web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllen sfidat/ Kukësi i prish festën e stadiumit të ri Egnatias, Dinamo mposht Kastriotin

12 Shtator 2021, 13:50, Sport CNA

Dinamo ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Superiores ndaj Kastriotit. Ekipi i Shkëmbit fitoi në shifrat 0-2 falë dopietës së Cinedu. Ky i fundit realizoi pa u mbushur ende minuta e parë e takimit, ndërsa gjeti rrjetën edhe në minutën e 20.

Një ndeshje me dy fytyra për kryeqytetasit ku në pjesën e parë dominuan rivalin me Mihanën dhe Ibrahimin që ishin në super formë. Me nisjes e së dytë ishte Kastrioti që mori lojën në kontroll, ndërsa Greca dhe Cela ishin të pafat për të gjetur rrjetën.

Nga ana tjetër Kukësi fitoi në shifrat 1-3 në transfertë me Engatian. Daci hapi rrugën e rrjetës, ndërsa Peposhi shënoi pas shumë kombinimeve në minutën e 43.

Fjalën e Egnatias e ka thënë Telushi me goditjen nga distanca, duke realizuar silurën ndaj Kukësit. Ndërsa takimin e vulosi Milunovic duke u treguar i saktë me kokë nga e djathta.





Lajmet e fundit nga