Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
A ka vepruar vaksina? Për këtë të jep informacione identifikimi i antitrupave. Por se sa i lartë duhet të jetë numri i tyre kjo mund të thuhet aktualisht me përafërsi, thonë studiuesit.
Pas shërimit nga infektimi me virusin Corona apo pas vaksinimit krijohen tek njeriu antitrupa kundër proteinës Spike. SARS-CoV-2 e përdor këtë proteinë për t’u vendosur tek qelizat dhe për të depërtuar në to. Nga proteina Spike antitrupat mund ta dallojnë virusin, të fiksohen aty dhe ta bëjnë kështu të “kuptueshëm” për qelizat e sistemit imunitar.
Tek vaksinat e tipit ARNm, si BioNTech/Pfizer studiuesit ishin të mendimit, se të vaksinuarit janë të mbrojtur mbi 90% nga virusi, por pas variantit Delta, më infektues, kjo mbrojtje është më e ulët dhe virusi ia del t’i infektojë njerëzit që kanë marrë vetëm vaksinën e parë. Imunologu, Carsten Watzl nga Instituti Leibniz i Universitetit Teknik të Dortmundit vlerëson, se efektiviteti i vaksinës BioNTech bie në 88%, kurse ai i vaksinave vektor si AstraZeneca nga 66% bie në 60%. Të dhëna nga Izraeli madje flasin për një mbrojtje vetëm 64% me vaksinën BioNTech/Pfizer. Ministria e Shëndetësisë mendon për një vaksinim të tretë.
Ilustrim – tre proteina Spike të Coronavirusit, pamje nga mikroskopi elektronik, ngjyrat nuk janë reale, sepse struktura e viruseve mund të kapet nga mikroskopi vetëm bardh e zi
Varianti Delta po i vë studiuesit para sfidave të mëdha. Deri më tani shumica prej nesh në rastin më të mirë pas dy vaksinimeve janë të imunizuar ndaj varianteve të njohura të virusit. Por kjo nuk i përfshin të gjithë të vaksinuarit, thotë imunologu Carsten Watzl. “Vetëm vaksina nuk të garanton që je i imunizuar. Vendimtare është që trupi ynë të ketë krijuar mbrojtjen e duhur. Por këtë nuk mund ta masim mjaft saktë ende deri më tani.”
Ndryshe qëndron puna me vaksinën kundër tetanozit. Nëse nuk e dimë, nëse kemi mbrojtje të mjaftueshme, atëherë mund ta masim këtë me prova në laborator. Nëse numri i antitrupave qëndron mbi një vlerë të caktuar, atëherë personi është i imunizuar kundër virusit, nëse vlera është e ulët, mjeku mund të rekomandojë përsëritjen e vaksinës.
“Në lidhje me Coronën nuk e kemi arritur ende këtë stad. Ne nuk e dimë saktë, se çfarë duhet të masim, me qëllim që të përcaktojmë vërtet, nëse dikush është imunizuar apo jo. Antitrupat neutralizues luajnë me shumë gjasë një rol vendimtar, sepse “e lidhin” virusin, që të mos infektojë qeliza të tjera. Por se sa i lartë duhet të jetë numri i antitrupave është ende e paqartë”, shprehet eksperti Watzl.
Roli i qelizave limfocite T
Jo vetëm antitrupat kanë rëndësi në luftimin e një infektimi. Nëse virusi ka depërtuar trupin, antitrupat nuk mund ta arrijnë më, sepse nuk mbërrijnë dot në qeliza. Virusi shtohet. “Për të luftuar virusin, sistemi ynë imunitar ka qelizat limfocite T. Ato janë në gjendje të identifikojnë dhe eliminojnë qelizat e infektuara. Pra ne sakrifikojmë disa qeliza të infektuara të trupit tonë, që të mos lejojmë virusin që të shumohet”, shpjegon Carsten Watzl. Këto mund të maten të dyja, por praktikisht është e vështirë të identifikohet numri i qelizave T. Ky test është i vështirë, por i vlefshëm. “Vetëm antitrupat nuk të thonë patjetër diçka se sa i mbrojtur je. Mund të ndodhë që kam shumë pak antitrupa, e të infektohem me virusin, por përgjigja e qelizave T është aq e fortë, saqë nuk sëmurem rëndë.”
