web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo i vogël me Gjermaninë, por vrasës me Nojerin

19 Qershor 2021, 15:42, Sport CNA

Mund të ketë më shumë se një analizë për çdo fakt. Gjithmonë varet nga këndi i vështrimit me të cilin e shohim.

Ronaldo nuk ka shënuar kurrë për Gjermaninë. Kjo është e vërtetë, është diçka të cilën gazetarët gjermanë e përsërisin pa pushim. Sa herë që Portugalia dhe Gjermania janë përballur me njëra-tjetrën, Nojer gjithmonë është imponuar kundër Ronaldos. Kjo është e vërtetë. Kapiteni i kombëtares portugeze është përballur katër herë kundër gjermanëve, gjithmonë në fazat finale në turnetë e mëdhenj, duke mos u shënuar asnjëherë.

Kështu ishte në Botërorin e 2006-ës, Europianit 2008, atij 2012 dhe Kupës së Botës në 2014-ën. CR7 ishte 360 minuta në fushë duke mos tundur asnjëherë rrjetën e ?Pancerave?. Është e vërtetë. Ai madje kurrë nuk ka marrë qoftë edhe një barazim, dhe kjo është e vërtetë. Por, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, ka gjithmonë një kënd tjetër vështrimi. Këtë herë ka të bëjë me Manuel Nojerin, kapitenin e kombëtares gjermane.

35- vjeçarin, 193 centimetra, kampion bote në 2014-ën dhe 101 ndeshje me Gjermaninë. Epo, Ronaldo nuk ka shënuar as më shumë dhe as më pak se 9 gola kundër tij. Është e vërtetë, nëntë ose ?Neun? nëse Nojer do ta lexonte këtë shkrim. Gjithçka nisi në prill të 2012-ës në çerekfinalen e dytë të Champions-it Real Madrdid-Bajern. CR7 shënonte në minutën e 6? dhe më pas të dytin pas një asisti të Ozilit. Dy vite më pas në gjysmëfinale të Champions-it, ai shënoi edhe dy gola të tjerë në ?Allianz? ndaj bavarezëve.

Tri vite më pas, më saktësisht në 12 prill 2017, Ronaldo shënoi dy herë duke kthyer rezultatin në favor të skuadrës së tij, në portë, Manuel Nojer. Gjashtë ditë më vonë, në 18 prill 2017 erdhi dhe tregolëshi i parë për Ronaldon kundër Nojerit. Portugezi ishte i pandalshëm duke u bërë një makth për gjermanin, të cilin do ta takojë edhe sot, sërish në shtëpinë e këtij të fundit dhe pse për një kompeticion të ndryshëm. Por, Nojer e di shumë mirë se kë do të ketë përballë, ashtu si dhe Ronaldo, skuadrën me të cilën do të ndeshet.

Dy pole të ndryshme perceptimi, por me një këndvështrim të njëjtë. Të dy ndiejnë peshën e golave. Njëri i shënon dhe tjetri i ndal. Të dy nga më të mirët në rolin e tyre, idhuj të shumë tifozëve, disa me doreza portieri dhe disa të tjerë me këpucë dhe fanellë me numër 7. Prozhektorët në Mynih do të shndrijnë më shumë te hija që i përndjek këta lojtarë. Spektakli është i garantuar. Kur në skenë shfaqen më të mirët, na mbetet vetëm ta shijojmë dhe të shpresojmë që në fund të 90 minutave ankthi, brohoritjet dhe koha e shpenzuar para televizorit ia vlejti.





Lajmet e fundit nga