksinohen. Të vaksinohen të moshuarit, të rriturit, të rinjtë dhe fëmijët. Përsëri po bazohemi tek njohuritë, rekomandimet dhe protokollet e të njëjtave vende perëndimore.
Për koincidencë, sërish shumë pak dëgjohemi!
Ata që blinin remdesivirin e paefektshëm për 3 mijë euro, sot flasin kundër vaksinës e cila tashmë është provuar se ul rrezikun e vdekjes me 10 herë!
Ata që ishin gati të aplikonin klorokinën dhe favirën pa u bazuar në asnjë evidencë të vetme, sot refuzojnë vaksinën të cilën e rekomandojnë EMA, FDA dhe një duzinë agjencish nga më prestigjiozet!
Ata që dje nuk kërkonin asnjë studim për të përdorur azitromicinën, doksiciklinën, deksametazonin, vitaminën C, xarelto-n, favirën, remdesivirin, plazmën hiperimune, etj., papritur sot kërkojnë qimen në vezë për çdo efekt të dyshuar apo imagjinar të vaksinës.
Ndërkohë që një medikament në dukje “i pafajshëm” si aspirina shkakton 20 vdekje për 1 milion banorë në vit, anti-Vax-ët kërkojnë llogari për çdo efekt anësor të vaksinës, madje edhe për ato “pasoja” që shpik imagjinata e tyre e shfrenuar!
Shqiptarë!
Pjesën më të madhe të 16 mijë fatkeqëve që vdiqën nga COVID-i i vrau papërgjegjshmëria e qeverisë, ministrisë dhe komitetit të marionetave politike.
Por një pjesë jo të vogël të tyre, i vranë mjekimet e papërgjegjshme të marra pa asnjë logjikë mjeksore nën presionin e injorantëve dhe makutëve.
Sot këta injorantë mund të vrasin sërish duke ju mbajtur ju dhe fëmijët tuaj larg vaksinës.
Mos i lejoni!
E deklaroj këtë si një ekspert dhe mik që nuk ka as edhe interesin më të vogël pas vaksinave dhe si një person që jap prej një viti e gjysmë këshilla që po të ishin dëgjuar, do të kishin shpëtuar me qindra jetë!
Kush vaksinohet sot, e pret një dimër shumë më i sigurt dhe më i shëndetshëm!
Nuk e them unë! E thotë çdo institucion dhe shkencëtar prestigjioz sot në botë!
Është përafrimi që po ndjek sot Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, Izraeli dhe çdo vend tjetër i përgjegjshëm.
Besojeni dhe zbatojeni!
Sa më shpejt, aq më mirë!/CNA.al
Mbrëmjen e djeshme Paloma gjatë një bisede me banorë të tjer...
Që në momentin e nisjes së emisionit “Big Brother, Vip” tema...
Ana Gjebrea vajza e Ardit Gjebreas do të jetë përfaqësuesja ...
Kujtojmë se disa ditë më parë një debat i ashpër ka ndodhur ...
Mbrëmjen e djeshme, Hyseni i cili bëri bujë të madhe pasi u ...
Edi është rikthyer në Për’puthen Prime për tu sqaruar Adën, ...
Dy konkuretët e Përputhen janë përfshirë në një debat me një...
Granit Cana është një nga VIP-at më të komentuar në Big Brot...
Për nëntë muaj të këtij viti, 89 pacientë kanë kërkuar trajt...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastierliu ka komentuar mb...
Prej disa muajsh këngëtarja Eni Koçi nuk ka qenë aktive në m...
Ekspertët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet...
Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka ndryshuar që pasi ky i...
Ka ende shumë të panjohura.Padyshim që vaksinat mbrojnë form...
Profesori dhe mjeku Gëzim Xhepa, ka dalë me një reagim në rr...
Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba janë dy prej personazheve më...
FDA së shpejti do të vendosë për lejimin me procedurë të për...
Moderatorja Argjira Spanca dhe balerini Graciano Tagani janë...
Ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit për personelin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...