web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pësoi atak kardiak në tragetin Ankona-Durrës/ Humb jetën 44 vjeçari shqiptar

18 Qershor 2021, 15:47, Kronika CNA

Trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërtitur 3 orë e gjysëm me vonesë në portin detar të Durrësit.

Shkak i kësaj vonese është bërë një pasagjer, i cili ka pësuar atak kardiak gjatë lundrimit.

Në këto kushte trageti ka ndaluar në mes të detit dhe ka pritur një helikopter të ndërhyrjes së shpejtë italiane i cili e ka marrë pasagjerin dhe e ka dërguar në spital në Itali, megjithatë nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima është Nik Zogu 44 vjeç banues në qytetin e Durrësit me profesion shofer i një kamioni./CNA.al





Lajmet e fundit nga