Arsyet/ Pse të krahasosh veten me të tjerët është diçka pozitive
Shumë njerëz thonë se të krahasosh veten më të tjerët nuk ës...
Maqedonia e Veriut është pranë shpalljes Park Kombëtar të Maleve të Sharrit, një bukuri e rrallë dhe e pasur natyrore që perveç këtij vendi shtrihet edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Ky status do të ndihmojë mbrojtjen e jetës së egër dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Shpatet e paprekura të Maleve të Sharrit që ofrojnë një peisazh që të merr frymën, do të ruhen për brezat e ardhshëm.
Në pak ditë, deputetët e Maqedonisë së Veriut pritet të miratojnë një projekt-ligj që u jep Maleve të Sharrit statusin e Parkut Kombëtar. Alpet e Ballkanit ofrojnë magjinë e një bote të largët malore.
Ato përfshijnë 240 mijë hektarë tokë, që shtrihen përgjatë Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Me bukurinë e tyre natyrore dhe jetën unike të egër, këto male janë një thesar i vërtetë.
Malet e Sharrit përbëhen nga 37 liqene akullnajore, 25 prej të cilave ndodhen në pjesën maqedonase ndërsa pjesa tjetër në Kosovë.
Edhe biodiversiteti është mbresëlënës me 200 specie endemike bimore, 167 lloje fluturash, 12 lloje amfibësh, 18 lloje zvarranikësh, 130 lloje t zogjësh dhe 45 lloje gjitarësh, që është pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të gjitarëve në Maqedoninë e Veriut.
Zona e gjerë do të jetë një nga parqet më të mëdha kombëtare në Evropë, nga i cili vendasit presin përfitime të mëdha.
?Presim shumë nga Parku Kombëtar. Presim ardhjen e turistëve, shitjen e produktete të qumshtit, që besoj se do të jetë më mirë dhe me çmime më të larta. Presim edhe rregullimin e infrastrukturës, mirëmbajtjen e rrugëve për të gjithë blegtorët. Pra ka shumë përfitime që priten nga Parku Kombëtar?, thotë Naser Xhemaili, pronar i një bio-ferme për turizëm malor dhe kalërim.
Kjo zonë ishte rrezikuar për vite të tëra nga mbishfrytëzimi i tokës dhe prerja e pyjeve, sidomos në pjesët më të populluara ku njerëzit e marrin si të mirëqenë përdorimin falas të tokës për bujqësi, gjueti dhe prerjen e pemëve.
Në dy dekadat e fundit, Maqedonia e Veriut ka humbur rreth 40 mijë hektarë të pyjeve nga prerjet e paligjshme.
?Maqedonia e Veriut ka një mundësi historike që pas 60 vitesh të ketë një park të ri kombëtar, i cili është enigma që mungon, në zonat e mbrojtura të Ballkanit. Së bashku me zonat e tjera të mbrojtura në vendet fqinje, ne do të kemi zonat më të mëdha ndërkufitare të mbrojtura në të gjithë Evropën, gjë që na bën krenarë“, thotë Anela Stavrevska-Panjotova nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës.
Demir Seferi, 72 vjeçari që është pronar i fermës së turizmit malor “Zabeli”, pajtohet.
“Nga përvoja ime 12 vjeçare me bagëti në Kroaci , mendoj se shpallja Park Kombëtar e Maleve të Sharrit sjell përfitime për të gjithë qytetarët. Nuk mendoj se do ta dëmtojë dikë, por do të sjell përfitime, në veçanti në zonën e Parkut Kombëtar?, tha ai.
Strategjia kombëtare e qeverisë parasheh ndarjen e Parkut në katër pjesë: zonën e mbrojtur rreptësisht, zonën aktive të menaxhimit, atë për shfrytëzim të qëndrueshëm dhe një zonë neutrale që ndan parkun me pjesët tjera.
Zona nën mbrojtje të rreptë përfshinë 166.5 kilometra katrorë, më shumë se një e katërta e gjithë parkut, e cila përbëhet nga një ekosistem origjinal dhe i pandryshuar.
Përveç mbrojtjes, projekti ka për synim tërheqjen e vizitorëve.
?Kjo është një mundësi e madhe për brezat e ardhshëm, si dhe për brezin e tashëm. Ne mund t?i shfrytëzojmë burimet tona natyrore në një mënyrë të qëndrueshme. Kemi mundësi për ski në dimër, alpinizëm, çiklizëm në verë dhe turizëm nga e gjithë bota. Duam të mirëpresim të gjithë në Malet e Sharrit, t?i shijoni ato, ushqimin vendas, verërat lokale duke kaluar një kohë të mrekullueshme?, thotë Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut.
Daniel Bogner, eksperti kryesor për planin e menaxhimit të Parkut të ardhshëm Kombëtar, thotë se brenda disa muajve duhet të zhvillohen programe të ndryshme.
?Na duhen ekspertë për punë shkencore, kemi nevojë për ekspertë të zhvillimit turistik, kemi nevojë për ekspertë administrate, për mbledhjen e fondeve, ekspertë për aktivitete arsimore. Kemi nevojë për të zhvilluar qendrën e informacionit, shtigjet e aplinizmit e të tjera?, tha ai.
Pas shumë dekadash pritjeje, kjo bukuri natyrore më në fund do të ketë mbrojtjen e merituar./ VOA
Shumë njerëz thonë se të krahasosh veten më të tjerët nuk ës...
Studiuesit kinezë kanë zbuluar një kafkë antike që mund t’i ...
Një grup kërkuesish në Poloni kanë dalë me një teori të re s...
Nëse keni pranë vetes dikë që ankohet gjithmonë se ka proble...
Nëse e gjeni veten të bllokuar në një martesë të pakënaqshme...
Çilem Ulkerler, 42 vjeçe nga Adanaja në Turqi pasi përfundoi...
Çdo marrëdhënie ka një nivel toksiciteti, sipas psikoterapis...
Më 21 qershor në orën 3:32 sipas Grinuiçit, do të jetë ditaa...
Çështjet e mjedisit janë vendosur në qendër të sfidave globa...
Lemza mund të jetë e bezdisshme, por ne shpesh i shkruajmë a...
Venus është një nga fqinjët tanë më të afërt – por është shu...
Nëse njerëzit do të pushojnë së ekzistuari, nga Japonia në K...
Një diamant i madh është zbuluar në Botsvana dhe mendohet se...
Princesha Catharina-Amalia, trashëgimtare e fronit Holandez,...
Padyshim që ky është propozimi për martesë më i pazakontë. M...
Shoqërimi dhe takimet rastësore rrit konsumin e alkoolit tek...
Fotografi 35 vjeçar, Gabor Nagy nga Budapesti ka vendor të n...
You Jianxia nga Kina kathyer rekordin Guinness si gruaja me ...
Një dashuri e këpucëve me majë në Britaninë Mesjetare la një...
Krijesa të lashta si krimbat janë zbuluar në tokë të ngrirë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...