web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Shkarkim pas 3 ndeshjeve në Serie A, e pëson trajneri i njohur, pritet zëvendësimi me ish-juventinin

14 Shtator 2021, 10:31, Sport CNA

Eusebio Di Francesco nuk është më trajner i Hellas Verona në Serie A. Klubi italian ka zyrtarizuar largimin e trajnerit pas tre javëve të para të këij sezoni në elitën italiane. Humbja ndaj Bolognas dhe zero pikë në tre ndeshje kanë detyruar drejtuesit që të marrin vendimin drastik, me 52 vjeçarin që qëndron vetëm katër ndeshje në stolin e veronezëve.

Tanimë në rolin e zëvendësuesit shihen disa emra, mes të cilëve ish-juventinët Claudio Ranieri dhe Igor Tudor. Kroati veç drejtimit të Hajduk Split dhe Udineses, sezonin e shkuar ishte ndihmës i Pirlos te bardhezinjtë.





Lajmet e fundit nga