Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Policia e Shkodrës ka dalë sot me një deklaratë për mediat, për avionin që ngeci dje në Vermosh, ndërkohë që piloti dhe pasagjeri apo pasagjerët u zhduken me një fuoristradë.
Kjo arratisje ngriti dyshimet se avioni përdorej për trafiqe të paligjshme si transport droge, pasi barinjtë si dëshmitarë te vetëm në atë ngjarje, nuk ishin lënë të afroheshin.
Një ditë më pas Policia thotë se nuk ka gjetur asgjë të paligjshme në avion.
Se çfarë prisnin të gjenin, kur çdo gjë kishte mbaruar vetëm ata e dinin.
Deklarata e Policisë:
Më datë 04.10.2021, në orën 12:30, në sallën operative të Komisariatit të Malësisë së Madhe, Shkodër, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Velipojë, Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, bashkia Malësia e Madhe, ishte rrezuar një avion sportiv.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë në drejtim të adresës së dhënë u nisën shërbimet e Policisë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për të verifikuar informacionin, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se në vijë ajrore rreth 800 m nga kufiri me Malin e Zi, është konstatuar i rrëzuar dhe i dëmtuar një avion sportiv dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m (nga skaji i njërit krah te tjetri), gjatësi të krahut 4.7 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m., në të cilin nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor në brendësi të avionit nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Në bashkëpunim dhe me vendet fqinje, Mali i Zi dhe Kosovë, po punohet për përcaktimin e itinerarit të fluturimit që ka ndjekur ky avion, identifikimin e pilotëve dhe të personave të tjerë të përfshirë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore për identifikimin e automjetit që ka marrë dhe larguar pilotët nga vendngjarja, si dhe për përcaktimin e shkaqeve të rënies së avionit./CNA.al
Gazetarja Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi atentatin mafio...
Një natë më parë Elbasani dhe mbarë opinion publik u trondit...
Ardian Çollaku, i cili ra pre e një atentati mbrëmë, ka humb...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Elbasa...
Janë zbardhur detaje të reja sa i takon ekzekutimit të dy pe...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shpjeguar dinamikën e ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar më shumë detaje...
Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, dy viktimat e atentatit të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga motivi që çoi në vrasjen e ...
Pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasan, ka reaguar dhe ...
Vrasja e dy personave ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin ...
Pas ngjarjes që trondit qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që trondi...
Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e so...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi mbrëmjen...
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen ...
Një 36-vjeçar shqiptar, i quajtur Luis Egro, është arrestuar...
Një 63-vjeçare nga Berati është gjetuar e vdekur në banesën ...
Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...