Ka teste të ndryshme që masin antitrupat kundër Coronës. Laboratorët normalisht kanë standard të qartë, që arrin nga një vlerë minimale tek ajo maksimale. Mjeku mund të dallojë, nëse vlerat janë në intervalin e lejuar, por tek Corona kjo nuk është përcaktuar saktë. Vetëm mund të thuhet me përafërsi. Vlerat e matura lëvizin nga më pak se një qind në disa mijëra antitrupa. “Nëse jam në çerekun e sipërm apo në gjysmën e sipërme, me gjasë kam një mbrojtje të mirë imunitare. Por vlerën e saktë për këtë nuk mund ta them.”
Po ashtu nuk është e qartë, se sa shpejt bie një nivel i antitrupave, dihet vetëm se me kohë ai bie. “Kjo bëhet me dy faza. Po të shohësh vlerat menjëherë pas vaksinimit, ke nivelin më të latë të antitrupave. Në muajt e parë pas vaksinimit, kjo vlerë bie shpejt. Po në një moment të caktuar e gjitha ndodh stabilizimi rreth një vlere të caktuar dhe ajo vazhdon të bjerë me ngadalë, këtë e njohim nga vaksinat e tjera dhe duket se është kështu edhe me vaksinën e Coronës”, thotë eksperti, por ende nuk është provuar personalisht nga ana shkencore.
Më shumë më mirë
Ka njerëz që janë vaksinuar dy herë, dhe nuk kanë ose kanë shumë pak antitrupa kundër virusit Corona. Këta persona nuk janë të mbrojtur nga virusi, me shumë gjasë, paralajmëron Watzl. Ka shumë faktorë që çojnë në një nivel të ulët të antitrupave. Mosha është një prej tyre, por edhe një sistem i dobësuar imunitar që nuk funksionon si tek të shëndetshmit dhe nuk mbrohet dot si duhet nga “sulmet” nga jashtë. Shpesh duhet dhënë një vaksinë e tretë, që trupi të fillojë të krijojë antitrupa. Konkluzioni i ekspertit, Carsten Watzl deri tani: Më shumë ndihmon më shumë./DW
Supermodelja britanike Demi Rose njihet për fotot e saj shum...
Antonela dhe Atdheu realizuan disa takime mjafdt pasionante,...
Poni është një nga këngëtaret që jetën private dhe familjare...
Antonela Berishaj nuk ndalet së na surprizuari. E ftuar në e...
Antonela Berishaj është kthyer në një nga personazhet më të ...
Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara dhe të...
Sindi Loci është një nga ish konkurrentet më të komentuara p...
Sot është një ditë shumë e veçantë për Atdheu n, pasi nëna e...
Këngëtarja Rihanna është zyrtarisht një miliardiere, sipas r...
Reperi shqiptar Vig Poppa ka zbuluar sekretin se si ka humbu...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e rasteve të re...
Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë dy prej personazheve më t...
Ana Kauri është një nga vajzat më të komentuara dhe të ndjek...
Sindi Loci është një nga ish konkurrentet më të komentuara t...
Studimi i parë që hedh dritë mbi ecurinë e infektimit të Cov...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike numrin e rasteve të...
Luana Vjollca është një nga moderatoret më të ndjekura në rr...
Jasmina Kadriu ishte një nga vajzat që më së shumti tërhoqi ...
Elvana Gjata dhe Loredana janë dy prej këngëtareve më të suk...
Ajo njihet si një nga modelet më seksi italiane dhe një nga ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...