Meta vlerëson me Dekoratën 'Nderi i Kombit', atletin e mirënjohur Gjergj Ruli
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme me Dekoratën...
Në qershor 2022 përfundon mandati i Anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë. Trupa e shkallës së parë të Vettingut sipas Kushtetutës, pas Qershorit pushon së ekzistuari.
Kushtetuta që parashikoi ngritjen e organeve të reja të drejtësisë në pjesët që i takojnë organeve të vetingut ka parashikuar përfunfimin e mandatit të KPK dhe Komisionerëve Publikë. Pavarësisht përfundimit të afatit të KPK, Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) do të vazhdojë punën si niveli më i lartë i ankimimit.
Përfundimi i afatit të llogaritur të Kushtetutës, kish lidhje sigurisht me bërjen funksionale të 2 organeve të reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.
Nuk ka lajthitje në afatet e parashikuara nga ligji për përfundimin e misionit të KPK dhe eventualisht edhe Komisionerëve publikë.
Ligji e ka të qartë që me përfundimin e afatit të veprimtarisë së KPK (dhe ky afat nuk u zbulua sot, nuk ishte sekret), kompetencat i kalojne përkatësisht KLGj (Këshillit të Lartë Gjyqësor) për trupën e gjyqtarëve dhe KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë) për trupën e prokurorëve.
Ndryshe nga KPK, KLGJ dhe KLP jane organe të përhershme dhe pjese e strukturës së reformës në drejtësi. Të dy organet janë tashmë funksionale prej gati 3 vjetësh.Nuk ka asnjë surprizë për asnjerin që mandati i KPK, do të përfundonte ne qershor 2022! Siç dihej qe me përfundimin e atij mandati, kompetencat do të duhej ti kalonin KLGJ-së dhe KLP-së.
Organet e drejtësisë së re që prej krijimit kanë sistemuar pagat, zyrat, makinat, kanë marrë nga Kuvendi gjithë strukturat, benefitet financiare dhe burimet njerëzore që kanë kërkuar, pensione suplementare, asistencë dhe gjithshka që kanë kërkuar.
Nëse pas pothuajse 3 vitesh nëpër zyra, tani po pretendojnë që nuk paskan kapacitete të ushtrojnë funksionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe Ligji, atëherë këtu ngrihen dilema të mëdha.
Ose organet janë ideuar gabim, ose njerëzit që janë zgjedhur në to, janë atje gabimisht.
Mbajtja gjallë e strukturave paralele, si KPK, me benefite të krahasueshme me KLGJ dhe KLP, përveçse flet për paaftësinë e anëtarëve dhe drejtuesve të KLP dhe KLGJ, mund të dëshmojë paaftësinë e baballarëve të reformës që pasi sitemuan veten brenda sistemit, tani heshtin të rehatuar dhe pa asnjë ndjenjë faji.
Pse KLGJ dhe KLP nuk bëjnë dot funksionin e ngarkuar nga Kushtetuta?
Pse duhet zgjatur afati i KPK dhe sa kohë do i duhet KLP dhe KLGJ që të bëhen gati për të ushtruar të gjitha funksionet që ju ngarkon Kushtetuta?
Kush mban përgjegjësi për faturën që zgjatja, (cilado qoftë ajo), i ngarkon buxhetit të shtetit?
KLGJ dhe KLP në çdo raport përgëzojnë veten për sukseset e arritura! Çfarë duhet të thonë sot, kur deklarojnë se nuk paskan staf të mjaftueshëm për të ushtruar funksionet e tyre Kushtetuese?
Secili organ ka nga 100 deri ne 130 persona të parashikuar në strukturë. Aq kanë kërkuar! Aq kanë marrë!
Turpin nuk e njohin me sa duket!
Gjithë sa kërkojnë realizohet vetëm me shtesën e një fjalie të vetme në Kushtetutë.
Për publikun duhet të jetë e qartë se nuk ka asnjë rrezik vakance funksionesh, në rastin që KPK shpërndahet.
Vettingu sipas ligjit vijon normalisht, nga 2 trupa të tjera, secila me më shumë anëtarë sesa KPK.
Në nivel numrash, pas përfundimit të afatit të mandatit të KPK, dhe kalimit të kompetencave tek KLGJ dhe KLP, katër deri në pesëfishohet numri i personave (të bordeve drejtuese) që do duhet të angazhohen pas kësaj me procesin e mbetur të vetingut. Por çuditërisht të gjithë po kërkojnë zgjatjen e mandatit të atyre 7 vetave tek KPK! Dhe jo vijimin e procesit me dy trupa që së bashku shkojnë deri ne 40 persona! Të gjithë të zgjedhur atje si rezultat i zbatimit të refoës në drejtësi!
Rama do zgjatjen e mandatit të anëtarëve të KPK megjithëse nuk ka asnjë hatërmbetje me KLGJ dhe KLP dhe këta nuk ja kanë prishur kurrë humorin. Thjesht “preferon” KPK-në! Për këtë i duhen votat e Luli Bashës sepse fjalia që duhet ndryshuar ka nevojë për më shumë vota sesa ka Edi Rama.Dhe ato vota do duhet t’ ja japi Luli Basha. As Luli Basha nuk ka gjë as me KPK, as me KLGJ e as me KLP.
Mbase Luli, përveç kuptimit që ka akronimi “SPAK”, nuk i ia interesuar kurrë të pyesë se si zberthehet lumi i akronimeve që mbushin paketën e drejtësisë së re!
Dhe si për çudi pasi të dy këta deklarojnë që duan më shumë KPK-në sesa KLGJ dhe KLP, del KLGJ-ja dhe thotë: nuk na mjafton rroga që marrim për të ushtruar funksionet kushtetuese, ndaj shikoni ti zgjasni pak mandatin atyre te KPK!
Këtë po e shesin si reformë e reformës!Ndërkohë shqiptarët paguajnë!
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme me Dekoratën...
Ish kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fa...
Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me një nga arkitektët e...
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendro...
Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësia k...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e...
Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrug...
Pas kthimit nga vizita disa ditore në SHBA, kryeministri Edi...
Pas anëtarësimit në OKB, për herë të parë Shqipëria u votua ...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndar...
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme kallamishtet në afër...
Ditën e sotme Universiteti i Mjekësisë ka vendosur që për vi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Pas 4 muajsh në detyrë, kreu i Kadastrës në Sarandë, Andri D...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në M...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur pasditen...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset e ve...
Gjatë vizitës së tij disa ditore në SHBA, kryeministri Edi R...
Dhunë dhe tradhti, sharje dhe ofendime, një martesë me zanaf...
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar, aksionin e SPAK, në Kada...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...