LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Berisha ka arritur qëllimin”/ Manjani: Basha të shpëtojë PD, duke u larguar

7 Tetor 2021, 16:44, Politikë CNA
“Berisha ka arritur qëllimin”/ Manjani: Basha të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se ?Foltorja? e krijuar vetëm 3 javë më parë nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ia ka arritur qëllimit të saj.

I ftuar në Syri TV, Manjani ka theksuar se lëvizja e Berishës, po rikthen institucionin e shenjtë të votës.

Ai ka nënvizuar se lëvizja po shkon drejt synimit të saj, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, e cila tashmë është në kolaps.

“Vendimmarrja e brendshme pa vendim e PD, e njëanshme dhe pa proces ndaj doktor Berishës, sigurisht që ka krijuar pikëpyetje shumë të mëdha dhe dobësuar e ka ulur ndjeshëm, për të mos thënë e ka ulur në zero besimin e publikut te PD. Deri 3 javë më parë këtu ishte krijuar ideja që s’ka më asnjë shpresë asnjë opozitë, asgjë, sa të jetë gjallë Rama do të jetë kryeministër, kështu kemi menduar.

?Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa. 

Hapi i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e Lulzim Bashës, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët?, ka deklaruar ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga