web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pushteti vret” qytetarët/ Basha ngushëllon dhe mashtron demokratët

4 Gusht 2021, 07:14, Politikë CNA

Prej rreth dy javësh, Shqipëria është në pushtetin e flakëve. Nga ana tjetër e gjithë kjo situatë u përball me një neglizhencë të autoriteteve shtetërore dhe vetëm dy ditët e fundit u kujtuan të aktivizoheshin, ndonëse nuk kishin as mjete në dizpozicion.

Zjarri përpinte pyjet, kodrat e malet dhe po afrohej tek shtëpitë e banorë, mirë Qeverisë që nuk i bëhej vonë, por as Opozitës, kreut të saj Lulzim Basha nuk i shkonte në mend.

U desh një viktimë, për të shtuar statistikën e të ?vrarëve nga pushteti” me mos reagimin e tij, që kreu i PD Basha, të zgjohej nga atje ku është strukur.

Aq sa është përgjegjëse Qeveria dhe të gjitha strukturat e tjera për këtë situatë, edhe pse nuk ka pushtetin, është përgjegjës edhe Lulzim Basha, që hesht dhe fle gjumë.

Është përgjegjës, se ka dalë dhe ka folur duke u betuar para demokratëve dhe shqiptarëve, se do të luftojë për të mirën e tyre.

Por, ndërkohë që për asnjë lloj situate nuk dëgjohet.

Vilat e tij nga Tiranë, në Lalz e Holandë, pasuria e familjarëve të tij nuk rrezikohen nga zjarri dhe Luli nuk gjen arsye për të reaguar.

Për më tepër ai nuk mund ta shqetësojë aleatin e tij të përjetshëm Edi Rama, të cilit i dhuroi edhe katër vite të tjera pushtetit dhe fyeu e braktisi demokratët në mes të rrugës.

Duhej një viktimë për të zgjuar Lulzim Bashën. Duhej, një viktimë për të vijuar ai filmin keqardhjes për qytetarët dhe me mashtrimin ndaj demokratëve.

?Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës. Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t?u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh?, shkruan Basha në rrjete sociale, një ditë.

Nga po e shpreh këtë shqetësim zoti Basha, nga Lalzi apo nga Holanda, se në Jug tymi dhe bloza të prish flokët e ngjyrosura?

Po, është e vërtetë, qytetarët dhe mediat kanë paralajmëruar, por Basha as e ka vënë ujin në zjarr dhe sot nuk ka moralin të flasë për propagandë dhe inaugurime false të kryeministrit Edi Rama.

Nga rrjetet sociale, Basha thotë se po vijon luftën dhe betejën, në fakt po rifillon talljen dhe mashtrimin e radhës më demokratët.

Luftrat dhe betejat nuk bëhen në rrjete sociale, apo kur viktimat të shtrihen rrugës.

Por, Lulzim Basha, duket se nuk e ka të lehtë të heqë dorë nga mashtrimi dhe gënjeshtrat dhe të bëjë luftë dhe beteja që Edi Rama, të vijojë të qëndrojë në pushtet.

Demokratët në vijimësi i kanë bërë thirrje që të zgjohet të reagojë, por ai duket se më të shenjtë miqësinë me Edi Ramën se sa PD dhe demokratët.

E ka më të shenjtë Ramën, se në kurriz të PD, dyshohet se bën pazare për të kamur familjarët e e tij.

Rastet  e pazareve Rama-Basha nuk janë të pakta, të cilat do t?i sjellim në një shkrim tjetër, por pafytyrësia e Bashës mbetet e njëjtë./CNA.al





Lajmet e fundit nga