web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

20 vjeç dhe 2 tituj radhazi, Ernest Muçi shpallet kampion në Poloni

29 Prill 2021, 09:54, Sport CNA

Legia e Varshavës është shpallur zyrtarisht kampione e Polonisë për të 15 herë në histori. Edhe pse pa luajtur, skuadra e Ernest Muçit ka mbyllur llogaritë matematikisht, pas barazimit 0-0 mes Rokev dhe Jagiellonia mbrëmjen e djeshme. Me vetëm dy muaj në skuadër, Muçi fiton kështu trofeun e parë me ekipin e ri.

Ish-sulmuesi i Tiranës ka luajtur katër ndeshje me polakët në këtë periudhë, teksa kaloi për 500 mijë euro nga bardheblutë në Poloni. Tanimë Muçi siguron trofeun e dytë kampion në karrierë, pas fitimit të kampionatit vjet me Tiranën dhe këtë vit në Poloni me Legian. Vetëm 20 vjeç, elozhet për paraqitjet e tij me skuadrën e re nuk mungojnë në Europë.





Lajmet e fundit nga