Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
CNA.al ka siguruar informacion zyrtar nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, të cilët e konsiderojnë ndërtim pa lejë, punimet në ?Vilën Polena?.
Sipas burimeve të CNA.al, në atë objekt janë gjashtë pronarë, njëri prej të cilëve po përpiqet të shkatërrojë godinën ikonë të qytetit të Korçës.
Por, gjithçka është ndaluar nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, Inspektoriati i Ndërtimit dhe Policia, pas denoncimeve të vazhdueshme në institucione dhe media.
Dikush me mendjen e tij, duke qenë se është pronar, mendon se mund të shkatërrojë një simbol të Korçës, një godinë ikonë, e cila nuk mund të kthehet në një stallë me panele sanduiçi dhe e ndarë me gardhe si klonet e diktaturës.
Por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me një monument kulturë që mbrohet me Ligj.
Reagimi i Drejtorisë Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme problematikën e krijuar në objektin e njohur si ?Vila Polena?, monument kulture i kategorisë se II, i ndodhur në Lagjen 2, Rruga ?Foqon Postoli?, nr 22, Korçë.
?Vila Polena? gëzon statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së II, shpallur me vendim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nr. 582, datë 25.09.2007.
1.Ylli Polena dhe bashkëshortja e tij janë paraqitur në institucion ku janë informuar në lidhje me procedurat që duheshin ndjekur për ndërhyrje në objektet e trashëgimisë kulturore.
Pika 1c e nenit 22 të Ligjit 27/2018, datë 17.05.2018 ?Për trashëgiminë kulturore? ndër të tjera thotë:
1.Pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme kulturore:
Koordinohen në zbatim të parashikimeve të këtij ligji, për hartimin, miratimin e projekteve të ndërhyrjeve dhe zbatimin e punimeve me institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore.
Ndërkohë pika 1 e nenit 77 e të Ligjit 27/2018, datë 17.05.2018 ?Për trashëgiminë kulturore? thotë:
1. Çdo ndërhyrje në pasuritë kulturore të paluajtshme dhe të luajtshme kryhet vetëm pas miratimit nga ana e KKTKM-së, ose ministrit, sipas rastit të ndërhyrjes në pikën 3, të këtij neni, referuar intensitetit të ndërhyrjeve të parashikuara në kartelën e pasurisë.
Ne daten 1 Mars 2021 nga specialistët e institucionit gjatë një inspektimi është konstatuar se në pjesën në pronësi të z. Ylli Polena po kryheshin punime me karakter ndërtimor si: konsolidim i kollonave të jashtme, të demtuara, riparim i kornizave dhe pronarët gjithashtu po bëheshin gati per zevendesimin e kangjellave të jashtme me kangjella të reja. Gjatë ketij inspektimi pronari është njoftuar të pezullonte në mënyrë të menjëhershme punimet, përsa kohë nuk qe hartuar projekti i ndërhyrjes nga specialistët e D.R.T.K.Korçë si dhe aprovimi i tij në organet e specializuara në fushën e trashëgimisë kulturore dhe më konkretisht Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
Në muajin Mars 2021, specialistët e D.R.T.K.Korçë kanë hartuar projektin e ndërhyrjes dhe mirëmbajtjes në ambientet e jashtme te ?Vila Polena? dhe kanë aplikuar për ?leje për ndërhyrje në pasuritë kulturore? në portalin e-albania, ashtu siç parashikohet nga dispozitat ligjore ne fuqi.
Por, ky aplikim eshte refuzuar nga KKTKM-ja, sipas shkresës së Këshillit Teknik të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Nr. 506/1 Prot, datë 19.04.2021, për arsye se mungonte deklarata noteriale e bashkëpronarëve të objektit për ndërhyrje (një pjesë e pronarëve të objektit nuk dhanë miratimin e tyre për ndërhyrje).
