Pandemia dhe impakti post Covid 19/ Manastirliu: Sfida sot është të vaksinohen të pavaksinuarit
Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar sot planin 2021-2023 ...
Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është prezantuar Plani i Përgjigjies 2021-2023 ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësisë.
Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky plan është një dokument orientues, në funksion të përgjigjies ndaj Covid-19, që është fleksibël në bazë të skenarëve me të cilët mund të përballemi në vijim.
?Ky është një plan përgjigjie, është një dokument i cili orienton të gjitha veprimet tona, ndërhyrjet tona në sektor, në funksion të përgjigjes ndaj Covid-19 por edhe impaktit post-covid në sistemin shëndetësor. Është gjithmonë një dokument dinamik, një dokument fleksibël, pra që në kohë ai përshtatet me ndryshimet që mund të ketë, me evidencat e reja shkencore që mund të dalin, me situata që mund të krijohen, në bazë të skenarëve padyshim të vendosura në këtë plan, por edhe të çfarë eksperiencash ne mund të kemi në të ardhmen?, tha Manastirliu.
Duke u ndalur tek pikat kryesore që Plani i Përgjigjies 2021-2023 përmban, Manastirliu renditi vaksinimin, si më të rëndësishmin duke theksuar se fokusi kryesor në muajt në vazhdim është rritja e mbulesës vaksinale.
?Përpjekja mbetet tek rritja e mbulesës vaksinale, që padyshim është një detyrë e jona, e sistemit shëndetësor i cili është çdo ditë në këmbë në funksion të kësaj detyre. Qeveria shqiptare ka garantuar deri më tani dozat e nevojshme të vaksinës. Brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne duhet që të mundësojmë vaksinimin e popullatës target, ashtu sikurse e kemi përcaktuar. Ndërkohë që tashmë e kemi marrë vendimin për të siguruar që edhe studentët të jenë të vaksinuar dhe të shkojnë në universitete të vaksinuar për të siguruar që shkollat tona të vazhdojnë procesin normal të mësimit në auditore, ndaj edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha gjatë fjalës saj tha se nevojitet një ridimensionim i sistemit shëndetësor, përsa i përket mënyrës së përdorimit të burimeve njerëzore dhe financiare në shërbim të qytetarëve.
?Drejtimi i parë i ridimensionimir të sistemit shëndetësor është kujdesi parësor. Një punë e madhe do të bëhet në raport të riorganizimit të sistemit parësor edhe në funksion të asaj që ne kemi projektuar, që është strategjia e kujdesit parësor për integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore. Ka ardhur koha që të fillojë ky implementim, pra i një kujdesi të integruar socio-shëndetësor. Fokusi tjetër është tek shëndeti mendor nga impakti post-Covid?, bëri me dije Manastirliu.
Duke folur për investimet e bëra në 8 vite në sistemin shëndetësor, që mundësuan përballimin e pandemisë së Covid-19, Manastirliu tha se forcimi i kapaciteteve do të vijojë me investime të tjera.
?Plani ynë parashikon që të ketë rreth 1800 shtretër të dedikuar për çdo skenar për përballimin e situatës, sigurisht të ndarë sipas tre skenarëve kryesore që ne kemi. Investimet janë gjithëpëfshirëse, duke filluar nga Urgjenca Kombëtare, duke përfshirë fuqizimin e flotës së autoambulancave në funksion të mbulimit akoma më të mirë të territorit por edhe të shërbimit në familje; tek ISHP me investime direkte në fuqizimin me aparatura që besoj do të rrisin në një nivel më të lartë punën e Institutit; gjithashtu përsa i përket përmirësimit të sistemit të survejancës. Dhe një ndër investimet mund të them që me të vërtetë do të luajë rol kyç për nga rëndësia që ka, është rehabilimi i plotë i spitalint infektiv, me aparatura të teknologjisë së lartë? – tha Manastirliu.
Objektivat e strategjisë së Planit të Përgjigjes 2021-2023 janë:
– Forcimi i survejancës epidemiologjike dhe masave të parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit në komunitet.
– Menaxhimi i rasteve me SARS-CoV-2 në nivel spitalor dhe përballja me skenarët e rinj të mundshëm.
– Organizimi i kujdesit shëndetësor, forcimi i QKUM, infrastrukturës spitalore dhe burimeve njerëzore./ CNA.al
Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar sot planin 2021-2023 ...
Një vit e pak muaj më parë, reperi Mc Kresha u bë baba për h...
Këngëtarja Genta Ismajli përflitet se është në pritje të ëmb...
Sindi Loci është një nga perosnazhet më të komentuara të Për...
Mbrëmjen e kaluar moderatorja Rudina Dembacaj dhe Mark Frrok...
Monica Bellucci është cilësuar si një nga gratë më të bukura...
Në puntatën e sotme të Përputhen, tre prej konkurrentëve jan...
Këngëtarja Lindita Halimi ka zbuluar se ishte një nga person...
Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten për vdekjen e 7...
Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i s...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Këngëtarja Mariza Ikonomi ka hapur zemrën dhe ka treguar pub...
Jasmin Kadriu është një nga personazhet më të ndjekur në Ins...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ledjana Prenga është një nga vajzat më të komentuara dhe të ...
Kompania farmaceutike Merck & Co tha të premten se ilaçi i s...
Morena Taraku është një nga këngëtaret shqiptare më seksi.Ar...
Së fundmi qarkulloi në rrjet lajmi se Ledjana dhe Mevlani nu...
Personazhet e “Përputhen” menjëherë pas hyrjes në program ja...
Kini parasysh diçka!! Një lëkurë e shëndetshme, është çelsi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...