Dy ditët më të nxehta të verës/ Ja deri në sa gradë parashikohet të ngjiten temperaturat
Sipas MeteoAlb dita e nesërme do të mbizotërohet nga moti i ...
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas Gjykatës, kërkesa e SPAK-ut ?është e pabazuar në ligj?. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme i tha Zërit të Amerikës se vendimi i sotëm është po ashtu ?i pabazuar në ligj dhe se do të ankimohet menjëherë?.
Për rastin e zotit Mediu, SPAK, u vu në lëvizje pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, dhe nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që përfshiu një numër të madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e ?Shpërdorimit të detyrës? kryer në bashkëpunim, dhe ?Shpërdorim i detyrës? në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues?, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.
Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap më kurrë.
Në kërkesën e vet, SPAK, argumentonte se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më.
Fillimisht SPAK ju drejtua Gjykatës së Lartë e cila më pas vendosi se kompetencën tanimë e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar. Kjo e fundit, sot, pas një shtjellimi të gjatë juridik, i kujtoi prokurorisë se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.
Sipas Gjykatës ?nga viti 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penal, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit?. Për më tepër, Gjykata vëren se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar. ?Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë? vlerëson gjykata.
Por SPAK nga ana e vet është i mendimit se vendimi I sotëm ?është i pabazuar në ligj dhe do të ankimohet menjëherë?. Dretuesi I Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha Zërit të Amerikës se ?kësaj çështje do t?i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore.
Sipas MeteoAlb dita e nesërme do të mbizotërohet nga moti i ...
59 kadetë, mes të cilëve 13 vajza dhe 46 djem përfunduan me ...
OSHEE ka bërë me dije të gjithë abonentët e saj se në data 2...
Pas incidentit të ndodhur ditën e sotme mes policisë dhe gaz...
Gazetari Ergys Gjençaj është ndodhur rastësisht në Shkollën ...
Orange Club në Sarandë është vendosur sërish në qendër të vë...
Një aksion policor antidrogë po zhvillohet tek ”Varri i Bami...
Policia bën me dije se ka arrestuar 8 persona për verpa të n...
Janë zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Ti...
Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi operacionin e ditës ...
OSBE ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit,...
Në Shtator të vitit 2020 Baftjar Zeqaj u emërua si drejtori ...
Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi sot ankesën e pa...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë tek Kada...
SPAK dhe krimi ekonomik kanë zhvilluar një aksion ne zyrat q...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e ka cilësuar një hap të rëndës...
Detyrimet e prapambetura janë rritur më tej gjatë vitit 2021...
Temperaturat e larta kanë bërë që vatra të shumta zjarri të ...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar d...
Policia Rrugore, në zbatim të detyrave të caktuara në Planin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...