Fotoja që çmendi ndjekësit/ Sara e Përputhen shtatzënë?
Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina janë një prej çifteve të form...
Shqipëria është një nga vendet e cila vlerësohet si e bekuar nga natyra me një peisazh piktoresk.
Natyra e virgjër dhe misteret kulturore kanë qenë gjithnjë një pikë e fortë, ku turistët tërhiqen për të vizituar të paktën një herë Shqipërinë. E nëse e vizitojnë njëherë, turistët e shfaqin dëshirën për tu rikhtyer në këtë vend të pikturuar magjishëm, me bregdet, me male, me fusha, me qytete të gjelbërta e të gurta dhe plot histori.
Shqipëria është një vend i dashur shumë për turistët, si në dimër me malet me dëborë, ashtu edhe në verë me plazhet e nxehta.
Gazetari Arbër Agalliu në një postim të tijin në rrjetet sociale, kërkon sugjerime nga komentuesit për të vizituar disa nga vendet e Shqipërisë dhe ndjekësit kanë zbuluar vendet më piktoreske.
Nga vendet historike tek ato vende me bregdet që aq shumë lakmojnë turistët kur vizitojnë Shqipërinë.
Përveç kësaj nuk mungon detaji, që pothuajse të gjithë ndjekësit kanë evidentuar nga vendet që kanë sugjeruar për të vizituar, mikpritja e shqiptarëve, gatimet tradicionale, apo edhe arredimi tradicional që nuk mungon në shumë vende si Kruja, Shkodra, Gjirokastra.
Disa nga vendet më të rekomanudara sipas komenteve janë Kruja, Thethi, Shkodra, Berati, Livadhe, Brosh, Lezhe, Tropoje, Diber, kanionet e Osumit, Korçë, Pogradec, Durrës, me pak fjalë të gjitha vendet e Shqipërisë.
Sigurisht nuk mund të mungonte në rekomandime edhe Kosova.
Vendet historike
Butrinti: Me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me formë gjysme-rrethi.
Durrësi: Sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
Kruja: Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një formeeliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.
Vendet me një klimë mjaft të mirë dhe kurative
Në Shqipëri ka disa llixha si përshembull në Diber, Elbasan ne Fushëkruje. Përtej këtyre Shqipëria ka në zona të caktuara një klimë mjaft të shëndetshme.
Vendet me turizmin malor më të zhvilluar
Voskopoja: Ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse.
Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës; është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit.
Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës: Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25?30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Parku Kombëtar i Thethit: Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.
Parku Kombëtar i Malit të Dajtit: Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.
Parku Kombëtar i Llogarasë: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Eshtë një park i mbrojtur dhe me një shumëllojshmëri të pakrahasueshme bimore dhe shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janë të një cilësie të lartë. Ato ofrojnë shumëllojshmëri në kulinari, duke filluar që nga prodhimet tradicionale (mishi i Karaburunit, djathi i dhisë, kos fshati, erëza bio dhe mjalt lulesh mali etj) dhe të gjitha llojet e gatimeve mesdhetare. Monumente kulture janë Pisha Flamur e ruajtur në vite. Mundesitë për kamping dhe aktivitete sportive janë të panumërta në hapsirat bosh të parkut.
Parku Kombëtar i Qafështamës: Gjendet 50 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Është një park i mbrojtur dhe me shumëllojshmëri të florës dhe faunës. Pema më e famshme e zonës është ahu. Në të spikatet uji i mrekullueshëm i burimit, i tejmbushur me magnezium dhe ajri i pastër. Ky park, ende pak i njohur për qytetarët, ka një histori shumë të lashtë , që nga fakti që ka qenë destinacioni kryesor i pushimeve mbretërore, ku mbretëresha Geraldina pinte ujë vetëm nga burimi i “KROIT TE NENES MBRETERESHE”, e deri në kampin qeveritar, i cili duhej një autorizim apo gradë e lartë të qëndrojë në të. Falë ujit dhe ajrit, ky park është shquajtur në shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Bregdetet më të bukura të Shqipërisë
Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shën Gjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë, Ksamili është mëse i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaj.
