web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lehtësimi i masave anti-Covid/ Alban Ylli apel qytetarëve:Tregoni kujdes

27 Maj 2021, 11:40, Lifestyle CNA

Anëtari i Komisionit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli, ka folur mbi vendimin për lehtësimin e masave anti-Covid.

Sipas  tij, ngrohja e kohës kontribuon në uljen rriskut dhe në këto rrethana është vendosur për lehtësimin e masave që nga 1 Qershori.

?Mund të them që kontributi i verës, është duke kontribuar në uljen e rriskut. Por në dimër mund të kthehet rrisku?, ka paralajmëruar Ylli në një intervistë ne A2CNN.

Lehtësimi i masave sipas tij nuk do të thotë se nuk do të ketë më monitorim nga autoritetet e shëndetësisë apo nga autoritetet e tjera ligjzbatuese.

Ndaj, Ylli ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku nuk ka kaluar ende.

?Duhet të ngelet ndërgjegjësim nga popullsia që në momentin që lejohet me ligji kontakti i ngushtë fizik. Fokusi kryesor duhet të jetë tek vaksinimi dhe popullata duhet të jetë e ndërgjegjshme se pandemia nuk ka  mbaruar?, është shprehur ndër të tjera Ylli./CNA.al





Lajmet e fundit nga