Të ndodhur në këto kushte, D.R.T.K.Korçë ka komunikuar përsëri me Z. Ylli Polena dhe bashkëshorten e tij duke ju komunikuar që nuk mund të kryenin punime në objekt, në mungesë të lejes për ndërhyrje dhe gjithashtu D.R.T.K.Korçë në datë 04.05.2021 me shkrese zyrtare i është drejtuar Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dega Korçë si dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Korçë për bllokimin e menjëhershëm të këtyre punimeve.
Megjithë komunikimin e vazhdueshem me pronarët e objektit për moskryerjen e punimeve si dhe kërkesës zyrtare drejtuar IKMT-së për bllokimin e këtyre punimeve, pronarët kanë vazhduar me ndërhyrje në fasadën e jashtme të objektit.
Në datë 4 Maj 2021 gjatë një inspektimi tjetër në objektin e njohur si ?Vila Polena? nga specialistët e D.R.T.K.Korçë është konstatuar. se po z. Ylli Polena po vazhdonte të kryente punime me karakter ndërtimor në fasadën e objektit dhe me konkretisht:
Konsolidim kornizash dhe suvatim, konsolidim kolonash dhe suvatim, vendosje kangjellash në fasadë dhe shkallësh metalike në tarracën në pjesën në pronësi teëz. Ylli Polena, vendosje kangjellash ndarje në tarracë si dhe veshje dhe ngritje niveli të pjesës dalëse të shkallëve në tarracë.
Duke marrë parasysh faktin që të gjithe hapat administrative ishin tashmë ezauruar në datën 10 Maj 2021, D.R.T.K.Korçë ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale të ?ndërtimit pa leje? dhe ?shkatërrimit të veprave kulturore?.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë në datë 26 Maj 2021 ka vendosur mosfillimin e procedimit penal bazuar në kallëzimin penal të bërë nga D.R.T.K.Korçë.
D.R.T.K.Korçë në date 15 Qershor 2021 i është drejtuar përsëri me shkresë zyrtare IKMT-së, Dega Korçë, këtë rradhë për prishjen e punimeve të konstatuara dhe kthimin e objektit në gjendjen e meparshme.
Për këtë arsye, në prezencë të specialistëve të D.R.T.K.Korçë, IKMT-se, Dega Korçë dhe Policisë së Shtetit në datat 23-25 Qershor 2021 është kryer në mënyrë vullnetare prishja e punimeve të paautorizuara nga Z. Ylli Polena.
Duhet theksuar se përgjatë të gjithë veprimeve të ndjekura në rastin e ?Vila Polena?, D.R.T.K.Korçë ka zbatuar me rigozitet dhe korrektësi procedurat e parashikuara nga dispozitat ligjore në fuqi, në fushën e trashëgimisë kulturore. /CNA.al
Është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtor i Sigurisë Pu...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot ambientet e S...
Temperaturat e larta sinjalizojnë ardhjen e stinës së verës ...
Vera erdhi! Dhe të gjithë jemi duke planifikuar pushimet apo...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zbarkuar sot në Pr...
Gjatë operacionit “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave b...
Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës, janë hedhur në një pro...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar n...
Pedagogu dhe akademiku, Artan Fuga shkruan se ajo çfarë òpo ...
Aishe Haklaj ka reaguar mbrëmjen e sotme për shpalljen “non ...
Aishe Haklaj, motra e katër vëllezërve të vrarë, ka shprehur...
Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar sot llogari për çështjen ...
Pas 12 vitesh që jeton në Suedi, ku ka fituar azil politik b...
Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj në Tropojë, ka folur...
Në Kosovë mund të miratohet lejimi i martesave LGBT dhe adop...
Ditët e fundit në rrugët e vendit tonë janë regjistruar disa...
Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brata...
Dhjetëra vrasje, ekzekutime mafioze, grabitje bankash apo kr...
Nga 1 korriku Roaming do të jetë zero për 6 vendet e Ballkan...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet ku ka ndëshkuar një num...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...