Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
29 Shtator, Tiranë- Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, drejtuesit e shërbimit të kardiokirurgjisë, ekspertët e shëndetit publik dhe strukturave të kujdesit parësor si dhe përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri, u kanë bërë apel qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare përmes jetesës së shëndetshme dhe kontrolleve periodike tek mjeku.
Duke folur për një nga programet parandaluese, që është Kontrolli Mjekësor Bazë, Ministrja Manastirliu tha: ?Jam e kënaqur të them që përgjatë këtij muaji më shumë se 36 mijë qytetarë u janë drejtuar qendrave shëndetësore dhe kanë kryer kontrollin mjekësor bazë. Kjo është një e dhënë absolutisht shumë e mirë, e cila në kushtet e rikthimit pas 17 muajve të këtij programi, tregon që jo vetëm qytetarët janë të ndërgjegjësuar për të kryer kontrollin mjekësor bazë në mënyrë të përvitshme, një kontroll falas i ofruar dhe mbështetur financiarisht nga qeveria shqiptare, por edhe për efektin që ka ky program në uljen e barrës së sëmundshmërisë së sëmundjeve kardiovaskulare?, tha Manastirliu.
Duke folur për mbulimin shëndetësor për sëmundjet kardiovaskulare, Ministrja e Shëndetësië u shpreh:
?Janë më shumë se 6 mijë ndërhyrje invasive dhe kardiokirurgjikale që kryhen në sistemin tonë publik, por edhe në sistemin jopublik të financuar me paratë publike dhe kjo është e rëndësishme. Sepse ne sot, dhe këtë e them me krenari, mbulojmë më shumë se 85% të nevojave në sistemin tonë publik. Kjo do të thotë, para të kursyera nga paratë e qytetarëve dhe këtë mundesi për trajtim e kanë në sistemin tonë publik, me një efiçentë por mbi të gjitha me një profesionalizëm?, tha Manastirliu.
Duke folur për investimet, Manastirliu deklaroi se shumë shpejt do vihet plotësisht në funksion qendra e dytë e kardiokirurgjisë në vend në spitalin ?Shefqet Ndroqi?.
?Me kthimin në normalitet të spitalit universitar ?Shefqet Ndroqi?, edhe aty laboratori i hemodinamikës funksionon shumë mirë, për të gjitha ato nivele të diagnostikës që ai kryen për sëmundjet kardiovaksulare. E reja është që tashmë ne përgatitemi për ta vënë në efiçencë dhe qendrën e dytë të kardiokirurgjisë në vend, që është pikërisht në këtë spital?, u shpreh Manastirliu.
Teksa është ndalur vaksinimi ndaj COVDI19, Manstirliu e ka kosideruar të rëndësishëm, edhe për mos avancimin më tej të sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Prof. Artan Goda, Shefi i Shërbimi i Kardiologjisë I në QSUT tha se në vitet e fundit janë bërë hapa para për përmirësimin e shërbimit të të sëmurëve kardiak.
?Vëmendja nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut nuk duhet larguar, sepse është vrasësi më i madh i shoqërive modern, më shumë se COVID19. 40% e vdekshmërisë së popullatës moderne në vendin tonë dhe në Botë vdesin nga sëmundjet e zemrës. Ne ndihemi krenar që kemi bërë shumë për të parandaluar këto vdekje dhe përmirësuar cilësinë e të sëmurëve kardiak?, tha Goda.
Prof Alban Ylli, ekspert i ISHP, ka bërë me dije disa të dhëna inkurajuese për sëmundshmërinë e zemrës: ?Fryte të punëve të mëdha që janë bërë vitet e fundit, sidomos në dekadën e fundit, ku vërejmë në mënyrë të qëndrueshme një rënie të vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës sidomos për personat 30-70 vjeç?.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri dr. Gerald Rockenschaub apeloi për jetesë të shëndetshme dhe kryerje të kontrolleve në kohë. ?Eshtë shumë e rëndësishme të bëjmë kujdes në ushqimet që konsumojmë dhe të ndjekim kontrolle të vazhdueshme të zemrës?, tha Rockenschaub.
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti ndërgjegjësues për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në Botë, nga të cilat humbin jetën 17.5 milionë njerëz në vit. Nën moton ?Përdor zemrën për të kuptuar rrezikun tënd?, Dita Botërore e Zemrës shërben si një kujtesë për individët, për të marrë kontrollin e shëndetit të zemrës së tyre, duke kuptuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare për ta dhe për familjet e tyre.
Edhe në Shqipëri, sëmundjet kardiovaskulare zënë barrën më të madhe të sëmundshmërisë. Më shume se 17% e personave të grupmoshës 35-70 vjeç që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me hipertension, ndërsa kjo shifër kalon 40% për grupmoshën 60-70 vjeç.
Sipas të dhënave të raportuara nga ISHP, numri i vizitave dhe shtrimeve spitalore që lidhen me sëmundjet e zemrës ka ardhur në rritje, ndërsa vdekshmëria e konsideruar e parakohëshme (për grupmoshat 30-69 vjeç) nga këto sëmundje, ka filluar qartësisht të ulet gjatë 5 vjeçarit të fundit.
Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare nëpërmjet terapive të mjekimit ambulator zë 23% të buxhetit të barnave të rimbursueshme. Janë më shumë se 100 milion dollarë të dedikuara në total në skemën e rimbursimit të barnave, prej tyre, më shumë se 23 milion dollarë financohen për mbulimin falas me terapi mjekimi ambulatore për sëmundjet kardiovaskulare dhe ato hipertensive./ CNA.al
Kate ka vjedhur stilin e princesh Dianës në tapetin e kuq në...
Një surprizë e re vjen nga një konkurent i “Përputhen”.Eduar...
Modelja dhe aktorja me origjinë shqiptare Almeda Abazi është...
Kreu i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka folur në lidhje me...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka hedhur poshtë...
Avokati i Britney Spears, Mathew Rosengart, e ka quajtur bab...
Kim Kardshian është përsonazhi i showbiz, emri i së cilës gj...
Ka disa kombinime të cilat duhet me patjetër ti veshim nëse ...
Modelja Aurela Hoxha, e cila tashmë nuk jeton më në shqipëri...
Vazhdojnë debatet lidhur me nevojën ose jo që të shëruarit n...
Jojo, është një modele aziatike, 27 vjeçare.Në Instagramin e...
Puntata e djeshme në “Përputhen” ishtë një maratonë ngjarjes...
Historia e bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martini...
Prej 15 vitesh Luana Vjollca ka qënë pjesë e pandashme e Top...
Sindi Loci është një prej personazheve më të komentuara të m...
Don Xhoni është një prej reperve më të suksesshëm të momenti...
Iriada është një prej personazheve më të komentuara të momen...
Ka disa arsye pse në një moment të caktuar humbet deshira pë...
Ditën e sotme këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ri-publikuar ...
Billi Eilish është një prej këngëtarevë më të suksesshmë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...