Shifrat nuk njohin ulje/ 664 raste të reja në 24 orë, rritet sërish numri i viktimave
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Nga Erion Dasho
Hapja e shkollave ndërkohë që Shqipëria po kalon një valë të re të epidemisë së COVID-it nuk mund t’i shpëtojë debateve.
Miq realë dhe virtualë kanë nisur të shprehin zemërimin lidhur me kufizimet e vitit të ri shkollor. Me sa duket fëmijët i pret një tjetër vit me orë të shkurtuara, orare të “çuditshme”, maska, etj.
A duhet të ekzistojnë kufizime lidhur me rikthimin në shkollë?
Sigurisht që po!
Në Izrael qarkullon prej kohësh frika se ç’do të ndodhë me epideminë pasi të rihapen shkollat në tetor dhe CDC-ja amerikane në korrik publikoi rekomandimin e rishikuar për hapjen e sigurt të shkollave.
Fatkeqësisht, viti shkollor 2021-22 duket se do të jetë i treti vit “anormal” për fëmijët dhe të rinjtë në gjithë botën.
Kjo është një tragjedi e vërtetë nga pikëpamja e edukimit dhe zhvillimit psikosocial. Pasojat e plota të çrregullimit të sistemit arsimor për qindra milionë fëmijë në gjithë botën janë të vështira për t’u parashikuar, por dëmi sigurisht do të jetë kolosal.
Ajo që bota po bën për të parandaluar COVID-in në shkolla është vendosja e balancës midis sigurisë dhe normalitetit. E vështirë për t’u arritur, por jo e pamundur!
Po në kushtet e Shqipërisë? A do të kenë impakt masat e marra në sistemin arsimor?
Personalisht, besoj pak ose aspak.
Qeveria shqiptare, ministria e shëndetësisë dhe komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” që prej fillimit të pandemisë kanë ndjekur përafrimin e strucit. Ata nuk marrin asnjë masë nëse kanë qoftë edhe vështirësinë më të vogël për të kontrolluar zbatimin e saj.
Një masë në shkollë është gjëja më e lehtë për t’u kontrolluar, por çfarë do të ndodhë paralelisht në komunitet?!
?Mirë arsimtarët që mund t’i kërcënosh me bukën e gojës dhe t’i detyrosh të vaksinohen (apo të blejnë një certifikatë vaksinimi të falsifikuar), po atë përqindje të konsiderueshme qytetarësh ende të pavaksinuar??!!
Mirë fëmijët mund t’i detyrosh të mbajnë maskën prej lecke dhe të respektojnë distancën, po udhëtarët në transportin publik??!!
Mirë për studentët mund të aplikosh pasaportën e gjelbër për të hyrë në auditor, po për të disiplinuar hyrjen në mejhane, bare dhe restorante?!
Përgjigja shqiptare ndaj COVID-it nuk ka dështuar sot! Ajo ka lindur e dështuar, pasi u dominua nga politika dhe “ekspertët” e paaftë dhe puthadorë.
Shqiptarët u lanë në mëshirën e virusit dhe, fatkeqësisht, virusi u tregua i pamëshirshëm duke vrarë të paktën 15 mijë shqiptarë.
Të krijosh një “ishull të sigurt” në shkollë është masë e vlefshme nëse vendoset në një kontekst të përgjithshëm parandalimi, por e vetmuar impakti i saj është minimal.
Përvoja e vendeve që po e menaxhojnë me sukses pandeminë flet për nevojën e masave gjithëpërfshirëse që nuk lënë të çara për penetrimin e virusit.
Përndryshe…
Shqiptarët në mëshirën e virusit ashtu si kanë qënë deri më tani…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Nga Blerta BratiDuhet patur parasysh se një tregues i rëndës...
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera të mom...
Bella Hadid është një nga modelet më të famshme në botë, e c...
Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të dashura dhe...
Edhe pse tashmë u bënë kohë që janë ndarë, fansat nuk reshti...
Nisur nga rritja e numrit të personave që kanë ndërruar jetë...
Viola Spiro është një nga moderatoret e sportit më seksi dhe...
Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë një n...
Moderatorja Arbana Osmani pritet që shum ëshpejt të kthehet ...
Cindy Marina është një nga moderatoret më të reja të sportit...
Këngëtarja Billie Eilish ka qenë në qendër të vëmendjes së m...
Argjend Rraçi është një nga konkurrentët e Përputhen më të ...
Situata mes dy djemve të Pëpruthen, Eduard Kuçit dhe Bashkim...
Edhe në puntatën e sotme të Përputhen ka patur debate. Këtë ...
Sot në emisionin “Përputhen” është transmetuar takimi mes Mi...
Nga Skënder BratajNjë studim i ri nga Qendra për Kontrollin ...
Beyonce është një nga këngëtaret më të famshme dhe të pasura...
Menjëherë pas daljes nga “Përputhen”, Melisa Lleshi i është ...
Shpesh herë njihemi me histori ku diferenca e moshës është g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...