Me fara bimësh narkotike në makinë/ Arrestohen dy persona në Shkodër
Dy persona janë arrestuar pasi në makinën e tyre tip “Land R...
Kryeqyteti i vendit është përfshirë në një bum ndërtimesh vitet e fundit, por po bëhet gjithnjë e më pak i preferueshem për banorët e rinj.
Në të dhënat e fundit për popullsinë më 2021 INSTAT raportoi se popullsia e kryeqendrës së vendit u rrit me vetëm 6 mijë persona. Ritmet e rritjes së popullsisë së kryeqytetit u përgjysmuan në krahasim me janarin 2020 ku shtesa u raportua me 11 mijë banorë të rinj. Shtesa e popullsisë ishte më e ulëta që nga viti 2001 kur INSTAT raportoi të dhënat e dixhitalizuara për popullsinë e qarkut të Tiranës.
Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme në vend që kanë pësuar rritje të popullsisë pas vitit 1990, kryesisht për shkak të migrimit të brendshëm. Por vit pas viti ritmet e shtesës në Tiranë po vijnë në rënie.
Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi INSTAT.
Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2018 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në dy vitet 2018 dhe 2020 shënohet një rënie e ndjeshme me nga rreth 11 mijë banorë të rinj për secilin vit. Ndërsa në vitin 2021 shtesa e popullsisë shënoi ulje të fortë me vetëm 6 mijë banorë të rinj.
Në 1 Janar 2021, Tirana kishte gjithsej 912 mijë banorë, të cilët përbejnë rreth 31 për qind të popullsisë së vendit.
Arsyet e rënies se shtesës së popullsisë në Tiranë lidhen me shumë arsye. Por kryesor mbetet fakti se emigracioni i brendshëm po shkon drejt maturimit, pasi pjesa më e madhe familjeve janë zhvendosur nga rrethet drejt kryeqytetit tashmë. Ndërkohë që është rritur norma e emigrimit jashtë vendit nga Qarku i Tiranës.
Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, sipas Anketës së Madhe e Emigracionit, e zhvilluar nga INSTAT më 2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.
Lejet e ndërtimit arritën rekord në 2019-2020
Sakaq, investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për banesa, shënoi një rritje të shpejtë duke filluar nga viti 2017, duke arritur në 2019-n, në më shumë se 1 milionë metra katror, niveli më i lartë që nga viti 2005, kur në kryeqytet kishte një uri të madhe për banesa.
Në 2020-n, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa shënoi një rënie prej gati 10% në raport me 2019-n, por sërish mbeti pranë niveleve më të larta të dekadës (shih grafikun e lejeve të ndërtimit). Ndonëse në një periudhë pandemie, ndërtimi lulëzoi nëpër gjithë kryeqytetin, ndërsa rekord shënuan dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme, sipas raportimeve të INSTAT në prodhimin e brendshëm bruto.
Në 2020-n lejet e ndërtimit u rritën edhe për shkak të procesit të rindërtimit, kryesisht në zonën e Kombinatit./Monitor
Dy persona janë arrestuar pasi në makinën e tyre tip “Land R...
Shtetasi Ibrahim Didani që punonte si kambist është grabitur...
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE deklaroi...
Copëzat e raketës kineze, e cila u lëshua në hapësirë pak di...
Aktori i humorit Bes Kallaku ka mbajtur mbrëmjen e sotme një...
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë – 10 Maj, ndihemi krenarë t...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ‘...
Polica ka arrestuar Jorgo (Leonard) Kumarku 44 vjeç, pasi ka...
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksi...
Shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekurit politikë, a...
Tre aksidente të ndryshme janë regjistruar ditën e sotme në ...
Policia e vendit ka proceduar penalisht 5 shtetas për vepra ...
Në Ditën e Europës, ambasadori i BE, Luigi Soreca është ndal...
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë e ...
Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Trupi i...
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 38-vjeçar me inicial...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme një 62- v...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuz...
Mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Levan- Tepelenë k...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë mesnatës në qyte...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...