web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zoti është italian”, Jacobs njeriu më i shpejtë në botë, “thyhet” edhe Usain Bolt

1 Gusht 2021, 18:55, Sport CNA

Lamont Jacobs është njeriu më i shpejtë në botë. Në lojërat Olimpike të Tokios, italiani në  garën për 100 metra, i la prapa të gjithë, duke mbyllur kështu kohën në 9.80.

Jacobs ia doli të bënte realitet ëndrrën e një kombi të tërë, teksa pas fitimit të Euro 2020 në futboll, Italia nuk fal as në sporte të tjera. Atleti i njohur fiton medaljen e artë, ndërsa vendin e dytë e të tretë e mbajnë Fred Kerley dhe Andre de Grasse.

Vendi i parë deri më tani mbahej nga Usain Bolt, me këtë të fundit që e vetmja gjë që i mbetet është thjeshtë të përgëzojë Jacobs.





Lajmet e fundit nga