web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Nuk ndalen zjarret në Vlorë/ Ministri Peleshi apel qytetarëve

7 Gusht 2021, 08:08, Aktualitet CNA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar mëngjesin e sotëm për situatën e zjarreve në Qarkun e Vlorës.

Nga Pashalimani për në Karaburun, është ndërhyrë në orët e para të mëngjesit për fikjen e zjarreve.

Sipas Peleshit, në Dukat është rindezur zjarri dhe në Gjirin e Gramës në mesnatë është hapur një vatër e re zjarri.

?Sot jemi edhe më shumë me ndihmën e helikoptereve nga Hollanda, Chinook me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.  Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra. Të bëhemi bashkë për të mbrojtur natyrën dhe vendin?. shprehet Peleshi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga