web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pandemia nisi si tragjedi dhe po përfundon si farsë”/ Erion Dasho thumbon konspiracionistët

14 Shtator 2021, 06:31, Lifestyle CNA

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka ironizuar konspiracionistët që shprehen kundër vaksinë anti-covid.

Ai ndërkohë ka hedhur poshtë që vaksina injekton fushë magnetike në gjak siç thuhet.

?Dje isha pjesëmarrës në një emision televiziv ku merrte pjesë edhe një zonjë që nisi të shpjegonte se vaksina “injekton” fushë magnetike në gjak, fusha magnetike vepron mbi hekurin e rruazave të kuqe dhe kjo shkakton trombozë!!!

 Ndoshta, si fëmijë zonja ka qënë e apasionuar pas vizatimorit me Popeye, po kjo është puna e saj… Në ekran ajo fliste me kompetencë të plotë dhe për një qytetar pa njohuri mjekësore mund të tingëllonte edhe bindëse.

 Më pas dy anti-Vax-ët e studios ju kthyen një mjeku shqiptaro-amerikan, kardiolog, duke i kërkuar llogari pse mbronte vaksinën duke dalë jashtë fushës së vet të kompetencës dhe kërkimit mjekësor!?, shkruan Dasho në rrjete sociale.

Më tej ai ka bërë apel që për pandeminë dhe vaksinën të mos flasin gjithologët por mekët, ekspertët, pra njerëzit e fushës.

?Pra, është bërë “normale” dhe e lejueshme që një anti-Vax të këpusë broçkullat më të pabesueshme dhe të flasë ç’i vjen ndër mend, por nga mjeku kërkohet të jetë imunolog që t’i “peshojë” fjala aq sa fjala e një anti-Vax-i!!!

 Por edhe kjo, me sa duket, nuk mjafton! Po dje vura re se, në statusin e profesorit tim të imunologjisë, komentonin turlilloj personash, një pjesë edhe me fjalor të papërshtatshëm!!!

 Me sa duket, sikundër edhe shumë fenomene të tjerë, pandemia nisi si tragjedi dhe po përfundon si farsë, apo më mirë të thuash si tragji-komedi!

 Nuk duhet harruar se kur dëgjojnë të tillë “kompetentë”, dikush para ekranit vendos të mos vaksinohet duke rrezikuar kësisoj shëndetin dhe jetën e vet...?, shkruan më tej Dasho./CNA.al





Lajmet e fundit nga