Ksamili
Ksamili është cilësuar dhe si perla e Jonit dhe qëndron para ishullit të Korfuzit, pak kilometra nga kufiri grek. Në këtë plazh të bregdetit të Jonit ndodhen ishujt, të cilët mund t?i eksplorosh me not ose me një udhëtim me varkë, duke lënë prapa Parkun Kombëtar të Butrintit, një nga parqet më të bukura arkeologjike të Ballkanit, sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Karaburuni
Pamja e Karaburunit është spektakolare, sepse ofron kaq shumë qoshe të fshehura. Pranë bregut që rrethon Vlorën, qyteti i tretë i vendit, gjejmë Parkun Detar Kombëtar. Mos e humbisni gjirin e Gramës, të fshehur midis maleve shkëmbore. Në Karaburun, uji është kristal dhe ka shumë limane të veçuar me guralecë të bardhë.
Borshi
Borshi është plazhi më i gjatë në brigjet e Jonit, me tre kilometra vijë bregdetare është vendi ideal për ata që duan të pushojnë. Plazhi është i rrethuar nga natyra e lulëzuar e përbërë kryesisht nga pemët e ullirit dhe agrumet. Ata që e duan ecjen mund ta bëjnë këtë në bregdet, i cili ofron dhe një zbulim të artit bizantin, ku mund të vizitohet fshati me të njëjtin emër dhe kështjellën e tij.
Velipoja
Plazhi i Velipojës është plazhi më verior i vendit që ndodhet 22 km nga qyteti i Shkodrës dhe është një nga destinacionet më të preferuara për atë që duan detin. Katërmbëdhjetë kilometra vijë bregdetare karakterizohen nga një plazh i pasur me jod. Një vend i dashur nga ata që duan të praktikojnë sportet ujore.
Shëngjini
Plazhi i Shëngjinit është një tjetër plazh ranor pranë rrethit të Lezhës, i vendosur 8 km nga qyteti historik i Lezhës. I njohur për rërën e tij dhe faktin që këtu do të gjeni diellin 300 ditë në vit. Një zonë shumë e populluar, veçanërisht në verë, zona e Shëngjinit është e njohur në të gjithë Shqipërinë si për detin, gjithashtu dhe për kuzhinën e saj të famshme.
Rana e Hedhun
Në veri të Shëngjinit, gjendet plazhi i mrekullueshëm i quajtur Rana e Hedhun, i cili është i mbrojtur mirë nga erërat e asaj zone. Ky plazh është quajtur kështu, për shkak të peizazhit të tij me kodra të larta me pamje nga deti dhe të mbuluara me rërë. Sporti më i praktikuar? Rrëshqitni në dunat e rërës!
Durrësi
Plazhi i Durrësit, i vendosur vetëm 39 km larg Tiranës, është plazhi më i madh dhe më i vizituar në vend. Nuk është rastësi që vija bregdetare është gjithmonë e mbushur me njerëz, pasi ofron një kuzhinë të shkëlqyer dhe shumë argëtim. Thellësia e detit gradualisht rritet, gjë që e bën plazhin të sigurt për familjet dhe fëmijët. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri dhe porti kryesor i vendit.
Vlora, është porti i dytë më i madh në vend dhe është një nga qendrat e turizmit shqiptar, por plazhi ka shumë vende turistike, veçanërisht sepse është një qendër për ata që duan të zhyten në plazhet e vogla dhe shkëmbore të gjirit të Vlorës, ose të vizitojnë portin e Orikumit.
Më poshtë do të gjeni komentet e shumta të ndjekësve./ CNA.al


















Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina janë një prej çifteve të form...
Atdhe Xharavina dhe Shqipe Hysenaj nuk kanë patur një marrëd...
Shqipe Hysenaj është një nga personazhet më të përfolur në m...
Orët e gjata të punës kanë çuar në qindra mijëra vdekje çdo ...
Përputhen është një ndër programet më të ndjekur dhe komentu...
Përputhen eshtë një program ku konkurentët dalin me njëri tj...
Përputhen është një ndër programet më të komëntuar të moment...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se situata ...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPKur konsid...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Mevlan Shaba është një nga personazhet më të dashur dhe të k...
Konkurrenti i Përputhen Mevlan Shaba, i ftuar në Top Albania...
Sindi Loci është një nga konkurrentet që ka patur më shumë d...
Jasmina Kadriu dhe Andi Artani i kanë dhënë fund marrëdhënie...
Reperja Loredana Zefi ka ndezur rrjeti me foton e saj të fun...
Ledjana Prenga është një nga vajzat më të pëlqyera të moment...
Sara Malaj është një nga konkurrentet më të komentuara të mo...
Prej disa vitesh Top Channel nuk po e realizon më reality sh...
Ola dhe Murati janë çifti më i ri i emisionit të dashurisë “...
Murati, është shtetasi turk më i komentuar i momentit në med...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...