web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zyrtarë të lartë, pas kokainës në Portin e Durrësit”/ Gjykata nuk heq dorë nga të dyshuarit

16 Korrik 2021, 09:35, Kronika CNA

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg shtetasin Barjon Gumenin, administratorin e kompanisë “Alba Ekzotik Fruit”, në kontejnerët e së cilës u kapën 11 kg e 675gram kokainë 3 ditë më parë.

Kokaina u kap në Portin e Durrësit, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori.

Më herët pronari i kompanisë Alba Ekzotik Fruit, Eduart Dauti ka hedhur poshtë akuzat e Policisë se ka lidhje me drogën, madje për CNA.al ai ka dhënë edhe dokumente që vërtetonin se ngarkesa ishte e nisur e pastër, pra e certifikuar.

Dauti këmbëngul se nuk e di çfarë ka ndodhur me ngarkesës gjatë ndalimit në porte. Ai hodhi dyshime se zyrtarë të lartë qëndrojnë pas kokainë së kapur në Portin e Durrësit./CNA.al





Lajmet e fundit nga