web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grupi kriminal bën “kërdinë” me vjedhje me armë/ Arrestohen tre pjesëtarë, shpallen në kërkim dy të tjerë

9 Tetor 2021, 10:19, Kronika CNA

Policia në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve, të cilët ishin pjesëtarë të një grupi kriminal që kryente vjedhje me armë.

Janë shpallur në kërkim dy shtetas pasi kanë mundur të arratisen, duke u favorizuar nga errësira.

Gjithashtu policia ka zbardhur dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup kriminal. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shtetasit e arrestuar janë L. P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armembajtje pa leje; A. K., 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë  për vjedhje; D. C., 24 vjeç,  banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndërsa të shpallur në kërkim janë shtetasit:  P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë  për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në  lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).

Këta shtetas ne bashkepunim me njëri- tjetrin, rreth orës  20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri  në banesën  e shtetasit B.M./ CNA.al





Lajmet e fundit nga