web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Xherdan Shaqiri prezantohet te klubi i ri

23 Gusht 2021, 16:49, Sport CNA

Tashmë është zyrtare, Xherdan Shaqiri është lojtari më i ri i Lionit. Futbollisti nga Gjilani ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare duke u larguar nga Liverpuli pas 3 sezonesh.

Shaqiri spikati në Kampionatin Europian me paraqitjet e mira me kombëtaren e Zvicrës duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve si Lacio,

Milani dhe Lioni, por këta të fundit u treguan më të shkathët duke plotësuar kërkesat e Liverpulit mbi çmimin e kartonit. Marrëveshja është mbyllur mbi bazën e 12 milionë euro dhe do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të skuadrës franceze. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Lionit në ?Twitter?.

 

 

 





Lajmet e fundit nga